Vargje për këngë

Ornela

 

Gjuha e syve…

Buzët mund të thonë,

fjalë dhe çudira,

po gjuha e syve,

është më e mira.

 

Sepse sytë flasin,

me dritë dhe shenja,

siç flasin ndër netë,

ylli edhe Hëna.

 

Dy njerëz më kot,

janë të dashuruar,

kur gjuhën e syve,

ende s’kanë mësuar.

 

Është gjuhë e butë,

po djeg dhe si shpuza,

pa vendosur syri,

s’mund të puthi buza.

 

Pa u puthur buza,

nuk ka dashuri,

nga gjuha e syve,

lind ajo magji.

 

Eca nëpër lule…

 

Eca-mike-eca,

gjurmëve të tua,

erdha-mike-erdha,

erdha gjer në krua.

 

Po ti kishe ikur,

o moj bukuri,

ndaj putha burimin,

ku kishe pirë ti.

 

Mërzia më kapi,

më kapi té shkretin,

thashë mos kishe lënë,

në burim portretin.

 

Po uji kishte rrjedhur,

uji s’rri në vënd,

dhe kish marrë me vete,

dhe portretin tënd.

 

Se ç’u silloisa,

në ato pezule,

në gjurmët e tua,

kishin çelur lule.

 

Kishin çelur lule,

me lastar e fleta,

eca nëpër lule,

edhe ty të gjeta.

 

A.DUKA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *