Një Botë pa ty!
Si do na vejë halli,
halli ne të dyve,
se unë të dua,
si dritën e syve!
Nuk e humbas rrugën,
në borë e furtunë,
në çdo ditë të jetës,
busull të kam unë!
Po tani e di,
mirë edhe më mirë,
një Botë pa ty,
do qe shkretëtirë!
Njëri-tjetrin gjetëm,
po s’e gjetëm kot,
pa tyja-i vetëm,
s’do jetoja dot!
Në përjetësi,
më do dhe të dua,
unë jetoj për ty,
ti jeton për mua!
Kurrë s’do të jepem,
për sa kohë të dua,
mali ku mbështetem,
je gjithmonë për mua!
Bota jonë kate-kate!
Kush-mor kush do të ma thotë,
përse erdhëm tek kjo Botë,
përse erdhëm-përse ikëm,
pse u ndezëm-pse u fikëm?!
Mos vrit mendjen kot së koti,
ato punë i di Zoti,
se që kur na ka krijuar,
fatet tona i ka shkruar!
Bota jonë kate-kate,
jeta jonë fate-fate,
si u gdhimë ashtu u ngrysëm,
si e nisëm -e bitisëm!
Zengjini me fukaranë,
një Zot e një Diell kanë,
po kush jetën ka gatuar,
fatet ndryshe u’a ka shkruar!
O dynja-dynja e rreme,
ti do shkulur-o prej rrënje,
të ngremë kur të ikësh ti,
një Botë me drejtësi!
Një Botë me dashuri,
me paqe me mirësi,
paraja me pasurinë,
prishi Botën dhe Njerinë!
Nuk je vetëm ti mbi Dhe!..
Që kur dashurinë e nisa,
dy-tri palë këpucë i grisa,
të shkretat i grisa kot,
se mendjen s’ta prisha dot!
S’i duroj dënglat e tua,
se s’je vetëm ti mbi Dhe,
ndaje mendjen sot me mua,
se më presin dy a tre!
S’qenë kot fjalët e mia,
nuk qe kot ultimatumi,
në fund fitoi dashuria,
se të zgjova unë nga gjumi!
Në fillim të dashurisë,
vajzat bëjnë sikur s’duan,
dhe me nazet e rinisë,
çdo vajzë me djalin luan!
Shënim i autorit-Ndalohet në mënyrë kategorike muzikimi i këtyre vargjeve pa lejen me shkrim të autorit!
A.DUKA

z.Duka, ”Nje bote pa ty” perafron me nje poezi te A.Z. Cajupit. Me sa me kujtohet, thote:
****
— A mban mend moj Mare .
Dashurine e pare
Kur ishim te vegjli
njeri nuk na gjrgji
*
Une pa ty nuk rroja
Vija te kerkoja
Ti pa mua s’rroje .
Vije me kerkojje
*
Nden lulet me ere
Putheshim nga here
E si burre e grua
Loznim nene ftua
*
Nje dite te dyze
Lozem mbylllasyze
….*
U fsheme pa dukur
Nen ferra nen gure
U fshehem aq bukur
Su gjetem dot kurre.