Dashurinë tonë,
sa e prishën plasën,
po unë prapë-moj Moza,
të erdha në dasëm.
Çunat e orkestrës,
shokë e miq të mi,
më morën me vete,
si daullexhi.
Lëkurë e daulles,
ç’qe tendosur shumë,
o-sa fort gjëmonte,
pak t’i bija unë!
Gjithë merak dasmorët,
flisnin ndënë zë:
“Këtë të daulles,
nuk e paskan gjë…
Ç’i rënka kaq fort,
sa e mund gërnetën,
dhe vallen e nuses,
ç’e prishi të shkretën!”
Se unë sytë t’i mbaja,
mbi ballë-te kurora,
ndaj ritmi i valles,
më iku nga dora.
Fjalët i dëgjoja,
m’u si nëpër ëndërr,
ti me bisht të syrit,
se ç’më jepje zëmër.
Në atë vështrim,
se ç’u treta-humba,
por-hop dhe në çast,
i tëri u shkunda.
Dhe nisa avazin,
ashtu shtruar-shtruar,
ç’të ndriti shamia,
si ylber në duar.
Kaq bukur daulles,
kush i kishte rënë,
çdo tingull i saj,
kish një mall të rëndë…
Dhe vallen e nuses,
kush si ti e hodhi,
të gjithë yjet nata,
mbi qerpik t’i mblodhi.
Dhe mbetën dasmorët,
me vështrim nga mua:
“Rrofsh daullexhi,
e ta paçim hua!”
Po veç ti e dije,
ndaj të shkanë ca lot,
për gjithë jetën borxhin,
nuk ma lanin dot.
1987
MOZA
ke gjithe mirkuptimin tim dhe gjithe gazetes qe kur ish e re nuk zgjodhe Duken ,
por te lutem ,tani pas 20 vjetesh mase pak nostalgji do kesh dhe ti Moza ,dhe po nuk pate ,mendo per ne ,qe e lexojme perdite ne gazete .Te lutem Moza ,dil nga je futur dhe therrite Bejtexhiun ,pini nga nje kafe
aman Moza ,se kam kohe qe e vras mendjen pse rri vetem ne gazete ky , kam kohe qe perpiqem te kuptoj traumen e tij .
Lutem qe gazeta te bej nje peticion dhe une vete personalisht do ja dergoj Amnesty Internacional peticionin “Duam Mozen ,te shpetojme te gjithe ” !
Hahahaha!
vardhe plot ndjene si gjithmone te poetit edhe lirik, e jo vetem lirik te benit, sikur te zgjon nje kujtim, nje brenge, ku mbeten pjese e jetes percdo njerin, por mbase edhe heshtja tregon ndonjehere …….te kam falur, ndjese te cilen edhe po tja kesh kerkuar atij lendimi dhe nuk ende se ke marre me ze, por me heshtje,,,,,te kam falur, lotete tregojne kete….bukur…..
dashuri……..e pse jo edhemiresi qe del nga nje zemer e lenduar
miku im black
nje thenie per jeten
……Njerzit me te mire zoterojne ndjenjen e se
bukures, guximin per te ndermarre rreziqe,
aftesine per te thene te verteten, kane
kapacitetin per te bere sakrificen…….
nje shahist i mire,jo vetem di te gajaset,por di edhe te vere mendjen ne levizjet qe ben, sekur behet fjale per ndjenjat,aty ka dallim njeriu me vlere dhe njeriu vetem shahist