Vallja e pamundur e PD-së

anazapta
gazeta dita cover

A është e vërtetë që vota reale do nxjerrë jo vetëm “miun” në Jug, por dhe “arushën” në Veri? Sa mandate merr e majta dhe sa e djathta në 12 qarqe: Një analizë në shifra duke filluar nga tri palë zgjedhjet e fundit, 2007, 2009 dhe 2011, për të parë tendencën e elektoratit shqiptar.

Pse e majta mund të arrijë një rezultat prej rreth 190 mijë vota më shumë se koalicioni i PD-së dhe sa të vërtetë janë zërat se e djathta lëviz në segmentin 58-70 deputetë, ndërsa e majta në segmentin 70-82 deputetë. Pse është e sigurtë ikja me votë e Berishës (ndërsa mënyra se si do ta trajtojë lamtumirën është në dorë të tij)

 

 

Ajo çfarë po bën Sali Berisha nuk ka lidhje me fitoren në zgjedhje. Karikimi i sforcuar i të vetëve, lidhet me atë që pritet të ndodhë në PD, fill pas kalimit të saj në opozitë. Sepse Berisha nuk ka asnjë shans për t’i fituar zgjedhjet e 23 qershorit, asnjë fare, as teorik. Pse nuk ka asnjë shans Berisha?

Le ta analizojmë situatën në planin elektoral. Sali Berisha, njësoj si diktatorët e republikave hibride, ju ka marrë vullnetin e lirë qytetarëve, përfshirë edhe të vetët dhe po e mbështet fushatën në “suksesin” e ndërtimit të disa rrugëve në fshatra. Ndërsa filozofia e pushtetit të tij është: “Kush nuk është me mua rrezikon copën e bukës”. Pyetja që shtrohet sot është nëse janë më shumë mbështetësit e tij që nuk janë të lirë por janë të punësuar pa meritë prej tij, apo kundërshtarët që nuk janë as të lirë e as të punësuar?

Sali Berisha nuk i fitoi defacto zgjedhjet as në vitin 2009. Madje i humbi. Nëse do të ishin hapur kutitë – (Berisha nuk pati guxim për t’i mbushur mendjen publikut se i kishte fituar zgjedhjet) – do të dilte jo vetëm “miu” në Jug, por dhe “arusha” në Veri. Duke marrë në konsideratë terrenin elektoral të fituar nga opozita gjatë këtyre katër viteve, si dhe bashkimin e të gjithë faktorëve të majtë, por edhe faktin se e djathta paraqitet e fragmentuar, tendenca është dukshëm në favor të opozitës.

Le të bëjmë një analizë duke filluar nga tri palë zgjedhjet e fundit, 2007, 2009, 2011, për të parë tendencën e elektoratit shqiptar. Në vitin 2007 opozita e majtë, e bashkuar, fitoi bashkitë kryesore të vendit, por humbi në zonat rurale, ndërsa në proporcional rezultoi me rreth 120 mijë vota më pak. Ky realitet zgjedhor u transformua, pas dy vjetësh, në zgjedhjet parlamentare 2009, në një rezultat në favor të dy blloqeve të majta PS dhe LSI me rreth 40 mijë vota më shumë se grupimi rreth PD-së, por me numër të barabartë deputetësh 66+4 me 70, për shkak të sistemit.

Në vitin 2011 pavarsisht nga rreshtimet, rezulton se koalicioni me bosht PS+LSI ka marrë mbi 110 mijë vota më shumë se koalicioni ekzistues i PD-së. Nëse do të ruhej tendenca që përmendëm, me siguri ruhet, opozita pritet të arrijë një rezultat prej rreth 190 mijë vota më shumë se koalicioni i PD-së. Konvertuar këto në mandate deputetësh, duke llogaritur firot e votava në disa qarqe, opozita do të merrte të paktën 77 deputetë.

 

*****

Le ta bëjmë analizën ndryshe, bazuar në rezultatin e vitit 2011 në votimin për kryetarë bashkie/komune.

Pasi kam bërë një bilanc në rang kombëtar, më rezulton se kandidatët e PS-së kanë marrë të paktën 758.600 vota, ose të paktën 15 mijë vota më shumë se sa ata të koalicionit PD+LSI me 743.300 vota. Nëse besojmë se votat e LSI-së janë aq sa ishin në vitin 2009 (ndonëse jam i bindur se janë më shumë), pra të paktën 73 mijë, i bie që koalicioni ekzistues PS+LSI të ketë një diferencë prej rreth 160 mijë votash përkundër koalicionit të PD-së dhe rezultati i pritshëm i 23 qershorit është pak a shumë po ai, të paktën 77 mandate për opozitën.

Po të analizojmë rezultatin e kandidatëve të PS-së për kryetar njësie (bashkie/komune) për çdo qark, gjë që përbën thelbin e sistemit, na rezulton si më poshtë:

 

Në Qarkun e Kukësit, kandidatët e PS-së për kryetar njësie kanë marrë rreth 39% të votave (pa LSI-në) ndërkohë që në këtë qark mjafton kjo përqindje (duke llogaritur edhe faktorë të tjerë si FRD që heqin vota) për të siguruar rezultatin 2-2. Votat e LSI-së e bëjnë të sigurtë.

Në Qarkun e Dibrës PS-ja (nënkupto kandidatët e PS-së) ka mbi 45% të votave, ndërkohë që mjaftojnë 42% për të siguruar rezultatin 3-3. Votat e LSI-së e rrisin sigurinë.

Në Qarkun e Shkodrës PS-ja ka 42 % të votave, ndërkohë që mjaftojnë 41% për të siguruar rezultatin 5-6. Votat e LSI-së e rrisin sigurinë.

Në Qarkun e Lezhës, PS-ja ka 49% të votave ndërkohë që kjo përqindje mjafton për të përmbysur rezultatin në 4-3 për opozitën. Votat e LSI-së e bëjnë të sigurtë.

Në Qarkun e Durrësit PS-ja ka 50%, mjaftueshëm për të përmbysur rezultatin në 7-6 për opozitën. Votat e LSI-së e thellojnë avantazhin.

Në Qarkun e Tiranës PS-ja ka mbi 48%. Duke pasur parasysh se LSI në Tiranë është e strukturuar mirë, pritet që rezultati të shkojë në 18-14 në favor të opozitës dhe për këtë i mjafton rezultati 53 %.

Në Qarkun e Elbasanit PS-ja ka mbi 49 % të votave, ndërkohë që mjaftojnë 52.5 % për të siguruar rezultatin 8-6 për opozitën. Votat e LSI-së dhe parti si AP që kanë gjithashtu pretendime me kandidime me baza të forta komunitare pritet ta bëjnë këtë diferencë.

Në Qarkun e Beratit PS-ja ka rreth 51% të votave ndërkohë që me 65% opozita siguron rezultatin 6-2. Votat e LSI-së, që llogaritet të jenë mbi 11% mund ta sigurojnë këtë rezultat.

Në Qarkun e Fierit PS-ja ka 54% të votave, ndërkohë që duhen rreth 57 % për të arritur rezultatin 10-6 për opozitën. Votat e LSI-së dhe AP-së së çamëve e bëjnë të sigurtë këtë rezultat.

Në Qarkun e Gjirokastrës PS-ja (plus PBDNJ) ka 51%, ndërkohë që mjafton kjo shifër për të siguruar rezultatin 3-2 për opozitën. Votat e LSI e bëjnë të sigurtë këtë rezultat, ndërsa pretendimi i opozitës për rezultatin 4-1 më duket i vështirë për t’u arritur pasi duhen rreth 67 % të votave.

Në Qarkun e Vlorës PS-ja ka 55% të votave ndërkohë që duhen 60% për të arritur rezultatin 8-4 për opozitën. Votat e LSI-së dhe AP-së së çamëve mund ta kapin këtë rezultat.

Në Qarkun e Korçës PS-ja ka 49% ndërkohë që duhen 52% për të siguruar rezultatin 7-5 për opzitën. Votat e LSI-së pritet ta sigurojnë këtë rezultat.

Referuar kësaj analize, na rezulton se opozita synon përmbysje në 11 qarqe të vendit, ndërsa PD-ja vetëm në një, vetëm në Fier. Ajo çfarë është interesante lidhet me faktin se përmbysjet në favor të opozitës janë më të sigurta në qarqet e veriut se sa në ato të jugut.

Shumë analistë flasin për Beratin dhe Fierin, për shkak të rezultateve të ngushta në vitin 2009, por në të vërtetë në këto qarqe përmbysja, ose ruajtja, është më më vështirë se sa avancimi ose përmbysja në qarqet e veriut.

Përmbysjet më të sigurta bazuar në rezultatet e vititi 2011 për kryetar njësie, priten në Dibër, Shkodër, Durrës, më pas në Kukës dhe Lezhë. Ndërsa në pjesën tjetër përmbysjet më të sigurta priten në Tiranë, Korçë dhe Elbasan e në fund me shumë shanse në Berat dhe Fier (këtu për të ruajtur rezultatin 10-6). Në Gjirokastër avancimi duket më i vështirë, të shohim nëse Tavo dhe poeti i njohur A.Duka mund të ndikojnë së bashku.

 

*****

Pas këtyre të dhënave mund të bëjmë një parashikim, për minimumin, maksimumin dhe pritshmërinë e rezultateve në zgjedhje. Sipas meje, minimumi i mundshëm për koalicionin e majtë më bosht PS-LSI, sikur në të gjitha qarqet “fati” ti buzëqeshë PD-së, dmth gogla të bjerë në favor të saj, është 70 deputetë. Ndërsa maksimumi, sikur “fati” të bëjë të njëjtën gjë në favor të PS-LSI, e majta merr 82 deputetë. Që do të thotë se e djathta e udhëhequr nga PD lëviz në segmetin 58-70 deputetë, ndërsa e majta PS+LSI lëviz në segmentin 70-82 deputetë.

Tani të vijmë te rezultati i pritshëm. Duke futur këtu të gjithë faktorët politikë influentë, së pari, avancimi më tej i opozitës në dy vitet e fundit, së dyti faktorët e rinj, si dhe 2-3 kandidime kontraverse ndaj së majtës, dhe së treti, manipulimet tradicionale të PD-së, në zona periferike, ndonëse këtë herë në masë më të vogël, pritet që rezultati të jetë së paku 75-77 deputetë për të majtën. Ja pse Berisha nuk ka asnjë shans.

Për t’u kthyer në atë që thamë në fillim Berisha po lufton për t’ja bërë sa më të vështirë fitoren kundërshtarit. Jo ashtu kot, por me mendimin për t’u justifikuar para të vetëve se “nuk e dorëzova, por e morën, bëra çfarë munda”. Po lufton për t’i dhënë vetes të drejtën e caktimit e trashëgimtarit në PD, që tash për tash luan në prapaskenë. Ky është skenari më i mundshëm për të. Ajo për çka jemi të sigurtë është ikja me votë e Berishës. Mënyra se si do ta trajtojë lamtumirën është në dorë të tij.

Share This Article
18 Comments
    • Nje ANALIZE e sakte,llogjike dhe e bazuar ne realitetin objektiv!!!
      Le ta kundershtojne ANAL-istet e Berishes,me fakte e jo me sharje!!!
      Fundi i Berishes eshte i percaktuar,nda populli shqiptar duhet te pergatitet,jo per DASEM,por per te RUAJTUR VOTAT NGA HAJDUTI BERISHA!!!
      Berisha nuk ka rruge tjeter vec VJEDHJES SE VOTAVE,ndaj po ben te pa munduren,qe t’i VJEDHE ato!!

  • Shume analize e sakte…falemnderit, por nuk duhet te harrojme qe kemi te bejme me kriminele e vrases, qe vjedhjen e votave nuk e kane per gje fare, e quajne thjesht nje veprim normal. krimineli sali Berisha dhe vrasesit qe i rrine nga pas kane sakatuar ate KQZ te ndyre si asnjehere me pare…nuk mbahet mend qe vendi i drobitur e i perdhunuar nga krimineli Sali Berisha dhe banda e tij te shkoje ne zghedhje pa KQZ. Sa e sa fallsifikime ka bere me listat qeni i Vucidolit, shikoni cfare katrahure po ben me punonjesit e administrates shtetrore duke io trajtuar si lecka e duke i permendur buken, ky Sali Berisha, ky kriminel i ndyre ka mobilizuar te gjithe drejtoret e dikasterve e deri drejtoret e shkollave per te sjellur votues per te. qelbaniku i kerkon te sjellin 10 votues qe te mbajne vendin e punes. Une jam vete punonjes administrate shtetrore, dhe ja ku po t’a them o krimineli Sali Berisha, o vrases, o kombshkaterrues o ditezi; une kurre nuk votoj per ty dhe per kufomat qe ke vendosur ne lista per deputete….ti mor kriminel, ti mor vrases, ti mor hajdut ti nuk me mban me buke mua sepse jam me i shkolluar se ty, me i ditur, me i civilizuarse ty ( kam lindur dhe jam rritur ne Tirane o kafshe Vucidoli), me i afte dhe me i ndershem, nuk vjedh nuk vras, nuk kam aspak gisht ne shkaterrimin e Shqi[perise…punoj dhe fitoj me djersen, zotesine dhe diturine time. Nuk pranoj kurre buke prej teje o vrases. kurre nuk te kam votuar dhe kurre nuk do te te votoj o kriminel.

  • A eshte bere amnistia per vjedhjet dhe grabitjet e bera nga familja Berisha dhe ministrat e tij?
    Ato milona e miliarda leke qe jane grabitur popullit a do ti ketheje Edi Rama sikur te mare pushtetin? E keni degjuar ne ndonje miting?
    Saliu do vetem siguri per pasurite e tija,e nuk pyet as per PD,e as per pasardhes.

    • Keto I vendosin gjykatat dhe jo kryetaret e partive jo kryeministrat. Ne po shpresojme per nje vend demokratik. Ne diktature vendos kryeministri per gjithcka

  • jua them un ju e keni gabim do marim 76 deputet popo ,edhe 12 vjette tjera opozita e sotme do jete ne opozite ,,,ore po sikur te mos fitoj ca behet ,,mosssssssss durohen keta ,,,,,do baj dicka tjeter do shpallem mbret popo do shpalem mbret e meritoj ca ka ma shum mbretrit e tjere ,,,,sa bukur tingellon Mbreti Sali I Pare i Shqiptareve ,,,Madheria e Tij AL SALI ,,SA BUKUR,LILIT ka per ti pelqy shume ,,,,,,do ta postoj ne fcb ,,e di s efansat e mi do ta propozojne qe une te shpallem mbret kemi 600 mije fansa +fansat e tyre bahemi 6milion ,,,,i mjaftushemte shpall fitoren …….do baj referendum,,,,,ne jemi ndryshimi per para sb

  • Sali Berisha ne takimin qe beri ne Lezhe kishte mobilizuar te gjithe punonjesit e administrates.Te gjithe punonjesit e administrates shteterore me bordero benin apelin ne shesh nese mungonte njeri.Po keshtu ka sjelle me vete militante nga Tirana e lart dhe sheshi dukej sikur eshte i gjithi i tije.Po do ta shohe Sali mjerani me daten 23 Qershor,ose me mire me 24 Qershor kur te numerohen votat se si do te ndahet ndeshja.Fitore e se majtes shqiptare te pakten 77 deri ne 80 deputet.O popull Shqiptar o sot o kurre per ta shporrur kete zgjebe qe ka pllakosur kete vend.

    • pse ky kodosh populli qe ijep voten nje krimineli,,nuk paska faj???si ka mundesi qe nje parti qelbesire ,si PD ,akoma te mare 70deputete??prandaj sa te shajme Saliun,,le ti kthehemi njeri tjetrit ,,ne ruge ,ne lagje ,,tja bejme te pamundur jetesen qelbesirave ,simpatizanteve te PD,,llumit te ketij kombi

  • Me ndershmeri Sala s’ka fituar dhe s’do fitoj kurr,por ai eshte bere mjeshter i vjedhjeve ,presionit dhe dhunes . Ai eshte mbartes i ideollogjise dhe i mentalitetit komunist sepse ne ate rregjim eshte formuar , ati rregjimi i ka sherbyer ,. Te beriturat dhe mallkimet per ate sistem i ka thjesht lluster per te mbuluar ate qe ka thelle thelle ne shpirt ,komunizmin tipik.

    • bravo taku, me keto qe shkruan tregon se je i arsimur dhe i kulturuar, vazhdo keshtu , por ka nje kontradite ne shkrimin tend, je apo s’je pjese e administrates… sepse nuk pranoj kurre buk prej teje.. vazhojme analizen:
      Pse Berisha del kualicion i pare:
      ne Shkoder nga 7 merr 8
      ne Lezhe nga 4 merr 5
      ne Fier nga 6 merr 7
      ne Vlore nga 5 merr 6
      ne Durres nje mandat shton Agron Duka
      ne te gjitha te tjerat i mjafton barazimi.
      Ja ku rezultati shkon perseri 74 me 66. ne favor te Berishes. zgjohunu!!!! se kur t’ju dale gjumi do te thoni ” hap kutite… mbyll kutite”.

  • U lodhem me keto vjedhje votash qe diskutojme cdo prag zgjedhjesh.Pse nuk miratojne nje ligje qe dy muaj para zgjedhjeve te zgjidhet nje qeveri teknike me kryeminister …kryetarin e gjykates kushtetuese ose kryetarin e gjykates se larte pse jo edhe kryeprekurorin dhe te shpetojme, se jemi bere gazi i botes.

  • vetm nje idiot si ky varkari dhe trushkulurit e tij derin vdekje besojne se duke qarkulluar turmat ne cdo qytet krijon besim se do te fitoje.

    te gjithe zyrtaret qe shkelin ligjin sot do te pergjigjen neser – prandaj mos kruani sumen si e kruajti kumandari Grades qe rri mcef tere ashtu ka per te ndeje dersi ta rrasin ne burg perjete ose ndonje formalitet tjeter.

  • Një pyetje kisha për këtë “traditën@”…
    “Vërtetë jeni i lumtur në Shqipërinë e hajdutëve të votave? Në Shqipërinë e presionit ndaj intelektualëve? Në Shqipërinë e ligjit të kanunit të bacës? Në Shqipërinë e vrasjeve, të papunësisë, të ligjit të më të fortëve, të gënjeshtrave pa doganë, të ndarjes krahinore, të blerjes së votave me para dhe me urdhërin e partisë? Nuk më duket se ky mentalitet provincial është rruga e civilizimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk e kuptoj se si mund të shpresoni akoma në fitoren e Pd-së dhe aleatëve të saj me kontratë për një karrige “të përgjakshme” deputeti, kur bilanci i qeverisjes është më i zi se “kaçi i zi”.
    Si qytetar, mendoj se qeveria kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi për çdo qytetar të saj dhe detyrim që ta mbrojë, ta përkrahë, ta trajtojë me respekt dhe jo ti ushtrojë presion me “bukën e gojës”! Kjo vërtetë ju bën të ndjeheni qytetar?…Mua jo! Mua më vjen turp nga këto që lexoj në komentet e ndryshme për pushtetarët shqiptarë.
    Ndërsa ju Z. ” tradita@..” na bëni llogari aritmetike sikur po shihni një ndeshje futbolli….5 me 6, apo 7 me 8 …Kaq shumë i ka verbuar pushteti këta njerëz sa nuk shohin se po shkelin me këmbë aty ku nuk mban më, aty ku do thuhet “JO” dhe “MJAFT MË” sepse edhe “CINIZMI E KA NJË KUFI”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *