Një libër befasues në Gjermani detajon se si Adolf Hitler e zhyste kokën e tij në një drogë të ngjashme me heroinën, ndërkohë që trupat e tij luftonin pasi merrnin Pervitin, një drogë paraardhëse e “kristal met”.
Libri i autorit Normal Ohler ekspozon një regjim, që kishte projektuar jetesën e shëndetshme dhe supremacinë e mendjes së pastër, ndërkohë që shefat dhe shërbyesit e tyre ishin të mbushur me stimulantë.
Më herët dihej se komanda e lartë gjermane kishte dhënë dritën jeshile për drogën Pertivin, por ende nuk dihej se në çfarë mase konsumohej.
Historiani i njohur, Hans Mommsen thotë se ky libër do të ndryshojë disa gjëra për historinë e luftës, raporton “MAPO”.
Ohler pati akses në dokumentet e komandës së lartë naziste, tek të dhënat e firmës së ilaçeve, të kontraktuar për të prodhuar stimulantët, por edhe te dokumentet e doktorit Theodor Morrell, mjeku i Hitlerit, që njihej edhe si Mjeshtri i Injeksioneve.
Gjatë kohës që Rajhu i Tretë pushtoi Francën në maj të vitit 1940, Ohler thotë se ishte plot 35 milionë ushtarë dhe burokratë që e merrnin pilulën gjatë ditës.
Kur nisi fushata për pushtimin e Bashkimin Sovjetik, më shumë se 200 milionë pilula Pervitin u shpërndanë për ushtarët.
Kërkimet tregojnë se nazistët prodhuan një stimulant të ngjashëm me kokainën, që u jepej atyre që ishin në linjën e parë të frontit dhe që ishte testuar tek të burgosurit e kampeve të përqendrimit.
Suksesi që pati Blitzkrieg mund t’i atribuohet faktit që ushtarët nuk flinin.
Pervitin ishte sikur të merrje kafenë e përditshme.
Vetë Dr. Morrell e mbushte me drogë edhe Fyhrerin.
Sipas librit, në vitin 1944, Hitlerit i injektohej një koktej me spermë, gjendra prostate të demave të vegjël dhe testosteron.
Po ashtu, Fyhreri merrte edhe Eukodal, një kushëri i afërt i heroinës.
“Hitleri e dashuronte Eukodalin,” thuhet në libër. “Veçanërisht në vitin 1944, kur situata ushtarake ishte e keqe”.
Për shkak se kishte frikë pilulat, droga i injektohej nnë trup.
Hitleri merrte edhe Pervitin, glukozë, metamfetaminë, etj.
Në një moment të luftës, ai merrte 28 mjekime të ndryshme në një ditë.
I dendur me drogë dhe ilaçe, ai vrau veten.
Morrell u kap nga amerikanët, por vdiq nga tuberkulozi në një kamp në vitin 1948.
Dr. Peter Masterson, një historian amerikan, që bëri një studim mbi të, tha se ky ishte fundi i përshtatshëm për njeriun që tradhtoi etikën e vërtetë të mjekësisë.
“Ishte mashtrues dhe faqezi. Por në një mënyrë të çuditshme, aleatët duhet ta falenderojnë atë që e bëri Hitlerin një njeri të varur nga droga, duke krijuar një njeri që nuk ishte në gjendje të ndiqte vazhdimin e luftës”.


