Valls-Rama: Franca ju mbështet për procesin e integrimit

Saimir Lleshi

Kryeministri Edi Rama me ftesë të homologut francez Manuel Valls, zhvilloi sot vizitën e tij zyrtare në Paris, ku u prit në selinë e qeverisë atje.

Të dy kryeministrat në takimin dypalësh që zgjati mbi një orë, vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve dhe shprehën vullnetin dhe angazhimin e përbashkët të dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit të në ardhmen, me fokus në fushën e shërbimeve inteligjente, drejtësisë dhe policisë.

Kryeministri Rama i shprehu Kryeministrit francez solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare në luftën e përbashkët të vendeve kundër terrorizmit, kërcënimit më serioz të vlerave njerëzore në mbarë botën.

Nga ana e tij, Kryeministri francez Valls sipas Kryeministrisë së Shqipërisë-vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare si një qasje shumë pozitive për hapjen e negociatave, dhe insistoi për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Bashkëpunimi në fushën e kulturës ishte një prej temave të diskutimit, ku një interes të veçantë për palën mikëpritëse paraqitën nismat shqiptare në fushën e shkëmbimeve rinore, ku Shqipëria me traditën e saj të bashkëjetesës në paqe mes besimeve fetare, është një shembull frymëzues për një rini pa komplekse ndaj kulturave fetare dhe respekt ndaj besimeve të tjera.

Ndërkohë Franca mirëpret Konferencën e Parisit 2016, ku kërkon që Shqipëria të luajë një rol kyç. Më pas, Kryeministri Rama dhe homologu francez Valls zhvilluan një takim kokë më kokë, në kopshtet e Matinjon. /Dita/

Share This Article
8 Comments
  • C’thua mooooo, e verteteeeee….Pas Turqise, Kines, Hong-Kong, Gjermanise dhe Kines…bujtem ne France…nashti o popull paguaji hotelin me 7 yje Rames se do bejme namin me francezet…C’keshem ne shtepi e ndritem…papunesia u ul, ekonomia eshte ne rritje, njerezit jane mireqenie….nashti do zgjidhem punet e frances…Ooooo c’na gjeti ne me kete bakallaro te paaafte e pertac…

  • Mendoj se marredheniet “shume te mira” me Francen kane qene e ngelen te tipit (nga pala franceze) ;-qesh e ngjesh.

  • Franca eshte shtet ligjesh,kryeministri ska asnje gje ne dore per te shpejtuar integrimin é shqiperise.Po ti kerkosh takim eshte normale sé do é prese,eshte thjesht politese.Asnje televizion Frances sé ka komentuar kete takim,imagjino sa i rendesishem eshte per francen.

  • K/Ministri Ramame e ka te kjarte qe este me me vlere te takohet me analogun e tij francez, se te degjoi shpifjet e Birishes e Co. te cilet kane 25- vjet qe vetequhen Demokrate, por jane nje kope hajdutesh e qe nuk kane asgje te perbasket me demokracine.

  • Kudo qe shkojn si Rama si Meta,sapo kthehen ne vend gjith pompozitet deklerojn se kemi mbeshtetjen e X e Y per te hyre ne Europe.Po kur vjen puna bejn heshtjen ose me mire lene detyrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *