Marrja e statusit kandidat në BE nga Shqipëria është një realitet gjithmonë e më i prekshëm, por mbetet në dorën e vendit dhe qeverisë së re për ta konkretizuar këtë qëllim kombëtar. Kështu ka deklaruar Presidentit i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama pas takimit që pati me këtë të fundit.
“Më lejoni ta uroj Kryeministrin për zgjedhjen e tij dhe ti uroj suksese në këtë detyrë që kërkon kaq shumë. Diskutimet tona u përqëndruan në proçeset e integrimit të Shqipërisë në BE. Zoti Rama na theksoi se intergrimi është prioritet kyç dhe imediat i qeverisë së tij. Rama na sqaroi dhe situatën ekonomike dhe sfidat në fushën e ligjit. Shpreha shpresat më të mira për aspiratën e qeverisë së re, konfirmoj mbështetjen time për përpjekjen e qeverisë. Statusi po vjen gjithmonë e më afër, më realist, ndërsa nuk ka dyshime që e ardhmja e vendit i përket BE-së. Ju inkurajoj të vazhdoni në këtë drejtim” tha ai.
Sikundër edhe përfaqësuesit e lartë të Brukselit, Van Rompuy ka kërkuar dialog konstruktiv mes mazhorancës së re dhe opozitës.Ndërsa lidhur me reformat ka kërkuar më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend.
“Neve kemi parë me vëmendje reformat kyçe dy muajt e kaluar. Përgëzojmë qeverinë e re shqiptare dhe e ftojmë atë që të punojë në përmbushjen e kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë këndvështrim, bashkëpunimi me opozitën do të jetë shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.Është në dorë të Shqipërisë ti arrijë këto reforma” theksoi Presidenti i BE.
Sipas Presidentit të BE-së, Shqipëria “ka kontribut përsa i përket stabilitetin në rajon, përsa përket politikave të kufijve të sigurtë dhe duhet të thellojë marrëdhëniet me vendet fqinje.
“Theksova dhe kontributin e Shqipërisë sa i përket stabilitetit në rajon dhe vlerësoj theksin e Ramës për një fqinjësi të mirë dhe thellim të bashkëpunimit. Ne mbështesim fuqimisht qëllimin e kësaj qeverie për të krijuar një axhendë të marrëdhënieve të saja me jashtë, në të cilën të shihet si prioritet forcimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët e saj” përfundoi ai.
Rama gjithashtu veçoi ndikimin e Brukselit, në arritjen e standarteve të kërkuara të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
“Unë garantova Presidentin se shpirti kontruktiv që u pa gjatë diskutimit në Parlament do të jetë edhe më i fortë dhe me presidencën e re, të gjitha palët do të kenë gjithçka që nevojitet.Lidhur me marrëdhëniet me rajonin, “dua të vë në dukje se jemi shumë të kënaqur pas marrëveshjes Kosovë – Serbi. Siç tha z.President, është në interesin e rajonit për marrëdhëniet me BE-në e ne kemi punuar me shqiptarët ë Kosovës, serbët, maqedonasit, boshnjakët etj. për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i dhënë më shumë kuptim këtij procesi të paqes dhe për ta transformuar atë në një projekt për zhvillim edukativ e social. E siguroj Presidentin se Qeveria e re do të jetë për një Shqipëri europiane,”- përfundoi Rama.

Mos ki merak zoteri i BE-se, se tani fillon lufta kunder korrupsionit dhe krimineleve, sot Prenga dhe Lllupo, vazhdon me ate qaftrashin Fatoj Skeja, qe na u be trim prej kalase dodes, me marifet po i afrohena Shkerdhenit dhe sa te dalim ke Sala, ke per te pa qe do te ndizen fishekzjarret, kur tja kpusim koken Berishes dhe berishianeve.
he mar kamunista e doni statusin tani a? Po si nuk ju vjen turp qe nuk late gure pa luajtur per ta penguar gjate 3 viteve..po ju te paturp jeni..per pushtet spiunoni dhe vellai tuaj
Ke ngatarru shoqate o pede, ktu o shoqata hamshoreve, jo e grave me bibilush.
qyrk hesapi vari bidonin,ore pede-ist kujt i referohesh lulit te bashkise kamarierit te hollandes sum stazhinuarit me qasjen e kastriot islamit tani demokrat te shkon kjo qe thua,ore po ju paskeni copa k..i ne vend te trurit po pse serbo-malazezi car eshte sipas ideollogjise tende or dell,ik mor trns shko tek bashkia se lulja po ben mbledhjen e lgbt-se shko atje se i duhen anetare si puna jote po leri dokrrat or TAJJJJJ…
Deleted