1. Në tabelë të zemrës sime…
Mu në tabelë të zemrës sime,
desha të gdhendja emrin tënd,
po në tabelë të asaj zëmre,
nuk kishte mbetur asnjë vënd.
Siç fshin agimi hije netësh,
dhe unë e fshiva krejt tabelën,
më ndriti zemra si pasqyra,
as shenjë-as gjurmë aty nuk ngelën.
Siç fshin agimi hije netësh,
dhe derdh e derdh mbi botë argjënd,
dhe unë i fshiva gjithë emrat,
të hapja vend për emrin tënd.
Sot në tabelë të zemrës sime,
s’ka asnjë gjurmë nga kohë e vjetër,
por ndrin si yll me vezullime,
veç emri yt dhe asnjë tjetër…
2. Pa titull
Ne jemi pranë e pranë,
porsi dy sytë,
ti Toka je-planet,
unë-satelit.
Një mrekulli si ty,
s’kish lindur nëna,
rreth teje rrotullohem,
porsi Hëna.
Rreth teje rrotullohem,
nëpër mjegull,
njëlloj si Toka-Hënën,
më mban pezull…
3. Si ike ti kështu!?
Më tutje dita s’bëri,
në çark koha u zu,
i iku këngës zëri,
si ike ti kështu!?
Akrepat ora ngriu,
dhe bota u bë blu,
me gjyma bie shiu,
si ike ti kështu!?
Dhe sytë e mi u errën,
se s’shohin sytë e tu,
mendimet krejt m’u terrën,
si ike ti kështu!?
Ky emri yt i shenjtë,
gjëmon këmbanë në tru,
unë s’kisha më të shtrenjtë,
si ike ti kështu!?
4. Nuk lot dot më me mua!
Dikur një plagë kisha në zemër,
po plaga m’u shërua,
o bukuri që ke një emër,
nuk lot dot më me mua!
I largët zëri i dashurisë,
tek unë më nuk kumbon,
po thika-thikë e pabesisë,
më shpon edhe më shpon.
Veç djallëzi e pabesi,
ne hasim në çdo qoshe,
se nga një gjarpër mban në gji,
në Botë çdo bukuroshe.

Duka poet Lirik, eshte shume melankolik.
Kur ben vargje politike, ka mbeshtetje mediatike.
Ka plot fansa te partise, ka dhe mbeshtetje te qeverise.
Por ka dhe koment te fshire, kush per Duken nuk flet mire.
Te zene mend e mos bejne koment,
Per Duken te kete vetem monument.
Je i math ore Duke tungjatjeta.
Censure per ty po ben gazeta.
Ti mbaje fort emrin te gdhendur ne zemren tende por per ne ai emer shyqyr qe u zhduk dhe mos ardhte kurre megjithse me sa duket shoket tuaj te idealit po mundohen me te gjitha menyrat per ta rilindur.