Vargje për këngë

Ornela

Shqipëria Natyrale

Që nga Shkupi tek Ulqini,
nga Preveza në Prishtinë,
i bashkoni dhe do kini,
një hartë për Shqipërinë!

S’na kanë sosur-s’na kanë tretur,
copa-copa na kanë ndarë,
Shqipëria që ka mbetur,
rrethohet veç me shqiptarë!

Në pesë shtete gjelbëron,
lis i bukur i Vatanit,
gjuha shqipe tingëllon,
sot në gjysmën e Ballkanit!

Pesë shtete radhë-radhë,
Shqipëri me moshë guri,
veç nga gjuha mbeti gjallë,
emri-kombi dhe flamuri!

Njëqind vite kanë shkuar,
që kur u bënë tradhtitë,
po koha na ka dënuar,
të bashkohemi një ditë!

Kanë vulën shqiptare,
dete -fusha edhe male,
s’kemi faj në është e madhe,
Shqipëria Natyrale!

NUK THINJET POLIFONIA!

Rrëzohen në shekuj,
kështjellat me gurë,
po kënga dhe fjala,
nuk rrëzohet kurrë!

Thinjen edhe malet,
në dëborë e erë,
po polifonia,
s’thinjet asnjëherë!

Kjo është këngë e jetës,
kjo është këngë e Tokës,
shqiptarët e kanë,
si Kartën e Kokës!

Herë zjarr e dallgë,
herë fllad e pekule,
në lëndinë të saja,
mbjellim nga një lule!

Ti je e bekuar,
moj polifoni,
asnjë vend s’e ka,
të tillë mrekulli!

Si zjarr të pashuar,
këngën do ta ndez,
shkon polifonia,
nga brezi në brez!

RROFTË VERA DHE RAKIA!

Do të pi të bëhem troké,
sa të më bjerë në kokë,
kur i pi një e nga një,
vallahi në kuptoj gjë!

– Rroftë vreshti dhe hardhia,
rroftë vera dhe rakia,
i ka bërë Perëndia,
të kënaqen njerëzia!

Kur piva nja dy a tre,
mëndja e kokës m’u ngre,
kur u pi e gjithë dollia,
më vinte rrotull shtëpia!

Det i madh e det i gjerë,
pse s’të bëri Zoti verë,
do ishim për marshalla,
se do pinim badihava!

A.DUKA

 

Share This Article
2 Comments
  • PËR PIJEN DHE PIJANECËT, PERËNDIA THOTË NDRYSHE, O DUKË!

    Te Bibla, Proverbs, kapitulli 23, thuhet: 20 Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit; 21 sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka. 22 Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë. 23 Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim. Te 1 CORINTHIANS, kapitulli5, thuhet: 9 Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë, 10 dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota. 11 Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpifës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë. Kapitulli6, 9 A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, 10 as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

    Shënim: Nejse, për sa kohë nuk ka Zot e si rrjedhim as drejtësi hyjnore, edhe kurvari do mund të thojë se Zoti i ka bërë prostituta ato femra që burrat të kënaqen duke shkuar me to. Hajduti do thojë ma bëri Zoti mbarë, vodha dhe s’më kapi drejtësia. Homoseksualët do thonë se kisha duhet t’i lejojë të martohen mes të njëjtës gjini, dhe nëna të quhet prindi1 apo 2. Dhe, mos iu thuaj pederast atyre, se SHBA të nxjerr Non Grata. TAMAM FUNDI I BOTËS!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *