Pas triumfit në Superkupë, Skënderbeu rikthen vëmendjen në startin e kampionatit, në sfidën ndaj Elbasanit. Përballja që do të zhvillohet në “Qemal Stafa” për shkak se stadiumi “Elbasan Arena” ende nuk është gati, do të sjellë edhe debutimin e ish- mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Kristi Vangjeli. 29-vjeçari shpreh kënaqësinë e tij për debutimin në Kategorinë Superiore, duke shpresuar që të vijë me një fitore të Skënderbeu-t.
“Është një kënaqësi debutimi në Kategorinë Superiore dhe shpresoj që ndeshja e parë të sjellë fitoren”, tha Vangjeli për “Supersport”.
Pavarësisht se është afrimi i verës, Vangjeli e di shumë mirë se cili është objektivi i skuadrës, që në 4 vitet e fundit ka fituar titullin kampion.
“Jemi ekipi kampion dhe duhet të punojmë fortë e me këmbë në tokë që të fitojmë sërish titullin”, theksoi mbrojtësi korçar.
Vangjeli nuk është i vetmi futbollist i Kombëtares i rikthyer në Kampionatin Shqiptar, pasi rrugën e tij e kanë ndjekur edhe Bulku, Curri, Bakaj dhe Vila. Mbrojtësi i krahut të djathtë mendon se kjo është diçka e mirë për Kampionatin dhe pritet të rrisë nivelin e tij. “Rikthimet janë diçka e mirë për Kampionatin, pasi rritet cilësia në fushë dhe shpresojmë të dëfrejmë edhe tifozët në stadiume”, përfundoi prononcimin e tij Kristi Vangjeli.

Kur keta vijne ne ekipet tona, do te thote se keta jane ne nivel te ulet sportiv , dhe nuk mund te lozin dot ne ekipet e Europes qe kane nivel shume me te larte se ekipet tona….
Natyrisht per ekipet tona kjo eshte gje e mire,porse per keta lojtare qe vijne ne ekipet tona ,kjo eshte fundi i karieres se tyre si futbolliste ….Dhe kur keta nuk mund te lozin dot ne ekipet europiane do te thote se keta nukmund te jene dot pjese e kombetares sone….se kombetarja do mari ata lojtare qe lozin ne klubet e Europes …..ku edhe cilesia e lojes eshte me e larte