VARGJE….

Ornela

Vetëm

Dje vetëm,
Sot vetëm,
Nesër vetëm…

Pa vdekur,
Mikja ime,
U tretëm…
1998

I mjafton secilit

Nuk mund ta dëgjoj,
Sot unë zilkën tënde,
Se këmbora ime,
Këmbanë buçet,
Kur ka rreze drite,
S’duket dritë hëne.
I mjafton secilit,
Pikëllimi i vet.
1997

Dhe hasmi u bind…

Dhe hasmi u bind,
Që s’jam dru i shkundur,

Ndaj nxitoj si xhind,
S’kam kohë për të humbur.
1997

Nuk jam gjithkushi

Nuk jam gjithkushi,
S’jam limonadë,
Jam raki rrushi,
Mbi njëzet gradë…
1998

O popull…

O popull që mbush qelitë,
Mos rri i brengosur,
Se Krishti kur lart u ngjit,
Burgun ka burgosur.

Mos e torturo më trupin,
Trupin dhe shpirtin,
Braktis thikën dhe barutin,
Kërko Jezu Krishtin…
1998

Gjarpëri…

Që prej qindra vjetësh,
O njerëz të varfër,
Te kolltuku i lartë,
Merr frymë një gjarpër…
1998

Fluturimi…

Fluturon shqiponja,
Gjer tek ylli i artë,
Dhe e ngre folenë,
Në majën e malit,
Fluturon mushkonja,
Në llum e në baltë,
Dhe e ngre folenë,
Nën bishtin e kalit.

Po çudi e madhe,
Në Shqipërinë time,
Këto, që të dyja,
Quhen fluturime.
1998

Share This Article
4 Comments
  • VARGJE

    BASHKË

    Dje bashkë
    Sot bashkë
    Nesër bashkë

    Të dashuruar
    jetojmë të dy
    Në kasolle me kashtë

    Mua më mjafton, po asaj?

    Mund ta dëgjoj unë,
    Ëmbël zërin tënd,
    Se në zemrën time,
    Veç për ty ka vënd.
    Zërin tim të lutem,
    Ti mos ma harro,
    Dhe me zëra të tjerë,
    Mos më krahaso.

    NËSE HASMI NUK BINDET

    Dhe hasmi u bind
    Me mu mos ta kruajë
    Po të më bëjë keq
    Do ta bëj të vuajë

    JAM ASKUSHI

    Më thua se jam askushi
    Që mua të më besosh
    Provo të më duash
    Kurrë s’do më harrosh

    O POPULL, VETË E KE FAJIN!

    O popull i vuajtur
    I brengosur mos rri
    Në këtë botë mëkatare
    As Krishti s’gjeti drejtësi

    Mes kriminelit dhe Jezusit
    Populli zgjodhi maskaranë
    Në 2000 vite e njëta histori
    Me politikën në botë anembanë

    GJARPRI

    Kur Adami u gënjye nga gjarpri
    Dhe hëngri mollën e ndaluar
    Kuptoi më pas se ç’ishte turpi
    Se e vërteta e kishte ndriçuar

    Ajo ishte molla e dijes
    Tashmë Adami ishte vdekatar
    Në fakt gjarpri i tha të vërtetën
    Se i tillë ishte dhe më parë

    Molla nuk do ndryshonte asgjë
    Përveçse të vërtetën do mësonte
    Ç’ishte e mira e ç’ishte e keqja
    Këtë diferencë do kuptonte

    Dhe menjëherë kur e kuptoi,
    Më në kopsht s’mund të rrinte
    Ai nuk ishte më si gomar pa tru
    E të rronte i lirë tash mund të dinte

    DIFERENCA NË FLUTURIM

    Fluturon shqiponja,
    E rri në majë të malit,
    Fluturon edhe miza,
    Që rri te bytha e kalit.
    Kur mizës i duket vetja,
    Si shqiponjë po të dojë ,
    Kali me siguri është kaps,
    S’ka mizës çfarë t’i ofrojë.

    Në Shqipërinë tonë,
    Shqiponja rrallë gjen,
    Por ka media si miza
    Te politikuajt ngrenë folenë.

  • VARGJE

    BASHKË

    Dje bashkë
    Sot bashkë
    Nesër bashkë

    Të dashuruar
    jetojmë të dy
    Në kasolle me kashtë

    Mua më mjafton, po asaj?

    Mund ta dëgjoj unë,
    Ëmbël zërin tënd,
    Se në zemrën time,
    Veç për ty ka vënd.
    Zërin tim të lutem,
    Ti mos ma harro,
    Dhe me zëra të tjerë,
    Mos më krahaso.

    NËSE HASMI NUK BINDET

    Dhe hasmi u bind
    Me mu mos ta kruajë
    Po të më bëjë keq
    Do ta bëj të vuajë

    JAM ASKUSHI

    Më thua se jam askushi
    Që mua të më besosh
    Provo të më duash
    Kurrë s’do më harrosh

    O POPULL, VETË E KE FAJIN!

    O popull i vuajtur
    I brengosur mos rri
    Në këtë botë mëkatare
    As Krishti s’gjeti drejtësi

    Mes kriminelit dhe Jezusit
    Populli zgjodhi maskaranë
    Në 2000 vite e njëta histori
    Me politikën në botë anembanë

    GJARPRI

    Kur Adami u gënjye nga gjarpri
    Dhe hëngri mollën e ndaluar
    Kuptoi më pas se ç’ishte turpi
    Se e vërteta e kishte ndriçuar

    Ajo ishte molla e dijes
    Tashmë Adami ishte vdekatar
    Në fakt gjarpri i tha të vërtetën
    Se i tillë ishte dhe më parë

    Molla nuk do ndryshonte asgjë
    Përveçse të vërtetën do mësonte
    Ç’ishte e mira e ç’ishte e keqja
    Këtë diferencë do kuptonte

    Dhe menjëherë kur e kuptoi,
    Më në kopsht s’mund të rrinte
    Ai nuk ishte më si gomar pa tru
    E të rronte i lirë tash mund të dinte

    DIFERENCA NË FLUTURIM

    Fluturon shqiponja,
    E rri në majë të malit,
    Fluturon edhe miza,
    Që rri te bytha e kalit.
    Kur mizës i duket vetja,
    Si shqiponjë po të dojë ,
    Kali me siguri është kaps,
    S’ka mizës çfarë t’i ofrojë.

    Në Shqipërinë tonë,
    Shqiponja rrallë gjen,
    Por ka media si miza
    Te politikuajt ngrenë folenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *