Emri im tek ty u shkrua!..
Ka ca ditë që je larguar,
malli më ka përvëluar,
në çdo yll të kam kërkuar,
po ku je-o i bekuar?!
Përse më ke-përse të kam,
përse një Zot ti je për mua,
që të të prek -që të të ndjej,
dhe të të puth sa herë të dua!
Kudo të kërkojnë sytë,
se pa ty s’duroj një ditë,
as një ditë e as një orë,
pa ty tretem si dëborë!
Mos u largo-mos u vono,
se emri yt tek unë u shkrua,
eja më merr-dhe më rrëmbe,
se një jetim ti je pa mua!
O nuse llokumi!
Mos rrini si mysafirë,
ngrehuni se plasëm,
mos më rrini si të ngrirë,
sikur s’kemi dasëm!
Ti përpara-ne pas teje,
o nuse llokumi,
ndriço si flakë rrufeje,
të na dali gjumi!
Sa lezet ka dhëndër dreri,
dhe nuse sorkadhja,
deri sa drita të bjeri,
nuk shkulen nga vallja!
Këngë -valle dhe raki,
ky është ilaçi,
trashëgime çift’ i ri,
dhe dasëm e paçi!
Mos më plagos!.
Unë të thoshja:”Mos e mos!.”,
o djalo mos më plagos,
po ti nuk e bëre mirë,
më plagose-o qafir!
O pëllumb-more pëllumb,
nuk më plagose me plumb,
ato vështrimet e tua,
më hodhën në tokë mua!
Unë të thoshja me ngadalë,
po ti s’pyete për fjalë,
dole si lumi me valë,
dhe më mbyte-more djalë!
O djalo buzë llokumi,
nuk dua të dal nga lumi,
nga lumi i syrit tënd,
se jam mirë e zura vënd!
A.Duka

pse nuk shkruan per Sajmo Qorrin o Agron poeti apo te eshte thare boja