Shqiptari Valmir Berisha i ka dhuruar medaljen e bronzit Suedisë në kampionatin botëror U-17 në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar tre gola në ndeshjen kundër Argjentinës. Suedia fitoi 4-1 dhe heroi i takimit ishte sulmuesi i lindur në Kosovë, i cili përfaqëson ngjyrat e vendit skandinav. “Ibrahimoviçi shqiptar” shënoi që në minutën e shtatë, duke i dhënë kryesimin Suedisë, e cila dyfishoi shifrat në minutën e njëzetë, me Strandberg. Takimi i duk se nuk do të kishte më histori, teksa Berisha shënoi edhe golin e tretë, në minutën e 24-t. Argjentina shkurtoi diferencën në pjesën e dytë, por shpresat për një përmbysje të mundshme u shuan përsëri nga Berisha, i cili shënoi edhe golin e tretë personal, të katërtin për Suedinë, në minutën e 57-të. Kuota personale ndoshta do të kishte qenë më e lartë, por katër minuta pas golit të tretë Berisha kërkoi zëvendësim, për shkak të një problemi muskulor. Megjithatë, një orë lojë ishte e mjaftueshme për të që t’i jepte fitoren e medaljen e vendit të tretë Suedisë, ndërkaq që mori edhe kryesimin në renditjen e golashënuesve. Me tre golat e djeshëm, Berisha shkoi në kuotën shtatë dhe, pasi Iheanacho i Nigerisë nuk mundi të shënonte më tepër se një gol në finalen e fituar 3-0 kundër Meksikës, shqiptari i Suedisë fiton “Këpucën e Artë” të botërorit.

o kinezet e mutit.Njeher jeni shqiptar e pastaj suedez.Lajme bajate.