Dashurinë tonë,
sa e prishën plasën,
po unë prapë-moj Moza,
të erdha në dasëm.
Çunat e orkestrës,
shokë e miq të mi,
më morën me vete,
si daullexhi.
Lëkurë e daulles,
ç’qe tendosur shumë,
o-sa fort gjëmonte,
pak t’i bija unë!
Gjithë merak dasmorët,
flisnin ndënë zë:
“Këtë të daulles,
nuk e paskan gjë…
Ç’i rënka kaq fort,
sa e mund gërnetën,
dhe vallen e nuses,
ç’e prishi të shkretën!”
Se unë sytë t’i mbaja,
mbi ballë-te kurora,
ndaj ritmi i valles,
më iku nga dora.
Fjalët i dëgjoja,
m’u si nëpër ëndërr,
ti me bisht të syrit,
se ç’më jepje zëmër.
Në atë vështrim,
se ç’u treta-humba,
por-hop dhe në çast,
i tëri u shkunda.
Dhe nisa avazin,
ashtu shtruar-shtruar,
ç’të ndriti shamia,
si ylber në duar.
Kaq bukur daulles,
kush i kishte rënë,
çdo tingull i saj,
kish një mall të rëndë…
Dhe vallen e nuses,
kush si ti e hodhi,
të gjithë yjet nata,
mbi qerpik t’i mblodhi.
Dhe mbetën dasmorët,
me vështrim nga mua:
“Rrofsh daullexhi,
e ta paçim hua!”
Po veç ti e dije,
ndaj të shkanë ca lot,
për gjithë jetën borxhin,
nuk ma lanin dot.
1987
A. DUKA

…..
I madhi , i pa haruari , i pa vdekshmi Arben Duka .
Njeri qe nuk ben kompromis me kedo qe ka qene ne pushtet o Arben!
Kërkesë për “ Ditën “. Botoni në çdo numur ( çdo ditë ) “Nga vepra e Arben Dukës “ Të gjithë e duan atë.
Respekte për punën e palodhur të Arben Dukës për vargjet që solli këtu në gazeta dita online. Mua më pëlqen të jem i drejtpërdrejtë, të them atë që mendoj, dhe nuk është se zgjidhim ndonjë gjë duke respektuar “kodin e vdekjes”, pra duke folur vetëm mirë për të ndjerin, edhe kur e vërteta është pak ndryshe. E në fakt, në vjershat politike që bënte Duka, ai ishte totalisht i njëanshëm dhe i shërbente partisë me propagandën që bënte. Në një vend si Shqipëria kjo nuk është ndonjë çudi e madhe, sepse politika kontrollon gjithshka, e sidomos median. Sa për kërkesën që të vazhdojnë të ripublikohen çdo ditë vjershat e Ben poetit këtu te Dita, mendoj se kjo do ia ulë vlerat, pasi do krijonte një inflacion të panevojshëm. Duka i madh edhe kur ishte gjallë këto vitet e fundit përgjithësisht krijonte vargje për politikën, të tjerat ishin ripublikime të vjershave në vite. Nëse doni të mbani rubrikën e Benit duke e kthyer si muze, atëherë mendoj se një poet i lirë mendjehapur nuk ka nevojë për një të tillë, s’ka nevojë për adhurime të tilla siç dikur donin t’i bënin edhe shokut Enver te Piramida. Unë nuk di të ketë ndonjë rubrikë muze online për Migjenin, Fishtën, Konicën, etj. Por mbase e kam gabim se ndoshta shqiptarët nuk e gjejnë dot apo përtojnë ta gjejnë Dukën te rafti i librave, dhe e kanë më të lehtë ta shohin këtu çdo ditë të ripërsëritur “përjetësisht” si faraoni i pavdekshëm i letrave shqipe. E rëndësishme është të kuptohet që “përjetësia nuk është një pjatë që serviret me zor në një piramidë faraonike online”. Përjetësia është statusi i të qënit i vërtetë, i drejtë e i paanshëm, dhe mbi të gjitha i lirë. Duka e quante veten një shqiponjë Himalaje. Shqiponja nuk rri në muze, as brenda në piramidë, por fluturon e lirë në qiej.
Numur per numer k.ri? A eshte ben duka koker k.ri si te tjeret?