I zhgënjyeri Vangjel Dule

redaktor

Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Greqisë, dy vende fqinje që ndajnë një histori të gjatë miqësie dhe konfliktesh, nuk është në ditët më të mira.

Greqia mbetet investitori më i madh i huaj në Shqipëri por marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë ftohur.

Një shenjë e marrëdhënies së përkeqësuar midis dy vendeve është dhe marrëdhënia e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, partia kryesore minoritare, me qeverinë shqiptare.

Partia që drejtohet nga Vangjel Dule ka qenë aktive në skenën politike për dy dekada, për shumë vite pjesë e koalicionit opozitar të drejtuar nga socialistët i cili erdhi në pushtet në vitin 2013.

Përveç se ishin aleatë politik, Dule dhe Rama ndanin dhe një miqësi personale me njëri tjetrin. Në tubimet elektorale në fushatën e vitit 2013 Rama e cilësonte Dulen si “mik, dhe njëri punëtor,” por që kur mori pushtetin, kjo marrëdhënie duket sikur është prishur.

Pas dy viteve në koalicionin qeverisës, Dule dha dorëheqjen si zëvendës kryetar i parlamentit dhe divorci midis partisë së tij dhe maxhorancës u bë zyrtar pak më pas.

Dule i tha BIRN që ai është i zhgënjyer nga Kryeministri Edi Rama.

“PBDNJ ishte e vetmja parti në koalicionin opozitar [përveç socialistëve] që duroi dhe mbijetojë si aleat për katër vjet,” ai tha.

“Tani koalicioni është në pushtet dhe ne jemi jashtë tij. Mund ta imagjinoni si ndjehemi,” Dule shtoi.

Shumica e publikut në Shqipëri beson që Dule e la koalicionin për shkak të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, PDIU, e cila lobon për të drejtat e komunitetin çam, kur kjo e fundit ju bashkua maxhorancës.

Çamët u përzunë nga veriu i Greqisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe fati i tyre mbetet një çështje e nxehtë edhe sot, pjesërisht sepse Greqia nuk e pranon ekzistencën e tyre.

Çamët janë një minoritet kulturor shqiptar që e kanë origjinën nga rajoni i Epirit në Greqinë veriore. Autoritet greke i kanë akuzuar se bashkëpunuan me gjermanët gjatë pushtimit të Greqisë.

Rreth 250,000 çam tani jetojnë në Shqipëri dhe rreth 400,000 të tjerë në vende të tjera, kryesisht në SHBA dhe Turqi.

Edhe pse kanë marrë nënshtetësi shqiptare në vitin 1953, shumë çam akoma e cilësojnë veten si refugjate të cilëve ju hoq me të padrejtë nënshtetësia Greke dhe pronat.

Megjithatë, Dule i tha BIRN që partia e tij nuk u tërhoq nga koalicioni për shkak të aleancës që Kryeministrit Rama ka krijuar me partinë çame.

Ai tha që e kundërshtonte aleancën jo për atë që PDIU përfaqëson, por sepse lideri i partisë çame përfaqëson një fenomen që atij nuk i pëlqen.

“Unë dhashë dorëheqjen si zëvendës kryetar parlamenti në të njëjtën ditë kur kreu i PDIU-së mori të njëjtin post. Nuk duroja dot më sepse ai [lideri i PDIU] është prototipi i një fenomeni shumë negativ politik,” ai tha.

“Lideri i PDIU-së u zgjodh si deputet me një koalicion, dhe beftas mbas zgjedhjeve u bashkua me koalicionin e drejtuar nga Rama,” Dule shpjegoi.

Ai i referohet faktit që PDIU ishte më parë pjesë e koalicionit të djathtë i cili humbi zgjedhjet në vitin 2013.

Megjithatë, pas dy viteve në opozitë, PDIU dhe pesë deputetët e saj filluan të bashkëpunonin me maxhorancën parlamentare të Ramës.

Dule shprehet se kjo manovër e fundit e Ramës është vetëm një nga gabimet e tij. “Rama nuk qeveris më me partinë. Ai thjesht ndan pushtetin me njerëz të rrethit të tij të ngushtë në formën e një sekti.”

“Merita e vetme që këto njerëz kanë është marrëdhënia e tyre personale dhe e privilegjuar me Ramën dhe asgjë tjetër,” ai shtoi.

Dule gjithashtu e akuzon kryeministrin se ka tentuar nëpërmjet ithtarëve të tij ta zvogëlojë dhe përçajë partinë e minoritetit Grek në bastionin e saj në jug të vendit.

“Ne kemi fakte për këto përpjekje,” tha Dule.

“Mund të më akuzoni për miopi politike, por besoj që afatgjatë ai ka për ta dëmtuar veten politikisht,” ai shtoi.

Në të njëjtën kohë, Dule tha që partia e tij po ndërmerr reforma të brendshme. “Përveç se do advokojmë për të drejtat e minoritetit, po përgatitemi për një opozitë të fortë, ashtu siç vendi e meriton,” ai nënvizoi.

“Si parti kemi mbijetuar edhe në kohë më të vështira, kështu që nuk kemi frikë nga këto sulme të fundit,” Dule shtoi.

Lideri i interesave të minoriteti grek në Shqipëri është gjithashtu i pakënaqur me nivelin e marrëdhënieve midis dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. “Marrëdhënia është larg potencialit të saj,” ai u shpreh.

“Qeveria e tanishme për arsye të pashpjeguara po e ndan vendin nga një trashëgimi e mirë dhe një marrëdhënie e afërt dhe tradicionale me një partner strategjik [Greqinë],” Dule tha. “Greqia ka qenë një avokat stabël për Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe NATO,” ai shtoi.

“Në situatën e tanishme [kur Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e BE-së] është e pakëshillueshme të ndahesh nga ajo që ka qenë tradicionale dhe e sigurt,” ai vazhdoi.

Dule e ilustron ftohjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë duke vënë në dukje numrin e limituar të vizitave të nivelit të lartë midis dy vendeve në vitet e fundit.

“Fatkeqësisht, kryeministri ynë, pas dy vitesh e gjysmë në pushtet, nuk ka bërë akoma një vizitë zyrtare në Greqi dhe anasjelltas,” Dule vuri në pah.

Ai beson që problemi kryesor midis dy vendeve mbetet ndarja e kufirit detar në detin Jon dhe e akuzon Kryeministrin Rama se po luan politikisht me çështjen.

Sipas Dules Shqipëri po humb nga mungesa e kësaj marrëveshje sepse nuk mund të kërkojë për naftë dhe gaz.

“Kur e përdor politikën e jashtme për interesa partiake një ditë do ta paguash,” ai paralajmëroi./BIRN

Share This Article
8 Comments
  • Dule e ka dredhur bythen tamam si evgjitet e Greqise. Dulja eshte gjithmone ne pushtet. Vjen Berisha Dulja e dredh bythen nga Berisha dhe e harron PS-ne. Vjen PS-ja ne pushtet dhe Dulja e dredh bythen nga PS-ja. Tipik genjeshtar dhe mshtrues grek. Cfare miqesie te kesh me Greqine kur ky vend nuk ndalon se kerkuari tokat tona qe na i ka vjedhur tash 200 vjet (gjithe Camerine). Shko more Dule pordha se nuk i ha me njeri bytheperdredhjet e tua.

  • Dule eshte thjesht nje idiot qe mbron interesat e Greqise perderisa ky dhe femijet e tij, plus edhe i ashtuquajturi minoriteti grek ne Shqiperi, e kane te ardhmen e tyre ne Shqiperi, keshtuae eshte marrezi te sulmosh apo te kerkosh te cungosh dhe te destabilizosh vendin ku ti dhe femijet e tu jetojne aepse kjo do te sjelle pasoja afatgjata ne brezat e ardhshem. Keta idiota nuk duan ta kuptojne qe fati i tyre eshte i lidhur perjetesisht me Shqiperine dhe se ne te ardhmen, e shpejte apo e vone qofte ajo, pasardhsit e tyre nuk do kene zgjidhje tjeter por te identifikohen si Shqipetar.

  • Te gjitha sa thua,z.Dule,jane derdellitje.Se kush je ti,cfar karagjozi dhe njeri pa shtylle kurizore dhe sa antishqiptar i thekur je…, kete gje e dine te gjithe tek ne . Sa per Greqine,pa hyre ne detaje,e ndjejme cdo cast neverine e arrogances dhe fodullekut te saj gjate gjithe ketyre 25 viteve,qe ka bere dhe po ben avokatine e djallit,por kurrsesi ate te Shqiperise . Ti je teper i “vogel”,per te kuptuar se aleancat partiake,nuk jane dhe nuk mund te jene interesa private e pazare ne kurriz te ketij populli.Ti sheh vetem me njerin sy….,me syrin e shovinistit ekstrem te Athines,qe ushqeheni ne grazhdin e bersive te Janullatosit . Ti e fillove “mbare” ne fillim,kur erdhi Janullatosi,duke hyre ne shtabin e tij me uniformen e klerikut,por pastaj, duket se u gradove me lart dhe Athina te nxori nga ilegaliteti dhe te angazhoi ne frontin politik Ti dhe ai fare Bullonua jeni konsumuar pertej limiteve te punes, me zellin tuaj te tepruar antishqiptar jini vete demaskuar e dale boje,ndaj dhe u ka ardhur koha per te dale si andarte ne rezerve.

  • Zonja Gazetare thoni se dy dekada Vangjel Dule Kokedhia me partine e tijë që ka drejtuar, ka qene aktive ne Shqiperi, se Sali Ram Berisha ishte plotesishte ne sherbim te Serbeve dhe Grekeve, vetem per te mbajte karriken e vete. Dule eshte nje shqiptar i kthyer ne Grek, qe kjo eshte kjo është nje fatkeqesi. Dule eshte rritur dhe edukuar ne Kishen Autoqefale nga Zoti Janullatus, qe kjo kishe edhe sote ne qender te Tiranes ben sherbesa ne gjuhen Greke!.. por perse keshtu!
    Dule e di mire qe keta pake Derropullite, te ardhur dhe punesuar tek Libohovitet dhe Gjiriokastritet dhe Greket me nje minoritet te pa llogaritshem ne Shqiperi, kanë formuar partine e tyre dhe po bëjnë zhurme ne Shqiperi, si kjo qe po ben…. o Shiptare behuni Greke… e Ortodoksë Greke, me Janullen Bashke.
    Po keshtu u be me varrezat e ushtareve Greke ne Permet e tj.. Ju e sqaroni shume mire qe Greket, masakruan nje Krahine te tere te paster Shqiptare, 11.000 km katrore…kur shume vone vetem Janina ne vitin 1920 numuronte dhe kishte 40.000 banore me popullsi Shqiptare dhe 1.500 banore Greke, kur coptimi i Shqiperise ishte bere ne vitin 1913. Pa llogaritur ketu Grevenane, Follorinen Kosturin dhe nje pjese te Selanikut, krahina te banuara plotesishte me shqiptare dhe troje me popullsi Shqiptare. Por Sote Ç’ fare do Dule Kokedhia. Padrejtesite e Fuqive te medha me Kongresin e Berlinit apo marreveshjes se fshehte te Londres, mbase kaqe vitesh, po keto fuqi do te kujtohen per Shqiptaret qe jane copetuar ne gjashte kombe dhe Shqiptaret kufizohen ne çdo ane nga Shqiptaret…. Dhe Shqiptaret kudo qe ndodhen, ne Shqiperi dhe ne Bote e marrin veshe mirë se kushe eshte Vangjel Dule Kokedhia dhe Janulla, dhe ç’fare misioni kane keta, ne Shqiperi….

  • O shqiptare mos e degjoni kete spiun Grek… kete ushtare te Janulles ne Shqiperi.
    Ketij njeriu i ka mbaruar tani më misioni ne Shqiperi.
    Ku e ka kete minoritet ne Shqiperi, por i themi te veje tek Shtepia e Gjyshit te Tije qe ka ne Gumenice, se atje ka pronen Shqiptare qe Greket moren Shperblim nga Fuqite e Medha nje Krahine te paster Shqiptare – Çamerine.
    Po ÇAMET o Dule kokedhia ku i kane pronat….

  • Dule, Dule, o koke tule
    Bythen ne asnje vend se ngule
    Dule o Dule katrani
    Nuk te dhimbset ty vatani
    Dule o i ziu Dule
    Thiken pas shpine na e ngule
    Ik o Dule qafsh mamane
    Mos ta fusim jatagane
    Jo ate prej te verteti
    Ate tjetrin qe ne bythe te mbeti.

  • Partia e Dules vetem Partia e Drejtave të Njeriut nuk mund të quhet, pasi ajo asnjëherë jo vetëm nuk ka ngritur zërin për të drejtat e njeriut të popullsisë çame, por ka luftuar me të gjitha mjetet djallëzore për të shkelur liritë e të drejtat e njeriut të popullsisë çame.Mos harroni veprimin e turpshëm të këtij Dules që majmet me taksat e shqiptarëve, kur nuk pranoi hapur të respektonte duke mos u ngritur në këmbë për të respektuar viktimat e genocidit grek ndaj popullsisë së pafajshme çame(pleqte, gratë, fëmijët e masakruar nga andartët e sojit Dule) në Parlamentin Shqiptar .
    Mos harroni edhe Elsa Ballaurin që mban postin e drejtueses së Komitetit të Helsinkit Shqiptar edhe ajo në sinkron të plotë me Dulen megjithëse paguhet vetëm për të mbrojtur të drejtat e njeriut, jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për të përmendur njëherë, vetëm njëherë të vetme një çështje aq të rëndë siç ishte genocidi i Greqisë ndaj popullsisë shqiptare të Camërisë, por ka mbrojtur me forcë të kundërtën se nuk ekziston asnjë shkelje e të drejtave të njeriut nga Greqia ndaj popullsisë myslimane shqiptare çame në. Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *