I miri
E hodhën në kosh të plehut,
T’i merrnin nderin të mirit,
Po ai kosh i shëmtuar,
Mori vlerën e floririt.
Një e vërtetë
I ndritë shpirti atit tim,
Si yllit, ku ka rënë atje,
Për ato fjalë që më ka thënë,
“Nuk bëhen miqtë në kafene…”
Edhe djalli
Më shajnë si të hasdisur,
Që kur gdhin e gjersa muket,
Po dhe djalli zografisur,
Nuk është aq i zi sa duket.
Miu
Një ditë urinoi,
Në det nga sikleti,
Pastaj kërkoi pjesë,
Të madhe nga deti.
Do ta njohësh mikun?
Do ta njohësh mikun,
Është burrë o kopuk,
Jepi një thes pare,
Apo një kolltuk!…
1997
Lodrat e fatit
Dy shokë në këtë jetë,
Se ç’u ngritë në pushtet,
Njëri në katin e parë,
Tjetri në katin e dhjetë.
Kati i dhjetë tallte të parin:
“Tërë jetën poshtë mbete,
Çudi si s’ta zënë frymën,
Nëntë kate përmbi vete!…”
Kati i parë me ngadalë,
I përgjigjej me dy fjalë:
“Sado që të shesësh mend,
S’e kam zili katin tënd…
Ti po re nga kati i dhjetë,
Do të bëhesh fije-fije,
Unë që jam në kat të parë,
Jam në tokë s’kam ku bie.
Rrallë kush në këtë jetë,
Ndenji gjatë në kat’ të dhjetë.
Ndaj mos ju gëzo shumë katit,
Se s’dihen lodrat e fatit.
Ndaj ti duhesh mëshiruar,
Sado që të kapardisesh,
Në këtë botë të trazuar,
Gdhihesh, po s’e di në ngrysesh.
Unë mendjen e kam ndarë,
S’ka gjëkund si kati i parë…”

KËRKOHET NJË OPOZITË E RE E VËRTETË
Mbaroi tashmë dhe kuvendi i PD-së,
Luli u konfirmua përsëri kryetar,
”babën” Sali e pritën me ovacione,
deri tash ishte harruar fare i pa parë!
E në fakt s’kish si ndodhte ndryshe,
baba aty kishte qënë përherë,
nuk e nxorrën qëllimisht në fushtatë,
se mbase vota do merrnin një mut mender!
Sapo Amerika e nxorri NON GRATA,
menjëherë u ngjall shoku Sali,
të gjithë menduan se ky ishte fundi,
se e priste burgu ose përfundimisht në shtëpi.
Tanimë Luli është zhdukur nga skena,
se ”babën” politikisht dot s’e vret,
në shtator pret aksionin e Berishës,
që të përdorë partinë për hallin e vet.
Harron ”baba” që u mund me 1milion vota,
dhe katapultoi Bashën si liderin e ri,
nuk dihet më se ku po shkon PD-ja,
me në krye Berishën që drejton atë parti.
Me sa duket në PD askush s’ka merita,
e nuk bën dot asgjë pa Atin Sali,
ai është pronar dhe shpërndan postet,
të heq nga partia ose të bën ”Perëndi”!
Si rrjedhim nuk ka më asnjë shpresë,
që PD të na sjellë ndyshimin vërtet,
kur s’çojnë dot as ”babën” në pension,
kurrë s’kanë për të ardhur dot në pushtet.
Atëherë ku ta gjejmë shpresën e bekuar,
mos vallë te Meta siç thotë Nikollë Lesi,
Liken tashmë politiksht e kanë kastruar,
e me sa duket i tillë do vazhdojë të mbesi.
Por Meta e ka një zgjidhje surprizë,
ka shkuar në SHBA e lobista takon,
madje dhe fetarë e mori dhuratë biblën,
kështu s’falen mëkatet, kot ëndërron!
Sharlatanët fetarë mund të gënjejnë botën,
po kurrësesi s’gënjejnë dot popullin shqiptar,
të besosh se ata mund të japin indulgjenca,
atëherë je thjesht një i dëshpëruar i marrë.
Nikolla i tha dorëhiqu si president,
zbrit në shesh si kreu i ri opozitar,
por Likes i është ngjitur bytha te karrikja,
s’ikën po s’i dhanë post tjetër më parë.
Po në ç’shesh të zbresë Luani i Lesit,
e cilin milet do mund të mbledhë,
sa të lërë postin e nxjerrin NON GRATA,
SHBA-së dot s’mund t’ja hedhë!
Populli u zhgënjye edhe nga Mona,
se me rosarion “besonte” te Perëndia,
thoshte se do merrte 30 deputetë,
si kokoshi një thelë u katandis partia.
Nuk pranoi të kishte një listë me Lulin,
se politika për LSI-në është veç pazar,
bashkimi për të nuk bën fare fuqinë,
vetëm paraja e ka fuqinë të paparë.
Le të shohim se sa do pinë ujë,
paratë për lobista në Amerikë,
do ikë dot Meta si president,
apo në karrike do rrijë me frikë?!
Sidoqoftë teatrit politik i doli boja,
ikën kosoret bashkë me sëpatat,
popullit nuk i duhet farsa dhe loja,
as përrallat e kota dhe as gallatat.
A mundet drejtësia të japë shpresë,
të vërë peshqit e mëdhenj në zgarë,
si mund t’ia vëjë byrzylyqet politikanëve,
kur në 30 vite vodhën miliarda dollarë?
Siariqi i fundit i opozitarit Nikoll Lesi,
ishte se postin e kreut të Natos synon Rama,
dhe Veliaj pastaj do bëhet Kryeministër,
sigurisht kjo për botën do ishte vërtet drama.
Sidoqoftë nuk është fare aspak çudi,
që sharlatanë e hajdutë të bëhen të parë,
njërëz që kanë shkatëruar vendet e tyre,
t’i japin mend gjithë botës mbarë!
Ky do ishte vërtet fundi i botës,
s’do kishte më as vlera e as drejtësi,
por thjesht një Rend i ri Botëror,
diktaturë a fashizëm kjo ka pak rëndësi!