“Van Nistelrooy u shit, sepse ofendoi Ronaldo-n”

Gazeta Dita

Ruud van Nistelrooy u larguar nga Manchester United për t’u transferuar te Real Madrid në verën e 2006-ës. Alastair Campbelle, ish-shefi i shtypit i Tony Blair, ka zbuluar në librin e tij një prapaskenë në lidhje me shitjen e ish-sulmuesit holandez.

Në qershor të 2006-ës, Campbell është takuar me Alex Ferguson, i cili kishte shprehur disa dyshime në lidhje me të ardhmen e sulmuesit holandez te “Djajtë e Kuq”.

Ish-trajneri skocez ka zbuluar se Van Nistelrooy ka ofenduar Cristiano Ronaldo-n për marrëdhënien që kishte me zëvendës trajnerin Carlos Queiroz. CR7 e konsideronte ndihmësin e Ferguson si një baba të dytë pas vdekjes së babait të vërtetë. Queiroz ka kritikuar holandezin, i cili nuk i kërkoi falje Ronaldo-s.

Në korrikun e të njëjtit vit ai u transferuar te Real Madrid për 15 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *