Dihet që një fëmijëri me probleme ekonomike e bën jetën më të vështirë.
Por një studim i ri sugjeron se njerëzit që kanë vuajtur nga varfëria pësojnë ndryshime në mekanizmin biologjik që lidhen me funksionet e trurit, duke rritur shanset për t’u prekur nga depresioni.
Duke analizuar trurin e adoleshentëve, shkencëtarët dalluan se ata që ishin rritur në një ambient me status ekonomik të ulët kishin pësuar ndryshime në genin që lidhet me depresioni, i quajtur SLC6A4.
Këto ndryshime, sipas studiuesëve, shkaktohen nga faktorët e jashtëm dhe mund të ndikojnë në aktivitetin e geneve të një njeriu.
