Shikoni faqen mediokre të Facebook-ut të Sali Berishës dhe krahasojeni me kryeministrat e tjerë të Perëndimit, por në daçi dhe të Lindjes. Ata shkruajnë se si qeverisin, çfarë bëjnë për vendin e tyre, çfarë problemesh ka shoqëria, kurse i sëmuri ynë, të gjitha postimet e tij, falë Zotit mediokre dhe qesharake, i ka kundër opozitës, Nuk ka kriter se çfarë shkruan, u referohet thashethemeve, fjalëve në vesh, shkeljeve të syrit, SMS-ve anonime, por ka vetëm një kriter, të shkruajë vetëm kundër opozitës. Nuk di të flasë për qeverisjen, për krizën financiare, në dashtë dhe për ndonjë krizë familjare, por është i motivuar orë e çast të shkruajë, të shpifë dhe të poshtërojë opozitën e vendit të tij, duke i dhënë Shqipërisë imazhin e një vendi primitiv, antiperëndimor. Në një farë mënyrë kemi një qeveri dhe infrastrukturë pushteti, që ka shpallur prioritet kombëtar eliminimin e opozitës. Po e eliminon atë nga KQZ, nga fondet për zgjedhje, nga vendimmarrja për shanse të barabarta në zgjedhje, dhe po tenton ta linçojë në jetën publike. Kjo nuk është aq dëshpëruese për opozitën, pasi e faktorizon atë dhe bën diferencë të qartë prioritetin e qeverisë për të eliminuar opozitën, por është dëshpëruese për një shoqëri të lodhur dhe të zhytur në krizë, të cilën duan as mos ta lejojnë të ëndërrojë për ndryshimin. Është një energji e madhe negative e harxhuar kundër të vetmes vlerë perëndimore që ka vendi, institucionin e opozitës. Është fati që i dikton këtij vendi, Familja në pushtet, e cila do të marrë fund bashkë me pushtetin.
Online nga adresa: gazetatema.net