- Magjia…
Shpesh më thua ti:
“S’ke nga të më luash,
do të bëj magji,
mua të më duash!”
S’të bën punë magjia,
po ti nuk e di,
se vetë dashuria,
është një magji!
Gjithë jetën tok,
s’të mban dot magjia,
po s’të ra në kokë,
nuk ndodh mrekullia!
Po të ra në kokë,
xhinde dashuria,
ajo s’të del kurrë,
siç të del rakia!
- Ëndërr…
Ëndërr-o moj-ëndërr,
gjumin se ç’ma prishe,
m’i përplase krahët,
si një dallandyshe.
Si një dallandyshe,
drejt në zemrën time,
o-bo-bo ç’u tretën,
ato ëndërrime.
Tani që u zgjova,
s’heq aspak me zëmër,
e ndjej veten time,
më mirë se në ëndërr.
Nektari i jetës,
më rrjedh nëpër deje,
ëndrra më e bukur,
nuk vlen para teje.
Nuk vlejnë sa ti,
gjithë lulet e njoma,
se ti je e gjitha,
fllade dhe aroma.
O-po ç’më verbove,
me dritë rrufeje,
s’ka më ëndërrime,
kush jeton pranë teje.
Ëndërr-o moj ëndërr,
o shkumë sapuni,
tani që më zgjove,
nuk më zë më gjumi.
Kush jeton pranë teje,
s’i di kurrë përgjigjet,
o do rrojë gjithë jetën,
o në çast do digjet.
Nuk i di përgjigjet,
ç’do të ndodhi vallë,
po unë të paktën,
jam akoma gjallë!
14 Gusht 2017
beni jeton me ne, nuk ka vdekur arben duka.
une qesh me shakte e tij pa pushim.
me ne fund gjeta nje njeri besnik, si – ty !
dhe qesh..
sa here kaloj tek nje dritare,
qe me saksi eshte mbushur plot,
gjithmone si padashur,
nje perde tundet dhe nje perde lot.
cfare poeti i jashtzakonshem
belortaaa, hume 400 euro belortaaaa ja dhe asaj ne byrektore belortaaa, dhe lotet te rrodhen si lume belortaaaaa, tek mine peza..po nuk vdesin poetet blortaaaaa, kane frike te medhenjte…belorta…
u takove me tet bir o dhimbje o i madh i perjeteshem
lotet curk
belortaaaa jam gjalle belortaaaaaa,
duket sikur me therret perhere edhe qesh me te qeshuren e tij te vetesigurt.
une e di qe nuk ka vdekje per njerez te medhenj me shpirt te jashtezakonshem.
PARODI
AGJËRIMI SIPAS RAMËS
Ja filloi dhe Ramazani,
muajin “i madhërishëm” fetar,
agjërim të lehtë besimtarëve,
qoftë për ta një muaj i mbarë.
I gjithë populli të agjërojë përditë,
kështu ca para mënjanë do ketë,
por mos hani natën si një lopë,
që shkelmon kovën e qumështit t’vet!
Shmangni ushqimet dhe lëngjet,
mos kryeni mardhënie seksuale,
shmangni sjelljet e fjalët e këqija,
mos mashtroni nëpër portale.
Kjo periudhë do ju bëjë mirë,
se edhe kriza na ka prekur,
çmimet janë rritur sa më s’ka,
por për bukë s’keni për t’vdekur!
Tashmë rrugët janë hapur,
kush s’ia del le të emigrojë,
sa më pak më rehat do jemi,
secili do mund t’bëjë ç’të dojë.
Agjëroni të jeni pranë Zotit,
ne politikanët mos na harroni,
hiqni mundësisht dhe cigaren,
por mos u shmangni t’na votoni.
Do donim shumë të ishim si ju,
të rrinim pa ngrënë e pa pirë,
të mos vidhnim e mos shpifnim,
për ju mendojmë që të rroni mirë.
Punët e shtetit janë të lodhshme,
na zuri bytha kallo nëpër makina,
për të ngrënë nëpër restorante,
e mjaft shtrenjtë kushton benzina.
Edhe media duhet të agjërojë,
mos t’bëjë emisione investigative,
se dihet që janë veç për gjobvënie,
kjo është vepër penale abuzive!
Në një shtet të kapur heshtet,
aferat korruptive s’mund t’i hetosh,
maksimumi kapen cironkat,
me peshqit e mëdhenj s’bën dot kosh!
Bravo i qoftë militantëve demokratë,
që rikthyen Sali NonGratën,
kështu do agjërojnë sigurisht,
bar do hanë ditën edhe natën.
S’do jem për ca kohë mes jush,
si kryeministër ndoshta largohem,
po vjen koha të agjëroj dhe unë ,
sekretar i NATOs mbase emërohem.
Mos u trishtoni, kjo është bota,
sa më shumë të vjedhësh, lart shkon,
po vodhe një bukë futesh në burg,
pra ja që është më mirë kur agjëron!
PARODI
AGJËRIMI SIPAS RAMËS
Ja filloi dhe Ramazani,
muajin “i madhërishëm” fetar,
agjërim të lehtë besimtarëve,
qoftë për ta një muaj i mbarë.
I gjithë populli të agjërojë përditë,
kështu ca para mënjanë do ketë,
por mos hani natën si një lopë,
që shkelmon kovën e qumështit t’vet!
Shmangni ushqimet dhe lëngjet,
mos kryeni mardhënie seksuale,
shmangni sjelljet e fjalët e këqija,
mos mashtroni nëpër portale.
Kjo periudhë do ju bëjë mirë,
se edhe kriza na ka prekur,
çmimet janë rritur sa më s’ka,
por për bukë s’keni për t’vdekur!
Tashmë rrugët janë hapur,
kush s’ia del le të emigrojë,
sa më pak më rehat do jemi,
secili do mund t’bëjë ç’të dojë.
Agjëroni të jeni pranë Zotit,
ne politikanët mos na harroni,
hiqni mundësisht dhe cigaren,
por mos u shmangni t’na votoni.
Do donim shumë të ishim si ju,
të rrinim pa ngrënë e pa pirë,
të mos vidhnim e mos shpifnim,
për ju mendojmë që të rroni mirë.
Punët e shtetit janë të lodhshme,
na zuri bytha kallo nëpër makina,
për të ngrënë nëpër restorante,
e mjaft shtrenjtë kushton benzina.
Edhe media duhet të agjërojë,
mos t’bëjë emisione investigative,
se dihet që janë veç për gjobëvënie,
kjo është vepër penale abuzive!
Në një shtet të kapur heshtet,
aferat korruptive s’mund t’i hetosh,
maksimumi kapen cironkat,
me peshqit e mëdhenj s’bën dot kosh!
Bravo i qoftë militantëve demokratë,
që rikthyen Sali NonGratën,
kështu do agjërojnë sigurisht,
bar do hanë ditën edhe natën.
S’do jem për ca kohë mes jush,
si kryeministër ndoshta largohem,
po vjen koha të agjëroj dhe unë ,
sekretar i NATOs mbase emërohem.
Mos u trishtoni, kjo është bota,
sa më shumë të vjedhësh, lart shkon,
po vodhe një bukë futesh në burg,
pra ja që është më mirë kur agjëron!
PLEHRA QUAJTUR ADMIR BANAJ
PLEHRA I VETEQUAJTUR ADMIIM BANAJ