Vangjel Dule gënjeu të hënën i ftuar në emisionin që e drejton Enkel Demi.
Dule gënjeu për atë palo flamur i cili nuk është flamur i vjetër i shtetit grek, por i qeverisë së Vorio Epirit të drejtuar nga Gjeorgjio Zografu më 1914. Vangjel Dule gënjeu se ka dal rastësisht me atë flamur të Autonomisë së 1914. Flamuri që ka dalë Vangjel Dule ka të qarta shkronjat A-I(A-H, Αυτόνομος Δημοκρατία της Βορείου Ηπείρου) dhe vitin 1914. Ai ka dalë të paktën tre herë në vende të ndryshme edhe këtë unë ja vërtetoj, por ai nuk është burrë, por buravec. Vangjel Dule, gënjeu se Fredi Beleri nuk ka qenë i dënuar, Beleri ka qenë dy here i dënuar dhe atë:
a).Gjykata e Athinës më 21 Mars 1996, dënojë me 3 vjet burg shtetasin shqiptar, Fredi Belerin. Gjykata e Apelit e reduktojë dënimin në 18 muaj burg. Beleri e kreu dënimin në burgun e Koridhalos.
b).Gjykata e Vlorës me numër 224/24.9. 2004 dhe me numër 302/26.12.2006, dënojë në mungesë me 3 vjet burg, Fredi Beleri, i cili në zgjedhjet vendore të Tetori, 2003, dhunoj simbolet shtetërore shqiptare.
Unë e kuptoj Vangjel Dulen i cili është servil dhe gjendet midis dy zjarreve, atë të gjithë shoqatave të minoritetit grek, zjarrit nacionalist grek dhe nacionalistë shqiptar brenda familjes së tij të ngushtë. (Nuk e kam zakon të përmend familjarët e askujt, por Dule më detyrojë t’ia përmend për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën, atë të vërtet që edhe vetë ZOTI përkulet.)
Pas zënkës në Gusht të 2014, gjatë një ekskursioni Vangjel Dule pati një sherr me kryetaren e shoqatës Rinia e Vorio Epirit, Eleni Dhimu, dhe pas asaj zënke Dules i filluan problemet me OMONIA dhe organizatat e tjera të minoritetit grek. Sherri i fundit më 25 Prill, midis Vangjel Dules dhe kryearit të OMONIA Leonidha Papa, tregoj se ai nuk gëzon mbështetjen e minoritetit grek, prandaj kohëve të fundit kërkon të jetë i ftuar nëpër emisionet e ndryshme.
Sa për atë që Vangjel Dule deklaron se nuk ka qenë dhjak, në dy fotografitë e botuara nga unë, ai është i veshur në njërën me robën e zezë, që zakonisht e veshin dhjakët dhe priftërinjtë. Ndërsa fotoja tjetër është me veshje që mund ta veshi çdo besimtar që ndihmon gjatë meshës. Vangjel Dule nuk dha sqarim rreth takimeve me Mitropolitin e Konicës, Sebastianon, i cili ishte një antishqiptar i tërbuar, për këto takime ka interes të madh.
Në përfundim të kësaj replike me Vangjel Dulen për gënjeshtrat që tha gjatë emisionit po i ofroj lexuesve foton e tretë, ku Vangjel Dule ka dalë me atë palo flamur të aneksimit të jugut të Shqipërisë në Larisë, në aktivitetin e shoqatës PIRRO të Thesalisë.
Nuk bëhet fjalë për kohën kur ka dalë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, por bëhet fjalë se nënkryetari i Kuvendit është person që promovon ndjenjat antishqiptare në takimet me votuesit e tij. Të paktën budallenj mos ti bëj shqiptarët Dule sepse kjo do ti kushtojë rëndë karriera e tij politike, por të kërkoj falje publike.
Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë bënë mirë të mbledhë të dhënat rreth dënimeve me burg për Fredi Belerin, për të përmbushur kërkesat e SHBA dhe BE që kandidatët për kryetar bashkie të mos të jetën njerëz me të shkuar kriminale.

Palo deputet. Ky eshte komplet i shitur. Ca mutin do ky me parlament?
zotin llalla nuk e kuptoj me keto shkrime, ku mbjell urejtje gjithmone , ne shkrimet e tij, sidomos kur shkruan per minoritete , ai ka qene ne greqi, sigurisht qe ka kaluar ndonje disfate , dhe tani deshiron te hakmeret, u lodhem me shkrimet e tij, shkrime te nje psikopati nacionalist,
vetem shqiptar qe nuk ngjan ai, por me aziatiket e sjelle nga turqia
skato banditis ! pse te djeg ty te keqen xhaxhi ? si grek i dekonspiruar nuk je ne gjendje qe evgjiti Avdulis eshte me i bardhe nga z,LLalla qe per fat eshte bjond si origjina e shumices shqiptare mesdhetare ,
Po Dules vetem genjeshtren i kane mesuar, sepse interesat qe ai perfaqeson nuk kane baze historike.
Arben Llalla ashtu si Mihal Grameno,ka rrembyer penden dhe po u cjerr masken silogjeve vorio-epirote.Shqiptaret jane te detyruar te mbrojne atdheun e tyre nga shovinistet grekomedhenj,qe repart pararoje kane kishen greke.Nepermjet kishes ne gjuhen greke dhe shkollave greke u grekezuan 2 milion arvanite te deklaruar ne Greqi.Greket nuk u ngopen me marrjen e Morese dhe grekerimin e banoreve,por pushtuan edhe camerine,muslimane e te krishtere.Pas masakrave te tmerrshme kunder cameve muslimane,Camet e krishtere nuk guxojne te flasin shqip ne shtepi.Epiri i lashte,toke shqiptare qe ne kohen e Pirros,e banuar nga shqiptare,Epiri, vendlindja e Konices dhe papa Kristo Negovanit,Epiri me qytetet shqiptare Janina,Konica,Kosturi,Negovani,Trikalla eshte qe nga grabitjet ne luften grabitqare ballkanike ne 1913,nen kthetrat greke.Nuk kane te ngopur,duan edhe Epirin e veriut deri ne Shkumbin(!)Arben Llalla si gjeraqina ne lartesi, i sheh bishat grabitqare te Greqise dhe lajmeron popullin shqiptar;-“GERQIA VEPRON!