Vargje për këngë

Ornela

Po jam njeri i mirë!

Jam në burg edhe shikoj,
vetëm dritëzën e Hënës,
natë e ditë këtu mendoj,
për njerëzit e mi të zëmrës!

Jam njeri-por i pafat,
pakëz dritë-shumë errësirë,
kam bërë fat edhe mëkat,
por jam një njeri i mirë!

Gjithnjë më dalin në ëndërr,
nëna-nusja-vajza-djali,
gjithë ata që kam në zëmër,
se ç’më bëhen lotë malli!

Njerëz-mos paragjykoni,
mos më shihni si të huaj,
se qelia që shikoni,
mund të jetë dhe fati juaj!

Nderim për Burrat e Dheut!

O ju burra hijerëndë,
shpirti im për Juve falet,
ju mendoj ashtu në këmbë,
edhe më krenarë se malet!

Juve bëtë historinë,
me dyfek dhe me penë,
pa Juve-me trimërinë,
s’do ta kishim Mëmëdhenë!

O ju burra ideali,
që mbrojtët vendin me kokë,
të tilla shqiponja mali,
nuk lindin më tek kjo tokë!

Gjyshërit tanë me dyfeqe,
që s’u gjunjëzuat kurrë,
fituat mbi çdo të keqe,
për Atdhe e për Flamur!

Gjithë brezat ju kujtojnë,
mustaqe e flokëbardhë,
gjithë malet nuk mjaftojnë,
që t’ju ngrëmë labidarë!

Nderim për Burrat e Dheut,
në këngë ju kemi gjallë,
dhe në ballin e Atdheut,
krenaria më e rrallë!

P.S. Ndalohet kategorikisht muzikimi i këtyre vargjeve, pa lejen me shkrim të autorit.

A.DUKA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *