Varfëria ideore dhe mjerimi i analizës së z.Stefani

Dita

Dje, në këtë gazetë, z. Andrea Stefani botoi një replikë ndaj kritikës sime për të, publikuar një javë më parë në gazetën MAPO, me titullin “‘Zbulimet e mëdha’ dhe ‘burrëria’ e një analisti”. Iu desh më shumë se një javë të merrte veten, të mblidhte forcat, të konsultohej me të ngjashmit e tij e të rrëmonte “dosjen” time për të gjetur një “qen të ngordhur”, që mund t’i shërbente në sulmin ndaj meje. Por gaboi në gjithçka dhe nuk arriti t’u thoshte lexuesve asgjë të re dhe interesante. Përkundrazi, me një titull lojëfjalësh qesharak, provoi edhe një here se është një “little man” dhe jo më shumë. Një mizantrop e mediokër që e ushqehen mendimin e tij kryesisht me kërmat e thashethemeve të kafeneve dhe me ato që shkruan vetë. Sepse, edhe nga kjo replikë e tij, kuptoj se z.Stefani s’lexon gjë tjetër veç shkrimeve të veta dhe, në këtë kuptim, u ngjan atyre poetëve të rinj që, pasi kanë bërë poezitë e para, s’lexojnë më poetë të tjerë, por kënaqen duke lexuar vetëm poezitë që shkruajnë vetë.

Ato çfarë thotë z. Stefani në “replikën” e tij janë një përsëritje e mërzitshme e shkrimit të një jave më parë. Përsëri monstruoziteti i Sali Berishës dhe gabimi i znj. ministre të arsimit. Dhe përsëri një “analizë” e çoroditur, që s’i gjen as bishtin as kokën nga ta kapësh. Z.Stefani nuk ka si ta dijë se unë kam qenë e jam një kritik edhe më i ashpër se ai ndaj z.Berisha dhe politikave të tij, dhe këtë qëndrim e kam bërë të njohur publikisht në libra e artikuj, brenda e jashtë vendit, qysh në fillimin e viteve 1990 e deri vonë. Por padija e tij nuk është një argument që unë të kem zellin ta përdor kundër tij; përkundrazi, nëse z. Stefani kërkon të marrë flamurin e antiberishizmit, këtë “meritë” ia njoh pa problem. Veç nuk është as i pari, as më i spikaturi. Shumë të tjerë, realisht më të zotë e më trima se z.Stefani, e pretendojnë dhe e meritojnë“kampionin” e antiberishizmit.

Z.Stefani gabon sërish kur, këtë herë, veç Fromm-it dhe Arendt-it, “fut në lojë” edhe Hegelin e Hitlerin (!), duke bërë analogjitë dhe arsyetimet më absurde e më groteske në funksion të “analizës” së tij. Për Hitlerin, pa dyshim, ka lexuar ndonjë gjë, por Hegelin e njeh veç si një emër të madh në filozofi, të cilit s’i ka lexuar ndonjë vepër. Unë druaj se z. Stefani nuk e ka idenëse sa filozof i vështirë është Hegeli, për të pasur kurajën ta citojë atë. Edhe vetë Bertrand Russell-i thoshte se “Hegeli, si çdo gjë hegeliane, nuk është i lehtë të kuptohet”. Por, për z.Stefani duket se nuk është kështu. Ai, madje, e asocion Hegelin me projektin e Europës së Bashkuar! Ndoshta diçka ka dëgjuar për Immanuel Kant-in dhe idenë e tij për krijimin e një federate europiane shtetesh demokratike, të ngjashme me BE-në e sotme, por këtë, nga padituria, ia atribuon Hegelit.

Stefani i lidh qëndrimin dhe kritikën time ndaj sulmeve të tij për ministren e arsimit, znj.Nikolla, me “synimin” që gjoja paskam unë për të fituar një pozitë a një vend pune të paguar mirë në administratë. Edhe punë në administratë, edhe të paguar mirë! Ku jeton vallë ky njeri, që i thotë vetes gazetar, që nuk e di se sa pak paguhen nëpunësit e administrates shqiptare?! Sa mjeran është ai njeri që nuk arrin dot të shohë as përtej hundës së tij.

Mua dhe ju, z.Stefani, na dallojnë e na ndajnë njëmijë gjëra. Ndër to bëjnë pjesë edhe motivet dhe idealet që na udhëheqin në jetë. Edhe njohuritë e përvojat jetësore nga nisemi dhe mbi bazën e të cilave punojmë e jetojmë. Edhe e shkuara, edhe sotmja, edhe ajo që vjen pas. Ndër to bën pjesa edhe puna që bëj unë dhe ajo që bën, ose nuk bën ti. Dhe unë nuk do ta ndërroja punën që bëj me asgjë tjetër, siç nuk do e vija integritetin tim në kandar për asgjë tjetër. Edhe diçka tjetër. Meqënëse në shkrimin e djeshëm, për të argumentuar sulmin tuaj të egër e të pajustifikuar ndaj një zonje, si ministria e arsimit, ju thoni se “politika nuk ka seks”, unë ju them se qëndrimi juaj në këtë rast mban erë seksizëm dhe, si i tillë, është tërësisht i patolerueshëm.

Z.Stefani replikon me dikë, të cilin duket se nuk e njeh aspak, veç si emër. Shkruan përsëri dy faqe gazete, sepse vuan nga diarreja e fjalëve dhe mungesa e mendimit dhe përsërit, me ose pa vetëdije, një pjesë të gabimeve që bëri në “analizën” e parë. Mua më quan filozof dhe e përdor këtë fjalë rreth 30 herë në shkrimin e tij, por vetëm dy herë e vë në thonjëza. Nuk e di nga e polli këtë term, pasi unë vetë asnjëherë nuk kam guxuar ta quaj veten filozof dhe nuk jam i tillë. Por kjo ka pak rëndësi. Edhe nëse z. Stefani mendon se jam filozof (me ose pa thonjëza), kjo sërish dëshmon sesa pak e njeh ai personin me të cilin bën “polemikë”.

E vura në thonjëza fjalën “polemikë” sepse ajo çfarë ka shkruar dje z. Stefani për të mbrojtur “nderin” e tij prej analisti mund të jetë çdo gjë, por vetëm polemikë nuk është. Ai nuk di të bëjë polemikë; di vetëm të shajë. Teksti që ai ka shkruar i ngjan një rrobe të grisur, të mballosur keq, me një duzinë vrima që s’ke nga e kap. Një prozë e mërzitshme, e ndarë në 12 paragrafë të gjatë, çdonjëri prej të cilëve “sqaron” një çështje, “mbron” një tezë të caktuar, ose “hedh poshtë” pikëpamjet e “filozofit” Tarifa. Njëri ndër këta pragrafë është veçanërisht i rëndësishëm për z.Stefani, pasi i shërben atij si guri i alkimistit. Në të, ose përmes tij, z. Stefani “rizbulon”, pas më shumë se një dekade, “çështjen Tarifa” dhe, me ndihmën e një gazete të kohës, shndërrohet në një Don Kishot që lufton me mullinjtë e erës. Ajo çfarë për z.Stefani është një faj “i provuar”, për Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë nuk ishte asnjëherë i tillë. Si mundet vallë t’i ketë shpëtuar këtij gazetari “vigjilent” dhe kasneci të “së vërtetës” lajmi që gjykata më e lartë e vendit, shumë vite më parë, i ka rrëzuar tërësisht si të pavërteta “provat” të cilave u referohet z. Stefani?! Si qytetar i këtij vendi kam të drejtën morale e ligjore ka kallzoj penalisht z. Stefani për shpifje publike ndaj personit tim dhe për mashtrim të opinionit. Por, për shkak se këtë e bën nga padija, kësaj radhe e mëshiroj.

Stefani i mungojnë tërësisht si informacioni i saktë e i besueshëm, ashtu dhe integriteti profesional e ndershmëria ndaj publikut, dy tipare esenciale për çdo gazetar të vërtetë. Detyra e çdo gazetari është që të jetë i përgjegjshëm. Ai duhet të zbulojë thelbin e një çështjeje dhe jo të mbllaçisë ato ç’kanë thënë e ç’thonë të tjerët, pa marrë mundimin dhe guximin t’i shkojë së vërtetës deri në fund. Dhe t’i shkosh së vërtetës deri në fund është njëlloj si të shkosh në vijën e parë të frontit gjatë një beteje, jo të fshihesh si urith kafeneve apo pas hijes së të tjerëve. Të shkosh në vijën e parë të frontit për të kërkuar të vërtetën është një detyrë e rrezikshme, por është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta. Dhe vetëm e vërteta na bën të lirë dhe na mban të lirë. Jo llogjet dhe sharjet vulgare si ato të z.Stefani.

Share This Article
55 Comments
  • Z.Tarifa.Ju jeni nje Prostitute Intelktuale.Prostitutat Klasike Karnale jane shume me te nderuara se Prostitutat Intelektuale.Z.Stefani eshte nga te paktet gazetare ne Shqiperi qe numerohen me gishtat e njeres dore qe thote te verteten paster dhe qarte.

    • Ky Filo-cofi ka bonum nji Replik qi neve ne’Sauk i thona-;
      smulohet muti me shurre.
      Jo or filo-cof,ti je nji pul e dhjeme dhe mos kakaris hiç fare.

      • Tarifa akuzon Stefanin! O NENE, O NENE!
        Sepse mu kujtua Cajupi:
        O LULO, LULO MALESORI;
        ME NDEROVE DUKE SHARE…
        TE ME SHASH BABA TOMORE
        E T’ME LEVDOSH S’ME VJEN MIRE,
        SE MALI QE KA DEBORE
        NUK FELLIQET ME KELLIRE….
        Lulo Malesori ka edhe meritat e veta, por ky i yni vetem kellire. Dukdt sikur i ka vene vetes qellim qe te nxjerre me ne pah meritat jerezore te Stefanit.

    • O Filo-zof megjiths kom 1000,tash pune e lexova dhe shkrimin tat tek Mapoja.
      Un mundohem me ken e drejt right me njerzit e ndershem dhe te sinqert.
      Por po ta thom troç fare,çfar tu desh more halldup qi e krun me Andrea Stefanin.
      Ai nuk asht akademik,por ne ndryshim prej teje ai e don Shqypnin,dhe i djeg shpirti kur shikon se Ministret e Rilindjes shkojn dhe i bojne temena Berishes.
      Po si nuk te vjen turp,kur ti e din shum mir qi ne kemi mbet te fundit ne Evrop,po po te fundit si popull dhe si komb.Dhe kjo fale Hajdutit dhe Kriminelit Berisha qi e dogji dhe e shkataroi kete vend nga themelet.
      Turp te kesh.
      Fjalen Maskara e meriton mbas fjales Hajdut..

        • Um jom e nershme nuk shkoj me ana-lista ,veç me pulitikan bith-nezmena si puna e Doshit dhe Ndokes 😉 .
          Stefani i shkret munohet me rregullu ket bot dreqi te shkaperthyme pulitikanesh primitiv.
          Andera Stefani nuk ma furnizon aspak fantazin teme seksuale,..,por vetem shpirtin tem per nji politik ndryshe,..,ma te mire ne sherbim te prosperitetit te Shqypnis

    • Shoke!Shoke, çdo te benim pa Berishen?!!! Ku do te hanin Stefani, Tarifa e soji e sorrollopi i tyre?!!! Unitet, vellezer te Idealit! Kulaket jane gjalle…

  • te dy palet llafazane, le t’ia shkruajne njeri tjetrit ne e-mail keto ‘fraza brilante’ , publikut as i interesojne fare; thelbi i problemit po, por jo lajle-lulet narcistike per t’u dukur koke e madhe.

  • Nuk e lexova artikulli e ketij inxhinierit apo filozofit, pasi ne Shqiperi burrat meren me llafe me keq se grate…me tha…ja thashe…e lagu…se lagu…Ky protagonisti ja ka luajtuer zotin fondeve te ambasades tone ne Washington. Prej nga vjen e me cfare flitet per te ben mire mos te haje mut shum. Ka patur boll vemendje ndaj tij, keshtu qe e ka kaluar me kohe pozicionin e protagonistit.

  • Nuk ja vlen debati midis Stefanit dhe Tarifes! S’ka bosht s’ka kollone ,eshte bosh! Kujt i plasi se c’mendon Stefani dhe Tarifa?!

  • njelloj jeni me Stefanin zoti Tarifa, te papergjegjshem qe dini te shkruani, nuk e meritoni as titullin gazetar aq me pak analist. Mashtrues e inatcore, qe ziheni si gjelat ne media, here me nje flamur here me nje tjeter, servile te pushtetit te majte se aty jeni ushqyer e “fryre”, lakmitare per ndonje post publik, dhe do vazhdoni te shkruani derisa te beheni diku ambasadore, ministra apo zevendes. Rujna Zot nga soji juaj!

  • Mos u merakosni per Z. Linditë Nikolla. Ajo ka thene nje te vertete qw nuk do prova, sepse ajo qw wshte thenë nga kjo zonje e madhe është gati e vertete aksiomatike.

    • o lindita ministrja
      a eshte e vertete qe ia vodhe nja 50 mije paund asaj mikes tate qe jeton ne Londer dhe u kapet per lesh koke ne zyre?
      Thone qe ka dhe pergjime ku burri jot pranon parate qe i keni mare per ta bere drejtore

  • Zoti artkullshkrues kush eshte konkretisht idea e shkrimit ? Jane te besdishme per lezuesit ky e ai filozof. Stefani te ka drejtuar nje akuze direkte : ” Jeni larguar si hajdut ( e thene thjeshte) nga detyra si ambasador nga ambasada shqipetare ne Washington.) Perpara cdo shkrimi duhet ti pergjigjeni kesaj akuze dhe nese eshte e vertete nuk ke te drejte morale te akuzosh Stefanin e te shkruash. Nese eshte si gjetja e qenit te ngordhur duhet ta argumentosh. Persa i perket punonjsve buxhetore nuk ka njeri qe nuk e di se nga kjo kaste kane dale e vazhdojne te dalin milionere ne Shqiperi.

    • Hej B, mua jo se me rruhet shume per kete Tarifen, po ai ne ka gje qe i pergjigjet sakllam eshte puna e ketyr akuzave qe na qenkan hedhur poshte nga Gjykata e Larte e Shqiperise. Per te tjerat shto uje e shto kos rritet niveli i dhalles.

  • Te dy jeni lodhur shume per te ulur njri-tjetrin ne syte tane.Mua m’a mbush mendjen me teper z.Fatos Tarifa.Ka me shume fakte dhe di t’i argumentoj para nesh.Sa per ministren e Arsimit mendoj se i ka shpetuar ajo shprehja qe: ai burri i Vici-dolit paska merite per sjelljen e demokracise ne vendin tone!!!Kete mund t’a thote para nxenesve te shkollave 8-vjecare,te tjeret nuk e besojne.

  • Kujti hyjne ne pune keto grindje qe beni ju te dy.
    Ju i shkruani ne gazeta vetem per te marre para, prandaj me tautologjira pa fund na çani drasen qe te dy. Ju vetem mburrni veten tuaj duke share tjetrin.
    Sigurisht qe z. Tarifa ka epersi ndaj Z. Stefani, sepse Tarifa i pare dhe ky i dyti , ka sherbyer si mastiço e vendosur ne mes karrikes dhe prapanices se atyre qe kane pushtetin. Kete rol kerkon te beje edhe Stefani, por nuk ja leshon liçencen Tarifa Fatos.
    Ndaj fillon gernja. Kujt i plasi per juve , por thyeni qafen e mos na orgusni me broçkulla qe bien ere.

  • Ore pse nuk shkembeni adresat e E-Mail dhe i shkruani njeri tjetrit sa te doni dhe keshtu sna cani derrasat edhe neve. I ka zene mania te gjithe ne kete vend per te treguar se jane dikushi, ose dikush tjeter. Stefani te pakten nuk ka qene kurre legen i Sali kriminelit. Kurse ti Tarifa, te ma falesh eee, po mua me dukesh tipiku i “profesorit” te sotem, dmth tip kurve qe bredh mbas pushtetit.

  • Na ishte njehere nje,,,,derdellites,

    nese nuk ka vdekur,,, ai po derdellit akoma. Kur “filozofeve” hajdute fondesh, nuk u mbetet asgje tjeter ne jete vec derdellitjes, atehere jemi tek TARIFA.
    As kollaret dhe veshjet firmato, as permendja e figurave dhe personaliteteve si Arendt, Fromm apo Hegel, nuk i vjen dot ne ndihme derdellitesve.
    Eshte “semundje tipike shqiptare”, kjo e ilustrimit te frazave personale me pasazhet e ketij apo atij filozofi apo njeriu te shquar. Eshte perpjekja e njerezve te dobet, per ti thene kritikeve,,,shihni ketu,,,kete nuk e them vetem une,,kete e thote edhe Fromm.
    Nuk di qe Fromm, Hegel apo Arendt,,,ti kene botuar librat e tyre, me fondet e vjedhura, qe kishin destinacion ambasaden gjermane ne SHBA?
    Per ne te tjeret, qe nuk jemi pjese e “filozofise se kulluar shqiptare”, mbetet per tu kujtuar, se Fatos Tarifa, eshte abuzues fondesh, asgje me teper.
    Sa i perket tezes se tij “filozofike” se Berisha na qenkesh njeri me merita, ne kete cerekshekullin e fundit shqiptar, kjo nuk te habit. Hajduti mbron kriminelin, sepse mendon se po te tregohet meshire me figuren e te dytit, do dale edhe vete i palare.
    Vazhdo derdellitjen Tarifa. Shqiperia drejtohet per momentin, nga njerez si Ju. Eshte per te vene ulurimen, por nuk kemi force per te reaguar ndryshe. Na duhet tu durojme.!!!

  • Ky tarifa eshte vertet bosh,sorollatet anes e anes dhe nuk perqendrohet ne kritikat qe i ben Stefani per mbrojtjen qe i ben Berishes dhe ministres qe ka zemeruar mbi gjysmen e shqiptareve.Tarif Ju duhet te thoni se ne vleresimin qe bet per berishen u ndodhet bosh.Ne kete shkrim thoni se Ju ja kaloni Stefanit ne luften tuaj kunder Berishes dhe ne nuk po ju kuptojme se ne te parin shkrim e vleresoni tani thoni se e luftoni ne veprat tuaja por ne nuk i njohim si njohim qendrimet konsekuente pa lekundje te Stefanit kunder berishes qe kur ky ishte ne Pushtet.Ju thoni se keni luftuar me shume se Stefani dhe na tregoni se jeni me trim se Andrea.Ketu genjeni ne mes te dites.Berisha e ka hale ne sy Stefanin dhe e ka cilesuar kete, ndersa per ju nuk ka thene ndonje gje deri tani ndoshta do tju versulet pas ketyre dy shkrimeve qe i “keni prishur qetesin”.Nuk na pelqen sorollatja juaj ne kete replike qafe me qafe e breg me breg.Ju mbroni dhe Vleresoni Berishen dhe gafen e pariparueshme te minisres se rastesishme si etille.Kush mbron Berishen eshte njesh me te ne te gjitha krimet qe i jane bere shqiperise e popullit shqiptar gjate ketyre 25 vjeteve dhe ju deri tani jeni rrjeshtuar ne ate krahe ne mrojtje te berishes.Une jam i mendimit qe polemika te vazhdoje deri sa te bindet tarifa se vazhdon te thelloje dekadencen e tij edhe ne kete replike mjerane dhe mos te vazhdoje me tej verberishte e te reflektoje se deri tani 95% e opinioneve jane me Andrea Stefanin kunder Tarifes.Prandaj te vazhdoj kjo replike dhe Dyringu(Tarifa) te rrezohet e te braktiset nga opinioni e nga funksionet si Duringu dikur nga universiteti i Laipzigut.

  • Si nuk te vjen rende o njeri qe del ne publik. A mund te vidhet ambasada, ambasador i se ciles ti ishe? Auditi i ministrise jashtme punodisa dite ne Vashington e vjedhjet e tua jane te dokumentuara. Ke braktisur familjen me gemij ne moshe te madhe, sepse dashnoret jane me te mira se gruaja jote nje zonje e nderuar. Turp.

  • Nje gje duhet te kuptje zoti Tarifa: Eshte e vertete se ti je antiBerishist, por kete lufte e ben nen sqetullen e “partise meme”, dhe kete lufte nuk e ke bere pa shperblim…, ne te kundert zoti Stefani e shume bij te tjere nenash, kane sakrifikuar per te thene te drejten dhe per te mbrojtur demokracine ndaj nje monster si Berisha, aq sa kane rrezikuar edhe jeten e familjet e tyre. Ndersa ti zoti Tarifa, pret sa te dale “tarifa” e radhes, te tjerat jane demagogji e lojra fjalesh, qe eshte e aftesise tende.

  • Po a nuk ky vete personi qe hapi i pari debatin me z. Stefani me qellim per te kundershtuar mendimin e lire te tij? Si shpjegohet qe ketij njeriu te papergjegjshem dhe pa kurrfare kredibiliteti per shkak te dyshimit te pjesmarrjes ne afera korruptive kur ishte ambasador na e paska djegur miza nen kesule, pavaresisht se kritiken e analistit nuk i drejtohej atij personalisht, por ministres?

    Fakt eshte se deklarata e saj ishte aq e papeshuar dhe aq qesharake sa qe nuk u kritikua vetem nga disa gazetare dhe analiste, por nga mbare opinioni publik. Atehere, si filozof i Partise se Punes qe eshte, a mund t’i pergjigjet shkurt pyetjes, se cili eshte vertet motivi qe e ka shtyre nje ambasador te pushuar nga puna per pervetesim te fondeve te preokupohet, sa t’i dale bile per ndihme nje personi tjeter, qe posedon bile nje post ministror? Nuk ishte ajo ne gjendje t’i dilte per zot vetvetes? Pse atehere na u qenka dashur patjeter nderhyrja urgjente e nje personi me pak te pabesueshem dhe me me pak integritet?

    Apropo integriteti! Meqe filozofi i nderuari nuk e ka shume problem te perdore fjalor banal, me qe ky sic do te shprehej ne nje bisede pazarlleqesh te botuar ne shtyp “nuk e rruan dhe shumë ****ën…”, meqe ky njeri nuk e ka problem te ofendoje analistin e nderuar me lloj-lloj banalitetesh (“litle man, mizantrop e mediokër, etj. etj.”), me qe ky njeri s’e ka per gje te ofendoje dhe ish-koleget e tij “xhuxha”, atehere, mua si lexues i thjeshte dhe absolutisht neutral ne gjykimin tim, nuk me mbetet gje tjeter vecse t’i them, qe perpara se te hahesh me fjale me z. Stefani duhet te kthjellohesh por jo vetem kaq. Edhe te pastrohesh…

  • O Tos Tarifa akoma si le keto budallalleqe si prostitute qe je.Te njohim se cfare malli je,pseudo intelektual,qe tani e quan veten edhe diplomat,dhe pro. dok. etj etj.O Fatos,iken ato kohe qe me bythlepirje u bere edhe ambasador,hajdut ambasade etj etj.Se kemi tipa si ty eshte ne kete derexhe Shqiperia.

  • Replike mjaft e dobet. Asnje argument. Tarifa nuk ben asgje tjeter vecse diskrediton vetveten. Ptu cfare vemje.

  • Z Tarifa ti qenke bir Selmani nenes c’te te qaj me pare, dhe te mendosh qe injorante si ti kane perfaqesuar vendin. O MY GOD

  • Fatos ti e mesove se kush ta ngriti kurthin ne Amerike Sandri me Fevziun ata ta incizuan pazarin qe beje me biznesmenin dhe ti si ” Bure ” qe je vajte tek emisjoni i Fevziut si qen i rahur
    Çfare mut buri je ?
    Kritiken qe ben Stefani per Ministren ishte shume i drejte dhe nuk pritej qe ti ti dilje ne mbrojtje vetem ashtu si thote Stefani ti besh elozhe Ministres per ndonje roge me te mire te tjerat nuk na interesojne ju jeni thjesht nje burec qe nuk le rast per te perfituar ashtu si bere kur ishe Ambasador ,sa per pafajesine qe ke mare kete e besojme qe ti ke qene ” viktime “

  • z Andrea Stefani esht i vetmi gazetar qe ka mbajtur nje qendrim qe nga fillimi i demokracise dhe deri kesaj minute ju z;Tarifa mund te kini tituj shkencore si shum te tjere por Andreas i vjen anes per guximin qe ka treguar nder vite neper gazeta,neper televizione neper analiza te ndryshme z.Andrea ka qen i njejte i drejperdrejte dhe me ze te larte mund te mos kete shkruar shum llafe gazetareske fillozofike e servile por ja qe tani pelqehen me shum fjalet e thjeshta ,te verteta ,te guximshme pa mare parasysh kostot e peshkaqenve qe kritikon KY ESHT ANDREA STEFANI PER MUA QE E DEGJOJ ME SHUM RESPKT PER GUXIMIN QE KA TRGUAR DHE TREGON

  • Ne kohen qe ky bandill ishte ambasador vajza Ime meqenese ishte nje vashington mendoi te bente nje vizite nje ambasade .Ambasada nje dite pune ishte e mbyllur.
    Nga ky bir I institutit te studimeve ML nuk pritet te jap mend.Nuk jep dot ate qe nuk e ka.

  • Mos eshte i biri i Sefo Tarifes ky?
    Ne kete rast se si eshte nje shprehje e lashte m.. i jati m…i biri…

  • Ca titujsh ka ky Tarifa! I ka marr ne kohen e Lindites me padrejtesi prandaj del dhe e mbron. Pabesia e tij qendron ne faktin se sulmon njerez te ndershem si Stefani. Dhe nga niveli ku e ku me Stefanin.

  • Ne kete shkrim ne llojin e nje replike, kunder replike, shfryrje inati, ne formen e nje pergjigjeje ne distance, çdo gje mund te gjesh vetem mendim intelektuali qe fatkeqesisht ka qene perfaqesues i Shqiperise si ambasador ne nje vend te madh, nuk mund te gjesh.
    Nje tog fjalish te ndertuara mbi nje grumbull fjalesh te mbledhura nga gjithefare fjaloresh, duke filluar nga ai i shkolles fillore, tek ai i filozofise dhe duke perfunduar tek fjalori i xhepit i Edmond Tupes.
    Si nje stive drush te stivosura pa kurrfare rregullsie, ku mund te gjesh jo vetem dru te shtrembera dhe te drejta, te thata dhe te njoma, te kalbura, por dhe te llojeve te ndryshme nga gjembat, ferrat, shkurret, dushk dhe shkoze dhe deri tek ndonje rrenje shelgu.
    Megallomani in extremis.
    Nje paraqitje ekstra fodulli qe duke prezantuar emra filozofesh si Hegeli apo Kanti pa kurfare reference, rreket apo perpiqet te prezantohet si filozof prej verteti dhe jo ne thonjeza.
    As me shume dhe as me pak por me kete shkrim, Tarifa e prezanton veten si perfaqesues i personazheve qe perbejne mjerimin e filozofise por jo vetem por dhe te intelektualeve te zakonshem qe kurrsesi nuk mund ta ulnin pjacen e intelektit te tyre ne kete fare feje.
    Akuzon per fyerje apo per sharje kur nga kreu deri ne fund nuk ka asnje lloj argumenti qofte per tu mbrojtur dhe qofte per te kundershtuar, perveçse nje lumi te tere sharjesh dhe fyerjesh.
    Don Kishotin e Mançes te Servantesit ja referova ketij filozofi ne komentin tim ne shkrimin e Stefanit, per t’i thene edhe diçka tjeter.
    Nuk mundesh qe furçen perkedhelese ta prezantosh si gryke arme.
    Ujku eshte ujk dhe kush synon ta prezantoje si qen shtepie eshte ose qorr ose batakçi.
    E konsideron veten antiberishst por duke i njohur vlerat e Berishes qe jane jo vetem antivlera por dhe magazine krimesh dhe tradhetie kombetare.
    Me falni po ku eshte antiberishizmi ketu?!
    Paska bere libra dhe artikuj antiberishes kur ia ka dashur halli por kontributet e Berishes per shkaterimin e nje populli dhe endres se tij e konsideron pozitive.
    Njelloj si pashai i tij, Edi Rama qe “evidentoi kontributin” e Berishes per çlirimin e Kosoves duke furnizuar makinerin vrastare te Milosheviçit!!!!
    E ne kete pike mbase nuk mund t’i ve faj ministres Nikolla qe ndjek linjen logjike te shefit te saj, pa e ditur, ose i pelqen te beje te padituren, se kush mbron fajtorin apo kriminelin nuk mundet asnjehere te perfaqesoje viktimen qe eshte populli dhe vota e tij.

  • Fatos Tarifa pacavure pseudo intelektuale. Pati fat qe nuk perfundoi ne burg, por mbase do Ishte me vend te hapej hetimi serishem.

  • Dita ben shume mire qe i jep hapesire replikes. Por Andrea i replikoi nje artikulli ku pa sensin e mases zoteria Tarifa e cilesonte burre te vogel, me nje fjale, burrec ngaqe kritikonte ne shtyp deklarimin e ministrit Nikolla mbi kontributet e Sali Berishes ne demokraci.z.Tarifa mundet fare lehte te zbuloje se polemike rrjedh nga polemos dhe per te bere lufte lypset te matesh mire shenje.Se pari, kritika e z.Stefani qendron, biles edhe z.Tarifa paska qene kritik i madh ndaj Berishes, me nje fjale, bie argumenti i ministri Nikolli qe Berisha paska kontribute, se ndryshe pse do ishte antiberishist Tariffa? Atehere, pse i del burrec Andrea, kur AQ me teper konkluzioni se Berisha ishte antidemokratik paska qene bindje me e heret e z.Tariffa? Rrjedhimisht te shkon mendja qe z. Tarifa eshte leshuar ne kos me lugen ne brez ne mbrojtje te nje tarafi(me cmimin e tarifes)per nje argument te kundert me bindjen e tij. Meqe kam lexuar pak nga Hegeli, mesa di ai kishte bindjen se Evropa mund te behej nje unitet, biles kete mund ta bente Napoleoni, bashkekohes i tij, duke e adhuruar Napoleonin. Nuk me rezulton qe Andrea te jete gabuar, megjithese Popper ka nje teori mbi gabimin, se nuk ka rregull mbi moshen apo titujt, biles nje nga vetite me te uleta te intelektualit jane ligesia dhe nihilizmi.Qe mos te shkoj gjate e kam te qarte se z.Tarifa ndofta deshi te beje engjellin mbrojtes te ministrit Nikolli, ndofta veresie apo me pazar te mire, vecse po e ngacmove grenxen do hash ndonje thumb. Dhe thumbat e Andreas nuk jane gudulisje prej burri te vogel; kjo duket qarte! Mesa duket, profesor doktori duhet te provoje ti beje shpenzimet mbi kurrizin e tij dhe jo mbi personalitetin e tjetrit. Nje aforizme thote qe njeriu do ta provoje njehere varferine, nese jo ne rini do i ndodhe ne pleqeri. Ndofta fjala eshte per varferine intelektuale, ku titujt peshojne shume por dobishmeria eshte pakogje.

  • TAUTOLOGE E SHARLATANE

    Ne “çarçafin” e sterzgjatur te Stefanit, nuk tentova te shprehja idene time, sepse ne kohen kur jetojme eshte humbje kohe te lodhesh me lexime “as te dobishme, e as fitimprurese” , siç ishte artikulli ne fjale.

    Per hir te se vertetes, jo asaj te ketij sharlatani me emrin Tarifa, mu desh ta lexoja per te kuptuar me mire dy kendveshtrime diametralisht te kunderta mbi kontributin teresisht kriminal e antishqiptar te serbo-malazezit Sali Shiqere Berisha, ne kete çerek shekulli te shkerdhatokracise shqiptare te imponuar.

    Me beri pershtypje faqebytheqendrimi i sharlatanit Tarifa lidhur me hajdutllekun e parave te shqiptareve kur, perifrazoj nje thenje te Quinto Orazio Flacco-s, i njohur si Orazio – poeti roman i para-fillimit te eres tone (A.C.), “Omne tulit punctum, qui miscuit utile dulci, Lectorem delectando pariterque monendo”, qe thene ne gjuhen shqipe mund permblidhet ne frazen e huazuar e te pa vend te Stefanit “dobi e interes”, referuar kohes kur sharlatani Tarifa ishte ambasador ne USA.

    Per te ngelur ne temen e perdoruesve “me qetesi e dashuri” te çdo termi filozofik qe ne pamundesine per ta shmangur e kane gjetur ne “studime-leximet” e tyre karakter formuese, shprehja e Orazio-s nuk eshte “tautologji”. Me shume eshte nje rregull makiaveliste e shkerdhatokrateve te tipit Tarifa, qe edhe “seksizmin” e ngaterron me “seksin e engjejve (Abu Melekeve – alias Engjell Agaçeve) te pa seks”!

    Nje shprehje tipike te “tautologjise” e ka ndeshur çdo shqipfoles ne aventuren per te mesuar gjuhen angleze: “the blackboard it’s black” – derrasa e zeze eshte e zeze! Kjo eshte nje fraze tipike e tautologjise, “çarçafe” shkruesi Stefani, mos ofendo njohurine njerezore deri ne kete banalitet!

    Ndersa ky sharlatani i ashtuquajtur “doktor profesor” (wow !) Tarifa, me kujton te tjere qelbesira qe dhunojne te ardhmen e shqiptareve-studente te detyruar tu nenshtrohen qelbesires-filozofike te ketyre biçimeve te super paguar me taksat e shqiptareve, Gjana dhe nje tjeter nga Mitrovica, “profesore” ne Universitetin e Tirones, qe nuk mungojne tu thurin lavde per deri nazisteve hilteriane!

    Shkerdhatologu Tarifa, ashtu siç pretendon se i paska dhene te drejte shpura kriminale e gjykatesve te larte, per vjedhjen e tij kur “argetohej e fitonte para duke vjedhur” ne amerike, ashtu edhe i atribuon nje shprehje te pa thene Stefanit ne lidhje me Hegel-in si “i pari filozof qe hodhi idene per Bashkimin Europian” … duhet ta lexoje ne gjuhen shqipe qe me sa duket e ka mesuar nen hijen e plepave tek Shkembi i Kavajes.

    Pa vene ne dyshim qellimin kriminal te ndersheshases Nikolli (ka lindur ne periferine e pertej Fanit te Vogel te Rreshenit ne Mirdite), apo te llapazanllekut te Fuges ne tubimin tek Nishan-shtate-emrori, pa lene menjane mizerabilitetin e nje tjetri “filozof-geshtenjash te pjekura” Mark Marku, Tarifa duhet konsideruar me kuptimin e plote te fjales sharlatan profesionist i ekstemizuar ne shpifje e manipolim te se “vertetes qe te benka te lire”!

    • Xume Protokaka kerkon te na tregoje se qendron mbi te gjithe. Por eshte aq i thare nga trute sa nuk di as te lexoje. Ai pohon se nuk e ka lexur shkrimin e Stefanit. Demek kaka e tij e madhe smund te lexoje nje carcaf dhe nderkohe ben kritiken e carcafit qe se ka lexu. Prandaj edhe tautologjine banale “dobi e interesit” qe e ka shkruajtur Tarifa dhe e kritikon Stefani, Xume Protokaka ja ngjesh Stefanit. E grrr mrr e grrr e mrrr.

    • SHTO GERMEN E PARE TE KAVAJES

      e del ai qe je ne te vertete. Ti ke mesuar shqipen , gjithnje tek Plepat e Shkembit te Kavajes, po ishe ne pjesen pa hije, andaj ke mishele te mutizuar ne rradaken minuskole qe mban mbi qafen pise qe ke.

      Une fillimisht nuk e lexova “çarçafin” e Stefanit, por, siç e thashe me lart, u detyrova ta lexoj pas replikes se idolit tend te shkerdhatizuar, Tarifa.

      Po ti ndyresire nenurore, nuk ke lexuar as njeren e as tjetren, sepse tautologjine e ka perdorur Stefani, natyrisht nuk di se çfare ka shkruar ne MAPO, shkerdhatokrati Tarifa.

      Me qe nuk arrite te dallosh diferencen mes tautologjise dhe shprehjes makiavelike “transformimi i nje domosdoshmerie ne argetim”, ja te te jap edhe disa shembuj me ezaurues (tregoja edhe mamit ta’t):
      – Edi Kristaq Poet Vares Rama eshte psikopat – eshte tautologji tipike, sepse eshte e vertetuar me kartele klinike dhe dukuri te perditesuar te qendrimeve te tij ne cilindo ambjent ku na perdhunon me prezencen e tij;
      – Ilir Rexhep Meta eshte hajdut i korruptuar – eshte gjithashtu tautologji, sepse eshte provuar me video figure e ze tendenca e tij e fitimit me çdo kusht nepermjet fenomenit mafioz te korrupsionit te imponuar.
      – Lindita Nikolli eshte bije e denje nga Ndersheshazi akoma ne epoken e gurit, eshte edhe kjo nje tautologji, sepse eshte e vertetuar tendenca e saj si “cubele mirditore”, pasi mban akoma ne kembe per ate qe ndan krevatin çdo nate, te shoqin, nje fakultet qe ekziston vetem ketu tek ne dhe ne asnje vend tjeter ne bote: Inxhinjeria Matematike ! etj. etj.

      Ndersa per makiavelizmin e “riuninire l’utile al dilettevole”, perveç rastit tipik te shkerdhatokratit Tarifa qe ti i mban sapllakun e bythelarjes para dhe pas dhjerjes, nje shembull eklatant eshte: “defrimi” i Zhelefines tek mullaret e misrit te korrur te Institutit te Misrit dhe Orizit ne Shkoder, duke u paguar nga ish sigurimi i shtetit per te spiunuar shqiptaret, qofshin edhe dajallaret e saj.

  • “di-pllom-atit” Fatos Tarifa:
    “soji”(“grupim shoqeror”) yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.

    Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Tashme sa larg eshte per ju permbysja e diktatures. Nuk doni te kujtoni kohen kur u permbys diktatura, kur “vrima e miut ishte 500 grosh” per ju dhe u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve apo morret rruget e europes dhe amerikes duke perfituar edhe nga lirite e perendimit, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist, dhe ne nje moment te pershtatshem, kur menduat se e kaluara juaj u harrua, erdhet perseri ne atdheun tuaj per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar ne te si grupim shoqeror i shpifur.

    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “profesoret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji” tend per tu kthyer ne “profesoret” e saj.

    Nga “di-pllom-ate” si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe analiste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta.

    Mekati i “di-pllom-atit” Fatos Tarifa nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(nipi i hysni Kapos), “aka-dem-iku” Fuga, dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju. Heshtni! Largohuni nga jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni lirite e demokracise si dhurate te çmuar per ju!

    Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhej, sa te mos jete vone.

  • e si ka mundesi more “‘profesor doktor tarife “‘ te “duan kaq ”
    dielli duket qekur lind .beji duva ty teti sevo tarifes se ti vete nuk peshon asnje………….

  • Dhe te mendosh qe kjo polemike ( ku Tarifa si gjithnje eshte shume i vogel ) lindi per shkak te nje ” traplliku” te ministres , per te cilen kisha konsiderate… dhe do me duhet kohe te bej nje fgare rivleresimi …!

  • Z.Tarifa ne kete pergjigje nuk dhate as nje argument ku ka gabuar Z.Stefani .Ne se ju e pranoni se Sali Berisha .ka kontribuar per demokracine vetem kaq mjafton qe ju te beni pjese ne ate grup njerzish qe ushqehen me te vjellat e sali berishes .DHe per pasoje jeni futur ne ate grup njerzish qe quhen jashte qitja e KOMBIT

  • Kam nje gjykim , qe nuk e kam studjuar thelle , se s’kam pasur mundesi , por kam krijuar bindje personale , per profesionin “filozof ” , ne Shqiperi . Ne vendin tone , per shkaqe te njohura , profesioni filozof eshte konsideruar I mbinatyrshem , hyjnor , I pa kritikushem etj. Aq sa kam njohur nga kjo kategori shoqerore , kane te meta te theksuara ne karakter dhe ne mardhenie me njerzit . nuk njohin jeten reale , por vetem Hegelin , Marxin dhe Aristotetelin .Perdorin citate dhe llogjiken e vene pak ne pune . Jane inatcore extremist , sic ndodh me Fugen dhe shoket e tij . Me gjeni nje ” filozof ” shqiptar te ekuilibruar ? Filozofet , qe kane dhene filozofi dikur kane qene shume me ndryshe . Te sotmit kane problem me veten dhe shoqerine . I. Foto

  • Z.tarifa!(se mos me akuzon se ta shkruajta me te vogel shkronjen e pare)ti je pushuar nga puna si hajdut dhe gjykata e larte nuk te ka nxerre te tille!!!!duhet ta dishe se ne sondazhet e bera 85-90% e gjykatesve rezultojne te koorruptuar pra i bie qe ti 90% je nje hajdut dhe 10% i “paster”gjithsesi nuk je keq!!

  • sepse mezi ia kanë dhënë edhe atë titull…prandaj e ka me siklet të madh deri sa t’i mbushet dhe vetë mendja!

    Leqë zotëria në fjalë nxjerr një libër çdo muaj!

  • Z.Tarifa perpiqet te tregohet shume i ditur,qe ka stuhjuar shume ,dhe nuk i ka kursyer pasazhet nga autore te medhenj,per ta vene veten prane tyre. Ne te gjitha sa thote,ai nuk ka argumente,pervec sharjeve,fyerjeve,nje mendje madhesie qe rralle e ndeshim dhe dukshem shume arrogant,karakteristike kjo,per t`u imponuar,ne mungese te fakteve e logjikes se ftohte. Atij i mjafton dhe tepron fakti i gradave shkencore dhe karriera “e shkelqyer” e diplomatit,nga “lartesia” ku ka hipur,te tjeret i duken si miza.

  • O Tosi,po ta mbajti sulmo Meron apo Fariun,pse sta mban paguria?Stefani eshte pozitiv dhe Nuk te di ndonje beme qe te djeg.O student I fak.te filozofise,mbete i ceket.Per keto qe ke shkruar keto dite,Edi Rama nuk e r…. Fare,keshtu prej ti do maresh. Noc Rokun.

  • Tarifa,,,kur ministrja gabon rende ne qendrimin nda nje krimineli ,,dhe ti e mbron, ke gabuar rende edhe ti,,,kur thua nuk ka vendim gjykate per korropsion ndaj teje je I pa besueshem se gjykatat tona jane kampione te korrupsionit,,,,kur thua se ke kritikuar Berishen me kohe dhe e mbron sot duhet te shikosh veten se dukesh interesaxhi,,,,per te kuptuar se cfare vendi ze ne kete polemic gazetareske lexo komentet pas shkrimit tend. Do te doja te lexoja edhe nje reflektim te ministers per cka shkruhet per qendrimin e saj per Berishen.

  • E kam pas ndjekur F.Tarifen ne analizat e tij mbi politiken ne pergjithesi dhe me ishte ngulitur ideja per nje njeri serioz ,objektiv dhe me integritet.
    Si i tille e kisha futur ne kategorine e intelektualeve,analisteve,gazetareve qe i ” ndiqja” per cdo rast qe ata cfaqeshin ne media per te pare dhe kuptuar mendimin dhe qendrimin e tyre ne kete apo kete ceshtje,ne menyre qe te mund te arrije dhe ti te merrje nje informacion sa me serioz , sa me te plote dhe real.
    Kur papritur lexova cfar kishte shkruajtur per Andrea Stefanin ,ne kritiken e tij ndaj znj.Lindita Nikolla. Nuk munda ta besoja me ,nese ishte Tarifa ky,apo dikush tjeter. Kerkoja te gjeja nje argument per ta justifikuar,me idene se nuk ka mundesi te jete ky Tarifa qe ne njohim.
    Por gjithcka sfumohet dhe i mbush mendjen vetes ,se eshte e veshtire ne kohe te sotme ,te jesh edhe rrogtar edhe i pavarur.
    Per kete kemi raste flagrante ” te pavarsise” dhe te ” integritetit” personal nga vet politikanet. Ka qene deputet i votuar per nje program te caktuar,majtas apo djathas dhe me pas ka shkelur cdo princip ne pazare te paturpshme,duke mos u zverdhur fare,perkundrazi ” tymi” i ka shkuar drejte dhe trofete e gradat i ka shtuar.
    Cfar mund te thuash per nje nenpunes,qe eshte ” super i shtypur”!?
    E them kete me dhimbje,pasi cdo here sa vjen e pakesohet numri i intelektualeve ne kete vend,i njerzve me parime dhe integritet dhe kjo po ndodh cdo dite ,si ne kete rast, para syve te te gjitheve.
    Kur ne rrjeshtat qe z.Tarifa shkruante pashe te atakohej Andrea Stefani,nuk e di por vura duart ne koke. E kisha imagjinuar Tarifen se nese do te kritikonte gazetare apo analiste ose dhe kedo,Stefani duhet te ishte i fundit.
    E keqja ishte qe ne nje shkrim te tille,nuk gjeta asnje argument bindes qe te munt te te mbushte mendjen qofte edhe ne nje lapsus te Andreas,pasi ai ne fakt nuk kish bere as edhe nje gabim ne analizen e tij ndaj Nikolles,qe ne fund te fundit kjo e fundit me qendrimin e saj ” naiv” ndaj Berishes,u be pasqyra e ” thyer” e politikes se dites.
    Ne fakt z.Stefani si gazetar realist dhe objektiv qe eshte dhe nje nga analistet me te drejtperdrejte e me te gucximshem te deritanishem,ka qene paksa i vonuar ne qendrimet e ne analizat e tij kritike. Por gjithsesi kjo ” falet”, se ka bindjet e tij te majta.Keshtuqe rast i Nikolles jo vetem shkundi penen e tij por beri te levize mendimi i lire,fjala e lire,vete liria.
    Dhe te luftosh nje personazh te tille,ta sulmosh ate ne keto momente dhe nga zera te ashtuquajtur te ” sigurte” si Tarifa,sikur kerkohet te denigrohet qe me goditjen e pare figura e nje analisti realist,qe mban ne thellesi te permbajtjes se tij frymen ,shpirtin e shumices se shendoshe te qytetareve,duke mbrojtur keshtu dhe interesat e tyre.
    Por kjo nuk u arrit,perkundrazi,z. Fatos Tarifa na zhgenjeu ,duke zbuluar fytyren e tij te vertete ,aq sa i ben te pavlere cdo grade qe ai mund te kete,ne mungese te integritetit me te cilin ai njihej deri me sot.
    Sigurisht qe njerez te tille ne bote por me shume ne Shqiperi dhe sidomos ne Shqiper jane “filozofet” dhe gararantuesit e te keqes,te cilet sot mburren me arritjet e tyre me modelet e tyre te krijuara,qe edhe pse e dallojne te keqen boten e ndyre,me mire se te tjeret,ata pranojne te jetojne ne kete pisllik,per hir te titujve e gradave qe pushteti j’u garanton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *