Vargje të nënshkruara
Çapajev Deçka
M’u ndez shpirti si qiriri / I Naimit vjershëtor / Psherëti së psherëtiri / Me një ofsh në kraharor / Kujt t’i digjem / Kujt t’i shuhem / Jam qiri i flakëritur / Vetëvehtes nuk i ndruhem / Tek po shuhem duke ndritur / Në shandan të dritës sime / Dhe të kombit tim qiri / I lë vetëm dritësime / Dhe një emër… Shqipëri!
