Valmir Berisha në ekipin e parë të Romës

anazapta

Rudi Garcia, trajneri i Romës, e ka grumbulluar në skuadër Valmir Berishën për ndeshjen kundër Atalantas, e cila do të zhvillohet nesër. Sulmuesi kosovar mund të debutoj në Serie A me Giallorossët.

Talenti kosovar, Valmir Berisha është ftuar në ekipin e parë të Romës nga trajneri Rudi Garcia.

Strategu francez, e ka grumbulluar në skuadër 17 vjeçarin për ndeshjen kundër Atalantas, e cila do të zhvillohet nesër në Olimpico.

Kosovari me pasaportë suedeze mund të debutoj në Serie A me Giallorossët, ku ishte transferuar gjatë verës nga ekipi suedez Halmstads.

Berisha, i cili shkëlqeu me Suedinë U-17 në Kampionatin botëror, aktualisht është pjesë e të rinjve të Romës.

Kosovari, gjatë verës kishte mbi 30 oferta, por në fund vendosi të transferohet te Roma, me të cilin ekip ka nënshkruar deri në vitin 2016.

Aktualisht në Serie A luajnë pesë shqiptarë Etrit Berisha, Lorik Cana (Lazio), Blerim Xhemjali, Valon Behrami (Napoli), Migjern Basha Torino

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *