Van Gaal: Januzaj duhet të punojë më shumë

Dita

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka paralajmëruar Adnan Januzajn se duhet të ofrojë më shumë përveç golit që ia siguroi fitoren ekipit të tij ndaj Aston Villas.

Holandezi këtë javë bëri të ditur se Januzaj nuk do të largohet nga Old Traffordi, përkundër spekulimeve për huazimin e tij të mundshëm te Sunderlandi.

Januzaj insistoi se dëshiron qëndrimin, por Van Gaal ka thënë se mesfushori shqiptar duhet të kontribuojë më shumë.

“Ai realizoi një gol të mrekullueshëm, por ju duhet t’i tregoni gjitha aspektet e futbollit. Jam i kënaqur sepse me golin e tij ne fituam, por ka shumë gjëra tjera përveç realizimit të golit”, ka thënë Van Gaal për Sky Sports.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *