Vargje për Ditën nga një emigrant

anazapta

Kush na vuri neve brirë,

Dhe na bëri egërsirë?

Të tromaksim botën mbarë,

Mes Evropës si lypsarë?!

 

Eh kurbet, dyfish kurbet,

Kurbetlli në vend të vet,

Ç’pret moj zemër që s’pëlcet?

 

Mbetëm veç të poshtëruar,

Me Naim, pa shqipe shkruar,

Me fëmijë, pa shkolluar,

Me diploma, të harruar,

Me shtëpi çatizbuluar!

 

Mbetëm si kuajt në baltë,

Tokë e fortë, qiell i lartë,

Mbetëm si vathë pa grigj,

Hiq kanun e mos vër ligj

 

Një na shtyp, tjetri na shkel,

Një grek hyn, e një serb del,

Besë e burrit, nder i gruas,

Rrokullisur në përrua

 

U bëfsh helm, o bukë e huaj!

 

Dërguar me SMS në 0689073730

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *