Vargje për këngë

Ornela

1. I plagosur mbete!

Një ditë papritur,
i plagosur mbeta,
nga një sy i ndritur,
që lëshon shigjeta!

Bo-bo ç’u plagosa,
dhe mbeta në vënd,
e nuk ngrihem dot,
pa vështrimin tënd!

Bukur ma punove,
me shigjeta drite,
ti që më rrëzove,
përsëri më ngrite!

Vështrimet e tua,
më hedhin në erë,
në mes të Dhjetorit,
digjem si në Verë!

Nga dy sytë e bukur,
sinjalet nuk sosin,
në mes të beharit,
se ç’më plevitosin!

Shigjetat pa sosur,
vijnë breshëri,
më mirë i plagosur,
dhe me ty në gji!

2. Busulla ime…

Nuk e di akoma,
ç’është dashuria,
të jesh çdo sekondë,
në ëndrrat e mia.

Mëndja natë e ditë,
tek ty të më mbetet,
dhe portreti yt,
në sy të më tretet!

Ende nuk është gjendur,
ç’je moj dashuri,
të jem një i çmendur,
por vetëm për Ty!

Të gjitha përgjigjet,
ende s’i kam gjetur,
po në dorën tënde,
ora më ka mbetur.

Të jem i vërtetë,
dhe kur bëj gabime,
se në këtë jetë,
je busulla ime!

Arbend Duka 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *