Ububu moj Zhuze…

redaktor

Ububu moj Zhuze,

Nuk po marrim vesh,

Malli na ka marrë,

Kur ti buzëqesh!

 

Buzëqeshja jote,

Na ka marrë mënt,

Sa me arrogancë,

Flisje në Kuvend!

 

E kur opozita,

tregohej “rebele”,

Gjithë mllef urdhëroje,

Nxirrini për zhele!

 

Nxirrini për zhele,

Këta hokatarë,

Sepse ne s’na binden,

Jemi ne të parë!

 

Kur flet prijësi ynë,

Me sa “mençuri”,

Shan me rrënjë e degë,

Familje shtëpi!

 

Ti gjith’sy e vesh,

S’ngopeshe së pari,

Pushoni mor derra,

po flet kryetari!

 

Po flet kryetari,

Di se çfarë flet vetë,

Do ta mbajmë pushtetin,

Sa të duam vetë!

 

Do ta mbajmë se s’bën,

Ju them vërtet po,

Dimë të qeverisim,

populli na do!

 

E mbas disa vitesh,

Popull e di vet’

prijësin tim të dashur,

do ta bëjmë mbret!

 

Se dhe Skënderbeu,

s’qe si mendje e tija,

ndaj në vend të parë,

ta vërë historia!

 

Kam shumë për të thënë

e dashura “Zhuze”,

s’lë dot pa të thënë,

të ëmblat romuze!

 

Ju u frytë si gjeli,

si kërpush’ iriq,

askënd nuk dëgjuat,

opozitë, as miq!

 

Po ç’e do moj Zhuze,

dikur vjen mandata,

se dhe dardhë e ëmbël,

e ka bishtin mbrapa!

 

Populli u ngrit,

dot se morët vesh,

si një uragan,

ju çoi për lesh!

 

Ju çoi për lesh

si zhele dhe koce,

të dënoj me shpirt,

edhe Shkodra loce!

 

Të hoqi për zhelesh,

s’të njeh më për zonjë,

qytetin që deshe,

desh’ ta bëje pronë!

 

Ndëgjoje moj Zhuze,

popullin çfarë thotë,

kush bën varr për tjetrin,

bie vetë në gropë!

 

 

Share This Article
16 Comments
  • bravo! por meritojne me shume se kaq. Burgun ore burgun! Sikur nje nga 100 veprat penale qe kane bere keta shoket e Zhuzit, te bente nje politkan ne Perendim, nuk e shihte me me sy politiken

  • vertet po behen te padurueshem keta Zhuzerit dhe salinjte. Si nuk e mesuan njeher mesimin. I griu mileti me shpulla, keta vazhdojn te dhier por krenare. pika mu ne koke

  • Po keta diplomatet e huaj e kuptojne apo s’e kuptojne kete imoraletin e PD, e kuptojne rrugacerine e kesaj force politike qe s’ka per te na lene kurre te ngreme koken?

  • Haj mor mos na shani zhusin se mezi e kena,cfare po doni asht femen e bukur sa te vjen me dhi kur e shef, at familje t;madhe qe po ikn per lesh.Po ja u them me shqip, qelbesira.

  • ah mor te lumte ajo mendje e arte or arben duka ska cu ngel tjeter me vetem te nxjerrin vrer nag goja e tyre e ndyre se te ndyre jane dhe te tille do mbeten palacot e felliqura qe na qeverisen per gjate gjith ksaj kohe

  • Elegji:

    Zia ka pllakosur
    Kudo ne cdo ane
    Te gjithe te brengosur
    te perlotur qajne

    Qajne se s’degjohet
    Zeri kanarine
    Qajne e s’pushojne
    Per ty Zhozefine

    Se me nuk degjojne
    Ate ze fisnik
    Sinfoni e gjalle
    Toni histerik

    Kur vet ligjeroje
    Perballe e karshi
    Ajo qeshja jote
    Ha-ha e Hi- hi

    Edhe zogjte e pyllit
    Kan prere cicerimen
    Nuk u del me zeri
    Kerkojne Zhozefinen

    Te gjithe te tubuar
    E kane bere betimin
    Dil fol dhe njehere
    Se prene shtegetimin

    Ike zhozi ike
    Po le amanete
    Do te te kujtojme
    Se per ne u trete

    Te kerkon atdheu
    Nena Shqiperi
    Se ne drejt Europes
    S’vemi dot pa ty

    Vendin tend se ze
    Asnje shqipetare
    Ike Zhozi ike
    Na ike per fare

    Po ne do durojme
    Dhimbjen bejme force
    Duruam per trima
    Jo me per nje rrote.

    Ndaj larte moralin
    Mos u ligeshtoni
    I vini gur zemres
    Dhe Zhozin horroni

  • nuk di por ajo plak e zgjebosur qe na u krekoste me rroba firmato nuk meriton te thot se jam shkodrane,,,,,,plaka me e shpifur qe i lepinte bythen kurrizos se vucidolit ishte zhelefina,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *