1-Puthja
Ngrihej mal Cezari,
mbi gjithë gjeneralët,
po kur puthte miken,
s’ish më me të gjallët!
Eh-ç’mundim i gjori,
gjeneral’ i ndritur,
vdiste aq i lumtur,
ngjallej i mërzitur!
2-Ylli im Polar
Kur ma kap shpirtin mërzia,
të kërkoj veç Ty,
vetëm Ti brengat e mia,
m’i heq me magji.
Dhe kur ndihem i trishtuar,
vij e ty të marr,
je në Botën e trazuar,
Ylli im Polar.
Ylli im që s’ke të shuar,
rrugën ma ndriço,
shpirt i lodhur-i lënduar,
një dritëz e do.
Që nga dita që të dua,
nuk ndjej më vetmi,
s’e kuptoj se ç’je për mua,
Zot-apo njeri?!
3-Magji e pafund
Në krevat të butë,
lakuriq të gjeta,
pleksur këmbët tona,
si katër gërsheta.
Duart si në ethe,
dridhen nëpër gjinj,
buza herë thith buzën,
herë puth sytë e zinj.
Në krevat të butë,
pa pirë-por të dehur,
thellë-në mes të këmbëve,
pret një çark i ngrehur.
Në krevat të butë,
tani s’ka më naze,
rrahim gjokset-rrahim,
me duf e tallaze.
Në krevat të butë,
magji e pafund,
puthmë-mike-puthmë,
ku do e ku mund.
Nga krevati i butë,
u arratis gjumi,
ti rënkon si deti,
unë gjëmoj si lumi.
4-Digjem ngadalë
O sy i menduar,
o buzë me muzikë,
të rri me ty vetëm,
kam frikë, oh-sa frikë!
Të rri me ty vetëm,
sa dua të rri,
po kam frikë mos bie,
prapë në dashuri!
Ndaj të shoh,
kaq rrallë,
dhe digjem,
ngadalë…
26 prill, 2016

Sikur anojne me shume nga erosi se sa nga dashuria; jane pjese e dashurise, se dashuria eshte gje me e madhe ne jete.
SHQIPËRIA, NJË VEND QESHARAK DHE MJERAN.
Arsyet pse jemi një vend i tillë:
1-Jetojmë në atokraci-shkërdhatokraci hajdutësh, dhe ndërkohë ambasadorja e SHBA merret me Sali kërmën e rënë nga fiku, me sebepin se ai është i vetmi minues demokracie. Po e njëjta ambasadore ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë sikur të jetë guvernatore. Mos ndondhtë ndonjë gjë, se ajo del menjëherë me deklaratë se ç’duhet të bëjë qeveria, drejtësia, polizia dhe opozita. Sidoqoftë fajin e ka gjithmonë Sali kërma!
2- Jetojmë një vend ku s’ka opozitë reale. Lul brava humb përherë dhe thotë fitova por mi vodhën e mi blenë zgjedhjet. Aq shumë humbje e dështime ka patur ai, (dhe si rezultat i fake opozitës së shitur të tij), dhe aq i kapur në bashkëpunim me Ramën është saqë nuk bën dot më as protesta për të ashtuquajturën masakër zgjedhore. Atij i mjafton të mbajë karriken e kryetarit, vulën dhe selinë e partisë, e bashkë me kunatin e vet të pasurohen me aferat qeveritare. Ndërkohë Sali NonGrata, tashmë i përjashtuar nga Lul brava (ish-loloja e tij), kërkon të marrë partinë që ta ketë si mburojë politike që non grata të mos ketë pasoja të tjera e që mos ketë pasoja as familja e tij, sidomos pasoja ekonomike, pasi dihetvqë 2 fëmijët e tij janë të pasur. Shkëlzeni bashkë me Arminën bëjnë pushime milionerash, ku t’i dojë qejfi. Ndërkohë, intelektualët e thjeshtë shqiptarë pa parti enden rrugëve papunë, nëpër call centera si operatorë me rroga minimale efhe pse kanë mastera shkencorë, apo kanë shkuar në emigrim. Dje dt8 janar Saliu tentoi të merrete selinë, por nuk e morri dot. Në fakt ai e dinte që nuk do e merrte se Loloja është nën mbrojtjen e kryerilindasit dhe znj.Kim, dhe selia ishte e blinduar. Doktorit nuk i plas fare, ai tha se kjo rrugë është e gjatë dhe kërkon sakrifica. Punë e madhe, mjafton që “E pur si muove”, show must go on! Doktori mos të preket nga drejtësia .Kuptohet, që pas protestës Berisha mund të vejë të rehatohet edhe te vila në Lalëz, kurse populli i shkretë ngelet rrugëve pa bukë, apo burgjeve pa faj. Si konkluzion, Lul loloja dhe doktor kërma kanë ndërmend ta përçajnë, ta shkatërrojnë përfundimisht PD për interesat e tyre. Do ngelet në histori dt8janar si dita kur “opozitarët” në vend që të protestonin kundër narkoshtetit që vjedh e ble zgjedhjet, blinduan e shqyen selinë e tyre dhe u kopanisën mirë me dru kokës si gomerë qesharakë. Deri në këtë pikë arrin primitivizmi partiak dhe lufta për një karrike në Shqipëri.
3- Jemi një vend qesharak sepse politikën e kemi sport popullor, atë ndjekim çdo natë nëpër banaqe televizive, ku analistë e gazetarë janë militantë e mercenarë të paguar mirë të njërës apo tjetrës palë. Këta sharlatanë zihen e bëjnë sikur zihen e ofendohen në debate gjasme me qëllimin e nxjerrjes të së vërtetës. Në fakt i ke pothuaj të gjithë me super rroga e rryshfete nën dorë, rroga milionerësh për më servilët, me vila milionerësh ca sharlatanë të tjerë, sa te Kodra e Diellit e sa në kodra e rezidenca të tjera, të gjitjë me makina, pse jo të shtrenjta, dhe askush nuk i kërkon llogari se ku i gjetën paratë!! Pra është një kastë politikë-media-biznes që bashëpunojnë në kurriz të popullit, e pastaj zihen kur iu prishen pazaret. Këta kanë kapur gjthshka në këtë vend, dhe e vetmja nevojl që kanë është të kenë shërbëtorë dhe budallenj që i dëgjojnë dhe i që i vijnë nga pas teatrit të tyre.
4-Jemi qesharakë sepse ndoshta jemi vendi i vetëm në Europë me shikueshmërinë më të madhe të Big Brotherit, sidomos këtij Vip. Jemi qesharakë edhe sepse këshilltaja e kryetarit të bashkisë, Lali Erit (psh M.Lubonja) ka lënë punën në shtet për të hyrë në BBvip, dhe kjo quhet normale. Vite më parë në Itali, u pushua nga puna një stjuardesë e AL-ITALIAs pse u fut në BB. Ne jemi vend qesharak edhe sepse festivali i 60 në RTSH u lidh me BBvip live vetëm për t’i bërë një surprizë një këngëtareje me emrin Behigje, mqs i vëllai këndonte në festival. Madje Festivali shtyu edhe skenarin, radhën kur do këndonte Albani, vëllai i Behigje Ramosajt, që të korrespondonte me mbrëmjen kur transmetohej BBVIP. E mqs ra fjala, rrëzuam komunizmin, për më mirë, por kemi 30 vite pluralizëm dhe çmimi i parë i këngës në Rtsh vazhdon shitet, apo jepet me mik a me bythë, pavarësisht se kënga është një tallava miserabël. Tamam vend qesharak.
Nga gjithë këto më sipër lindin disa pyetje dhe dyshime:
1-Pse thonë që shqiptarët janë popull trimash? Ata nuk ngrihen as për të drejtat e tyre!
2-A e meritojnë shqiptarët demokracinë? Kanë 30 vite që votojnë po të njëtët politikanë sharlatanë e hajdutë!
3-Duke parë që partitë në Shqipëri janë banda hajdutësh që drejtohen në forma komuniste nga 1-shi i partisë, mos vallë ishim më mirë e më të lumtur në komunizëm? Të paktën atëherë kishte meritokraci dhe drejtësi sociale, kishte heronj të punës e nëna heroina, pavarësisht se të mungonte liria e fjalës. Çfarë heronjsh ke sot? Stresi dhe i ati? Apo heronjtë me leva e vare që shqyejnë dyert e selisë? Çfarë nënash ke sot? Nënat që rrinë nëpër TV si prezantuese “me barkun te goja” deri ditën sa lind, e pastaj të nesërmen prapë në punë? Nuk marrin më leje lindje për të qëndruar afër fëmijës? Çfarë lirie ke sot? Lirinë që të dëgjosh sharlatanët e mirëpaguar nëpër TV që të flasin për drejtësi, mirëqënie e meritokraci kur në 30 vite janë pasuruar vetëm këta kurse populli është shpopulluar, varfëruar e vazhdimisht lënë papunë? Lirinë për të vdekur urie apo për të emigruar për një jetë më të mirë? Ç’liri ke sot? Lirinë që të qepësh gojën se të nxjerr partia nga puna? Lirinë për të qënë në punë në shtet si parazit vetëm për t’i lëpirë bythën kryetarit e për t’i bërë lajke e share postimeve e broçkullave të tij? Këto liri nuk vlejnë asnjë grosh! Këto pseudo lirish ju bëjnë thjesht mjeranë! Atëherë a e meritojnë lirinë e vërtetë shqiptarët?
Ti , shume mire ke shkruar , po nuk e marr vesh , c’hyn ky koment real e i sterzgjatur ne rubriken e poetit Arben Duka (i ndritte shpirti per jete) ?!
Ke të drejtë o ti patriot! Por duke qënë se janë kohëra kolerash politike dhe sociale, dashuria mu duk pa vend, më parë duhet të gjejmë ca vlera që tashmë janë humbur. E kuptoj nostaligjinë e disave për Dukën e rilindjes, dhe nevojën për ta mbajtur atë përjetësisht si “faraon komunist i mumifikuar” këtu te rubrika e tij. Më normale do ishte të mos kishte më komente nga askush, (të hiqej mundësia e komenteve për të gjithë), kush do i lexon vargjet e Benkos, por s’ka pse i komenton kot, edhe sepse janë përsëritje që janë komentuar më parë në vite.
Shënim: Unë s’besoj fare te kjo puna e shpitit, as te përjetësia mbas vdekjes. Te përjetësia e veprave që le një shkrimtar i madh po. Por imponimi me përsëritje në një rubrikë këtu në gazeta ia ul vlerat. Nuk do ishte keq madje që herët a vonë gazata Dita të gjejë ndonjë zëvendësues për Dukën.
Ke të drejtë o ti patriot! Por duke qënë se janë kohëra kolerash politike dhe sociale, dashuria mu duk pa vend, më parë duhet të gjejmë ca vlera që tashmë janë humbur. E kuptoj nostaligjinë e disave për Dukën e rilindjes, dhe nevojën për ta mbajtur atë përjetësisht si “faraon komunist i mumifikuar” këtu te rubrika e tij. Më normale do ishte të mos kishte më komente nga askush, (të hiqej mundësia e komenteve për të gjithë), kush do i lexon vargjet e Benkos, por s’ka pse i komenton kot, edhe sepse janë përsëritje që janë komentuar më parë në vite.
Shënim: Unë s’besoj fare te kjo puna e shpirtit, as te përjetësia mbas vdekjes. Te përjetësia e veprave që le një shkrimtar i madh po. Por imponimi me përsëritje në një rubrikë këtu në gazeta ia ul vlerat. Nuk do ishte keq madje që herët a vonë gazata Dita të gjejë ndonjë zëvendësues për Dukën.
Poezia e tretë mund të shërbente tëpkë për një skenar vidioporno.
Të tjerat dhe jo vetëm ato, ngaqë Beni shquhej për vargje lirike ku përfshihen dha ato me temë dashurie, janë të pëlqyeshme.