Varësi nga cigarja? Tashmë studiuesit kanë zbuluar zonat e trurit ku lind mekanizmi kimik që ndez dëshirën për një cigare. Nëse manipulohet aktiviteti i këtyre zonave me anë të stimulimit magnetik transkafkor bëhet e mundur zbutja e dëshirës për cigare. Ky është rezultati i një studimi të neurologut italian Antonio Strafella. Studimi është publikuar në revistën PNAS dhe mund të jetë bazë për një mënyrë të suksesshme për t’i shpëtuar varfërisë nga nikotina.