Vandami: Nuk mbjellim hashash që prej 2004-s, babai ishte me lopë kur nisi sulmi

Bledar Lumani

Djali i Gate Mahmutaj, Vandami, ka thënë në prokurori se i ati i tij dhe ai vetë, nuk kanë lidhje me sulmin ndaj policisë në Lazarat.

Ai thotë se i ati ishte me lopë kur nisi sulmi.

Babai ishte me lopë kur emri i tij doli në lajme.

Vajta e takova në vreshtat e Dervicianit, i thashë që ‘ke dalë në lajme’.

Ai i la lopët dhe iku në brendësi të fshatit.

Ka qëndruar në një shtëpi të pabanuar, ku unë i kam çuar bukë për të ngrënë.

E pyeta se ç’do të bënte dhe më tha që do të vetëdorëzohej sa të qetësohej gjendja“, ka shpjeguar Vandam Mahmutaj.

Më tej, ai ka thënë se që prej 2004-s, ata nuk mbjellin më hashash.

Ndërsa në lidhje me ata që kanë qëlluar ndaj policisë në Lazarat, Vandami thotë se kanë qenë me kapuçë dhe rroba të zeza./b.l

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *