Vargje për këngë

Ornela

Por jam një njeri i mirë!

Jam në burg edhe shikoj,
vetëm dritëzën e Hënës,
natë e ditë këtu mendoj,
për njerëzit e mi të zemrës.

Jam njeri-por i pafat,
pakëz dritë-shumë errësirë,
kam bërë faj edhe mëkat,
por jam një njeri i mirë!

Gjithnjë më dalin në ëndërr,
nëna-nusja-vajza-djali,
gjithë ata që kam në zemër,
se ç’më bëhen lot malli!

Njerëz mos paragjykoni,
mos më shihni si të huaj,
se qelia që shikoni,
mund të jetë dhe fati juaj!
01.11.2018

O ju burra hijerëndë!

O ju burra hijerëndë,
shpirti im për juve falet,
ju mendoj ashtu në këmbë,
edhe më krenarë se malet!

Juve bëtë historinë,
me dyfek edhe me penë,
pa juve me trimërinë,
s’do ta kishim Mëmëdhenë!

O ju burra ideali,
që mbrojtët Vendin me kokë,
të tilla Shqiponja Mali,
nuk lindin më tek kjo Tokë!

Gjyshërit tanë me dyfeqe,
që s’u gjunjëzuat kurrë,
fituat mbi çdo të keqe,
për Atdhe e për Flamur!

Gjithë brezat ju kujtojnë,
mustaqe e flokëbardhë,
gjithë malet nuk mjaftojnë,
që t’ju ngremë lapidarë!

Nderim për Burrat e Dheut,
në këngë ju mbajmë gjallë,
dhe në ballin e Atdheut,
krenaria më e rrallë!
Nëntor, 2018

Vetëm deti…

Kur në breg të detit dole,
asnjë djali nuk i fole,
po vetëm me një vështrim,
që të gjithë i le pa frymë!

Që të gjithë mbetën pa mënde,
ëndërronin buzën tënde,
atë buzë të pikturuar,
gushën dhe syrin e shkruar!

Plasën djemtë nga inati,
asnjë nuk ndihmoi fati,
se ishe si çupë Mbreti,
ndaj të puthi vetëm deti!

Nga ato puthjet e tua,
deti moj u ëmbëlua,
ndaj kur dole Ti syndritur,
deti s’ishte më i kripur!

Në gjithë Botën ka moj zemër,
veç një det me ujë të ëmbël,
deti që u puth me ty,
si njeriu me njeri!

A.DUKA

Share This Article
2 Comments
  • Je njeri i mirë

    Je në burg që burg i thonë,
    Ç’të do qejfi ha dhe pi,
    Edhe gruaja një herë javës,
    Të vjen gruaja me ty rri..

    Je në burg që burg i thënçin,
    Ke bërë faje e krime plot,
    Para krimi ti ke fshehur,
    Por viktimat s’flasin dot..

    Je në burg që burg i thonë,
    Është hotel me nja dy yje,
    Vetëm se nuk je i lirë,
    Që ti të vraposh në pyje..

    Mjerë ata që i rren mendja,
    Se ti do ndreqesh një ditë,
    Jo or jo ta dinë mirë,
    Pas lirimit ti prap do zesh pritë..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *