Pak ditë para zgjedhjeve për kongresin amerikan në SHBA, Donald Trump ka ashpërsuar tonin në politikën ndaj emigrantëve. Sipas tij, do të duhet të aplikojnë për azil në Shtetet e Bashkuara vetëm ata që arrijnë të hyjnë në vend përmes qendrave zyrtare të regjistrimit.
“Ata që vendosin t’i thyejnë ligjet tona dhe hyjnë ilegalisht, nuk do të jenë më në gjendje që me kërkesa të pabaza automatikisht të sigurojnë hyrjen në vendin tonë”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në të njëjtën kohë ai i paralajmëroi migrantët në kufirin me Meksikën ndaj akteve të dhunës kundër ushtarëve amerikanë dhe nuk përjashtoi forcën e armëve në rast nevoje. “Po qe se ata do të godasin ushtarët tanë me gurë, ushtarët tanë do t’ua kthejnë këtë”. Trump u shpreh të enjten, se u ka thënë ushtarëve ta shohin hedhjen e gurëve si armë. Por një zëdhënës i Pentagonit nuk pranoi të bënte një deklaratë, se si do të silleshin trupat amerikane në kufi ndaj migrantëve. Ushtarët e kanë të drejtën për vetëmbrojtje, tha ai.
Dekret për imigrimin
Donald Trump kërkon javën e ardhshme të nxjerrë një dekret presidencial për imigrimin. Por ai nuk i ka bërë të ditura detajet, po ashtu nuk është e qartë, nëse këto plane përkojnë me ligjet amerikane në fuqi.
Aktualisht mijëra vetë kanë marrë rrugën nga Amerika Qendrore përmes Meksikës në drejtim të kufirit amerikan. Ata i ikin dhunës së bandave dhe gjendjes së vështirë ekonomike në vend. Trump theksoi, se këta migrantë nuk janë “azilkërkues legjitimë”, sepse nuk e kanë pranuar ofertën e qeverisë meksikane për azil. Demokratët në opozitë e akuzojnë presidentin, se po e ndez frikën ndaj migracionit ilegal për t’i ndihmuar republikanët të fitojnë vota në zgjedhjet për kongresin më 6 Nëntor.
l.h/ dita

PRESIDENTI TRUMP NUK ESHTE SI EDI RAMA, KILLER DHE VRASTAR QE UDHEROI RENEA-N SADISTE GJE GJAKATARE TE QELLOJE NE MISH NJERIU,
por:
presidenti Trump nuk eshte as si Sali Berisha qe urdheroi Garden e tij te qelloje me plumba kallashi mbi turemn e protestuesve qe Edi Rama e kishte nxjerre ne bulevard si “Mish per top”
dhe:
Presidenti Trump nuk eshte si KILLERI Enver Hoxha qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe Edi Rama e mban si HERO kombetar me gjithe Piramiden e tij Famekeqe ne mes te Tiranes duke dekoruar papushim xhelatet e tij me medalje trimerie dhe duke u shtuar pensionet e rezilit te kriminelave komuniste.
Foto sa 1 mije fjale.
Ja ku jane emigrantet hipur mbi murin kufitar, tallin bythen e bejn self, kerkojne te bejne Ameriken han pa porta te njellojte si shtetet e tyre plehra.
Kane rene ne “hundelesh” per lesh do te ikin.
Edi Rama eshte personalitet ,laj gojen kur flet per ate , eshte person me horizont dhe largpames, me culture te larte dhe me zemer te mire punon per te miren Shqiperise dhe per popullin , eshte tolerus . te hape ruge kur te pjell me kafshet. Enver Hoxha ka qene burre shteti dhe nuk lind me nena.Dhe sa per karvanin e emigranteve , eshte hera e pare ne historine e Amerikes qe ndodh ky problem ,kjo mund te jete e kurdisur se jane zgjedhjet .