VARGJE….

Ornela

Mes jetës dhe vdekjes

Ku më pas-ku më përpara,
drapri do të bjerë,
po as rrënja-po as fara,
s’shuhen asnjëherë.

Shpatë e mprehtë e Demokleut,
te koka përgjon,
si mundimi i Anteut,
gjithë jeta jonë.

Çfarë mbjell jeta-e korr vdekja,
me drapër të saj,
krejt të lodhur nga përpjekja,
tretemi pastaj.

Një arkivol -a qefin,
do kemi së fundi,
ky është për njerëzinë,
i gjithë jetës-mundi.

Për të gjetur të vërtetën,
vuaj-natyrisht,
po as vdekjen-po as jetën,
s’i marr seriozisht.

Do të paguajmë aq shtrenjtë,
se ka thënë Ai,
nëse jemi frymë e shenjtë,
ende nuk e di.

Ndonjë herë Botës i them:
“Pse s’të bie zjarri?..”,
se njëlloj në dhe do treten,
mbreti dhe lypsari.

Sepse balta aq e butë,
tret gurë e zinxhirë,
ndaj dhe dua-sa të jemi,
të jemi të mirë.

Se në ujë dhe në rërë,
emrin kemi shkruar,
njerëz-ju dua të tërë,
qofshi të bekuar!

Nëse jeta ime…

Nëse jeta ime ka një qiell,
ti-natyrisht-je dielli i saj,
çdo regëtimë e zemrës sime,
të përket ty-mua pastaj.

Nëse jeta ime është një det,
ti je anija që lundron,
unë ndjej si çahet valë e jetës,
edhe kur ti nuk siluron.

Nëse jeta ime është një stinë,
krejt e bleruar-që nga fillimi,
nuk është sekreti që s’e dimë,
ti je aroma dhe blerimi.

Nëse jeta ime është pasqyrë,
që ndrin e ndrin me kaq shkëlqim,
ti je rrezja që ndrit mbi të,
që unë të shoh portretin tim.

Nëse jeta ime është një zjarr,
ndezur né mbrëmje e mëngjes,
ashtu si sot edhe më parë,
ti je shkëndija që e ndez.

Nëse jeta ime do kish një vdekje,
ti do ishe arkivoli im i florinjtë,
arkivoli im i përsosur,
ku nuk do të hynin kurrë gjarpërinjtë.

Ç’ta zgjasim më me metafora,
me metafora-krahasime,
të mijat kam vetëm mushkëritë,
se ti je frymë e jetës sime.

10 Korrik 2016

Share This Article
2 Comments
  • MES FALSITETIT TEATRIT DHE REALITETIT TË PERSONAZHEVE FALS.

    BIG Brother Vip këtë të premte vdiq. Ai nuk është një reality show. Është thjesht një teatër, një “laborator kaviesh” njerëzore, ku një produksion me skenar të parapregatitur stis gjërat siç i do dhe luan me emocionet e banorëve të futur aty brenda, iu propozon atyre lojra pa vlerë e ndonjëherë të rrezikshme për shëndetin. Aq të stresuar e nën presion nga loja janë pjesëmarrësit saqë mjafton t’iu nxjerrësh çfarëdo budallëku si gjasme surprizë dhe fillojnë qajnë a thua sikur iu ka vdekur ndonjë i afërm a ndonjë i shtrenjtë i tyre apo sikur kanë ndonjë gëzim të rallë. Gjithshka bëhet për shikueshmëri, për klikime, për para në fund të fundit. Çfarë mesazhi përcjell kryesisht Big Brother? Mesazhin që “Vip e yje” në Shqipëri janë thjesht ca personazhe mediokër që pranojnë të mbyllen në një shtëpi të survejuar me kamera 24orë, bëjnë llogje, thashetheme e muhabete kot gjithë ditën, e pastaj mbrëmjen e spektaklit nominojnë njëri tjetrin për ta hequr nga shtëpia, në mënyrë që të arrijnë në finale e të fitojnë çmimin 100milionë. Mizerabël totalisht. Pra, heqin dorë nga liria e tyre për rreth 3-4muaj për atë shumë parash. Kaq pak vlen liria për këta pseudo Vipa. Po të dëgjosh arsyet e tyre pse i janë futur kësaj loje, thonë arsye nga më të ndryshmet, që nga çmimi i madh, familja, fama etj. Arjola (e Portokallisë) thotë se e bën për fëmijët e saj, por këtë të premte iu dha mundësia të merrte dhuratë një udhëtim në Disneyland për fëmijët e saj, por nuk pranoi të hapte kutinë e Pandorës se kishte frikë se mos do i duhej të nominonte banorët e tjerë pastaj. Më pas nxorri arsyen se këtë udhëtim ajo ia siguronte vetë fëmijëve nëse do e bënin bashkëprezantuese me Salsanon te Portokallia (ku dihet që rroga është shumë e lartë). Pra, çështja është zënia e një posti drejtues të mirëpaguar pune, dhe jo gëzimi i fëmijëve të saj. Nuk gënjehet Arjola me “cikërrima”! Por nuk pati guximin të bëjë një zgjedhje në një lojë, imagjino në jetën reale ss vështirë do e ketë!! Si mund të drejtojë e të japë mend kjo grua?! Fabula e saj sikur po sakrifikon për fëmijët, ra tashmë, dhe nuk ka më arsye pse rri në shtëpi. As Monika Lubonja nuk pranoi të hapte kutinë e Pandorës, pikërisht nga frika e nominimeve se do ta mbajë mirë me të gjithë. Edhe Monika rrefuzoi udhëtimin me sebepin që nuk do që ta bëjë me të bijën udhëtimin por me shoqet e veta. Gënjeshtër totalisht. Pra, këshilltarja e Lali Erit hyn në një lojë televizive dhe nuk merr dot një vendim. Ça këshilltare leshi është kjo kështu? Mirë që lë punën e mirëpaguar në shtet për tu vërdallusur në BIG Brother, por nuk merr dot një vendim për vete e për të tjerët! Pati madje shansin te zinxhiri të tregojë fuqi personaliteti e të zgjidhte të shpëtonte Tan Bramën e kështu të çonte në nominim Donaldin dhe Ilirin. Por jo, u tregua thjesht një pulë servile, tipike e punonjësve rilindas bashkiak që sa pjerdh Lali Eri apo Ramsesi, rilindasit servila pula menjëherë i bëjnë Like në Facebook. Personazhe si Monika nuk janë askushi, nuk bëhen dot askushi, edhe po i bënë të tjerët të jenë dikushi, përherë këta të tjerët do drejtojnë, jo Monika. Po ta shikojmë me kujdes, Big Brother të paktën nxjerr ca të vërteta, na tregon se kush dreqin janë ata që vetëquhen Vipa, sa bosh janë, sa të etur për para, sa fallco, sa kllouna, sa pa kurajo, sa pa vlerë janë mendimet e tyre (siç duket edhe diskutimet e debatet që bëjnë). Dhe mbi të gjitha kuptojmë që sa i mjerë e sa pa shpresë është ky popull që si “elitë” mban këta zero me bisht, dhe humb kohën duke ndjekur vanitetin dhe budallëqet e kësaj pseudo elite kaviesh e servilash.

  • MES FALSITETIT TË TEATRIT DHE REALITETIT TË PERSONAZHEVE FALS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *