Dule: Të hapur për koalicion me qendrën e majtë dhe atë të djathtë

redaktor

PBDNJ mblodhi sot aktivin kombëtar për të diskutuar mbi strategjitë dhe aleancat politike të zgjedhjeve parlamentare 2013. Gjatë fjalës së tij, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha se partia e tij është e hapur për koalicion me të djathtën e të majtën. “PBDNJ është në kontakt pa përjashtime me të gjithë spektrin politik të qendrës, qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë dhe do të arrijë të gjejë gjuhën me ata që duan dhe ndajnë me ne qëndrime politike në lidhje me zhvillimet në këtë vend. Pjesëmarrja jonë në bashkëqeverisje, vijoi ai, duhet të sjellë frymën që ne kërkonim prej qeverisë dhe opozitës së sotme”, tha Dule.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *