VARGJE: “Protesta” ja arriti qëllimit, Luli u nda nga Saliu…

redaktor

Arben Duka

 
Që nga anë e anës,
qindra njerëz shkule,
për një orë punë,
Lule-o moj-Lule!
 
Qindra njerëz shkule,
nga ana e anës,
veç për një shëtitje,
rrugëve të Tiranës!
 
Disa ditë me radhë,
me mavro Ristanin,
na kishe premtuar,
se do bëje namin!
 
Se do bëje namin,
o Lulash komiku,
protesta mbaroi,
po Iliri s’iku!
 
Protesta u bë,
dhe s’i vë dot bisht,
po s’e kini patur,
dhe aq seriozisht!
 
Meqë njerëz erdhën,
e kishe në dorë,
t’i mbaje në shesh,
nja tri-katër orë!
 
Nja tri-katër orë,
o Lulash bufoni,
që Meta të ndjente,
një grimë presioni!
 
Ju ishit në shesh,
Meta qe në zyrë,
si i thonë fjalës,
të dy në detyrë!
 
Nëse për një orë,
s’do bënit tërheqjen,
Iliri dhe mundet,
ta kish dhënë dorëheqjen!
 
Të rrinit ca orë,
do hidhej ky hap,
po ju-more djalkë,
ikët si me vrap!
 
Thjeshtë kaluat radhën,
aspak nuk këmbëngulët,
të paktën tri orë,
në shesh nuk u ngulët!
 
Natyrisht që ishe,
goxha zemërak,
por aty për “vrasjet”,
u fol ca si pak!
 
Mbase e kuptuat,
që gjëkund s’ka krim,
gjersa erdhën njerëz,
duhej një aktrim!
 
Ndaj u detyrove,
që të shaje ca,
por si xhaxha Sala,
s’je aq budalla!
 
S’je aq budalla,
sa të ngrije tonet,
dhe në turmën tënde,
të ndizje tensionet!
 
Turmës nuk i fole,
si një egërsirë,
dhe për këtë more,
notën më të mirë!
 
Baba egërsirën,
përballë e kishe,
po ja shove shpresat,
se u solle ndryshe!
 
Dhe pse nuk të dua,
sot s’kishe difekte,
se nuk kemi parë,
protestë më korrekte!
 
Dëmin më të vogël,
nuk e latë nga mbrapa,
njëlloj si në ditën,
që na erdhi Papa!
 
Dhe baba Saliu,
u zbyth kësaj here,
dhe për këtë punë,
mund të kini sherre!
 
Ndaj dhe sot në mendje,
i shkon çdo njeriu,
se kjo protestë ishte,
ndarje nga Saliu!
 
Veç kjo mund të shkruhet,
në lajmet zyrtare,
se në fakt protestë,
këtu s’pati fare!
 

Share This Article
28 Comments
  • Nuk ndahet dot nga Saliu, as mos e diskuto, pasi ka Zenin, Giten dhe disidentin e djathit. Mos tu genjeje mendja per kete.

    • Si eshte e mundur qe r njejta gazete qe boton nje artikull per Fan Nolin, boton edhe nje vjershe nga Arben Duka?!!!:)

      • Ne fakt diket qe te paguan mire Rilindja, si ka mundesi qe me gjithe kete felliqesi qe po jetyojme nuk te ka shkuar damari e delli yt poetik te shkruash per Meten si dikur kur punonte me Berishen, si nuk shkruan asnje varg per drejtoret kriminele ne ministri e rrethe apo per paralamentaret me dosje penale e me diploma fallce? Kur do shkruaje pena jote per keto? je shume vulgar e sherbetor i politikes majtiste drogmene te tipit Kostandin Xhuvani me shoke shume…………..

  • Ky tipi,zonjeza Lulushe do te mbahet mend per shterpesine mendore e intelektuale.Nje deficient absolut qe vec aktron e ben me sikur.Fatkeqsi qe detyrohemi ta degjojme kur fryhet e ngrefoset.

  • prisni se plaku akoma sfle gjum, sa te krjoj tjeter zullum.nuk i trembet syri komonistit bac,se nga mbrapa e mbeshtet vepra komoniste dhe tre muskutieret,arben,palok dhe basha,se kan shum deturime,per bac saliun.

  • Ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine qarkullojne disa zera qe thone:Luli eshte djale i mire.Ka hall qe te fitoje ndikimin mbi PD-ne dhe te behet Kryetar i saj seriozisht.Dhe ne kete moment,Luli do flake Saliun dhe Shqiperia do kthehet ne Normalitet ngaqe PD-ja do behet nje Parti normale.Gjepura Gjepura Gjepura Gjepura Gjepura Gjepura…….
    Kjo eshte strategjia e re e ri-ngjitjes ne pushtet e Sali Berishes.Nese Shqiptaret e hane kete genjeshter,do ishte nje Estrade e Vertete.Kjo eshte strategjia e re e PD-se,ai ajo e vitit 2005-se kur thuhej se Saliu ka ndryshuar.Ka kuptuar qe gaboi ne 1997-en me krimet e tij te panumerta dhe i duhej dhene nje shans i dyte per te korrigjuar qeverisjen e meparshme kriminale.Tani eshte hedhur ne qarkullim teza tjeter.Te ndihmojme Lulin te marri PD-ne,te sjelle nje politike te re ne kete parti dhe keshtu Saliu eleminohet nga skena politike.Kjo ne fakt eshte krejt e kunderta.Eshte te risjellesh Saliun perseri ne pushtet.Sa te kete fryme ai njeri,PD-ja do jete ne dore te tij.Ai ka dosje shantazhi per c’do antar te PD-se me te cilat i perdor si te deshiroje.Per Lulin ka jo nje,por me dhjetra e qindra dosje me shkelje ligjore dhe tradheti Kombetare.Luli eshte i kapur nga Krimet e tij,qe tashme ndodhen ne kasaforten e dosjeve te Saliut.

    • jo mor jo ,keto teorite konspirative i nxjerr selia mavi
      juve po ju djeg ngjitja e Lulit ,sepse nuk keni si te justifikoni deshtimin tuaj
      shpifje ,shpifje dhe vetem shpifje .
      po te kishte dhe nje grimce te vertete ne ato dosjet qe ngre sigurimi i
      Gramoz Ruqit do e kishit cuar ne gijotine tashme
      Sali Berishen mos e ngaterron gje me Fatos Nanon ?? mos po ju duket gje si partia e juaj qe si proces nderrimi keni vetem metoden e ngrenies se njeri tjetrit ?
      Sali Berisha do ngelet figure ne ate parti po me shume te partia e juaj .
      Dhe ne enderr ate shikoni .Nuk krahasoheni dot as ne gjume me te .
      Sa me shume shkruani dhe shpifni ,me shume i ngrini kultin
      Mjafton te shikoni kete 2013 .Moret aq vota sa mund te benit revolucion ne cdo drejtim .Filluat perseri sagen e tritolit ,vetem keshtu mbijetoni .
      Saliu vetem ,i vetem po ju dergon ne zbor gjithe ngjalat .
      Dhe dale se sapo ka filluar .Do i dali dhe meraku i protestave bejtezhiut
      Sa here jeni ne pushtet e beni 5 parti ate plake parti qe ju lane ne trashegimi
      po hyni dhe ne uje vit per vit ,po ju skadon ora dhe veteraneve .Ca i hani vete
      ca i ha tritoli …ju ka ngelur vetem Spartak Brahua
      Saliu humbi dhe dha doreheqjen ! Kryetari Pink qe as kryetar nuk eshte
      po vazhdon perjashtimet si ne pleniumet e Kristaqit .
      Shkelmin duhet tia kishit vene qysh ne 2009 ,po ja erdhi qershori
      beni ndonje karthsis te ri dhe e dergoni ne Surel ,te rrrrrrruaje ndonje komshie nga bunkeri …kete e ben mire ai 😛
      Behuni gati per zgjedhje te parakohshme ,mos u ankoni qe e ka
      fajin saliu
      jua ka fajin Ramiu ….dhe mos me thuaj qe nuk ua kisha thene
      se ty Labi VL , te kam thene para 2 vjetesh qe me kete haleance Saliun po e forconi ….po e beni hero kombetar ….po ishalla ju do zoti dhe del ndonje fraksion i majte i ri ,dhe ju kokepalaret te keni ndonje ide per votat ku i coni
      megjithse eshte e padiskutuar qe behen bashke me Berishen ,te pakten per kete qershor …Luli eshte nje yll ne ngjitje 🙂

      • @LOVE.Degjohemi me 2029-en vogelushe.Vetem ne ate vit Luli(ndoshta) fiton zgjedhjet.Deri ne ate vit,vazhdo beso me sy hapur perrallat e SRB-it se do kete zgjedhje te parakohshme kete Qershor.Krimineli i faktuar boterisht nga FBI-ja Amerikane,ka vdekur politikisht.Ju sugjeroj ta varrosni.Turpi Historik i Cadrave Pistolete,Stilolapsave Pistole te Thikave me Helm nga Gjarperinjte e Jugut,e ka mbuluar perjetesisht jo vetem Sali SRB-in,por gjithe Militantet e tij.Hip ne ndonje avion me LHL dhe bombardo Vloren.E di,na urreni me shpirt ne Vlonjatet,ngaqe Heroin tuaj e beme te dh…ne breke.Dha dorheqjen si qen i rrahur.Qeni i rrahur,nuk ka se si te hyje ne Histori.

        • Ne 2029 ,nuk do kete me komunist .
          Do jeni ca pleq me alzhajmer .
          FBI mos eshte ajo qe verifikoje dhe vidion e ngjalave ?
          Ajo qe e cilesoi grusht shteti dhunen tuaj dhe burre shteti Sali Berishen ?? I zbehet cadrat pistolete juve ,
          u ulet dhe hengret ngjala mbi gjakun qe sapo derdhet
          Mos flisni per turp se ate se njihni as si fjale !
          LHL jane perseri perrallat tuaja prej sigurimi dhe 97 e bete ju kmeret e kuq .Vetem ate gjuhe njihni .Nga 97 dolen multimiliarderet tuaj ,ata qe sot keni deputet .
          Doli Nano bixhozi qe tha “do ju jap te gjitha leket ”
          Doli Shpetim mustaqemiu ,qe vetem ne 2013 ne prag fushate ju shtroi rrugen e varrezave ,ku te qanit te vdekurit tuaj qe beret ne luften e partise .
          Doreheqja eshte nje akt qe e bejne njerez te forte
          ju kur vini ne pushtet vetem me shkelma ikni ….ose ikni me fustan veshur ….si shoku Mozi
          dhe juve historia vetem per ngjalat do ju kujtoj
          per fjalen e baballareve “burg dhe prish shtepite ”
          do mbaheni mend si historia e cantes se zeze ,qe nuk ka asgje ,vetem ndonje estrade me Bes Kallakun ,qe ju sherben si gjethe fiku per te mbuluar krimet qe ju sollen ne pushtet .Beret mire qe e sistemuat bunkerin …
          do ju duhet 🙂 aty e keni vendin !

      • @ Love!
        I paske kthyer “goxha” pergjigje komentuesit “Labi Vlore”.
        E di si eshte puna.
        Ose je intaçore dhe kerkon me çdo kusht te thuash dhe te mbrosh te kunderten, ose vertet je nje love berishiane, qe te vjen keq per deshtakun Berishe dhe kukullat ruse te tij.
        Ne kete rast je munduar te besh jo vetem avokatine e nje krimineli, e nje skenaristi te shkaterrimit te Shqiperise dhe nervave te popullit shqiptar sipas porosise se padroneve te tij te vjeter, te nje feudo bajraktari te denje per shekullin e XVI-te, por dhe te na tregosh “ngjitjen” e nje leshteriku se kjo i shkon per shtat Lulezim Bashes, duke na e prezantuar si yll.
        Po moj zj. “Love”!
        Per ty dhe seren tende mund te jete “yll ne ngjitje”!
        Por per ata te kater te vraret ne bulevard sipas urdherit te tij, ai eshte vetem nje pjelle e satanait qe kur ti vije ora vendin e ka vetem ne ferr.
        Per klasen e hajduteve dhe krimineleve te Shqiperise qe nuk u ngopen me gjalkun dhe djersen e ketij populli ne keto 25 vjet demokurveanarshi, mund te jete jo vetem “yll ne ngjitje” por model dhe udherrefyes i vjedhjes, mashtrimit dhe shmangies nga drejtesia, por per popullin fukara shqiptar, qe mbush listat e fajdexhinjeve modern per kafshaten e bukes, ai mbete vjedhesi i shekullit, qe mbrohet nga hajdute pa dallim krahesh politik.
        Per ata, pjelle e atyre qe kane marre vulen e tradhetise qe gjate luftes se dyte boterore, si tradhetar dhe bashkepunetor te pushtuesve nazifashiste dhe gjithe atyre qe ndoqen rrugen e tyre, ai, pra Lulzim Basha mund te jete joi vetem “yll ne ngjitje” por dhe simbol i shitjes se trojve kombetare pa i hyre gjemb ne kembe, sepse mbrohet nga pinjolle te tradhetareve kolaboracioniste qe kane ndruar ngjyre dhe fytyre sii kameleoni, majtas dhe djathtas politikes shqiptare, jane shkolluar dhe kane kapur majat e politikes , te shtetit dhe drejtesise, por per çdo shqiptar te ndershme ai mbetet nje tradhetar dhe trafikan i trojeve shqiptare duke ia kaluar dhe Ahmet Zogut, me firmosjen e aktit te tradhetise se dhurimit apo shitjes se 354 km2 det te Shqiperise.
        Ky eshte “ylli” yt ne “ngjitje!
        Inatet personale me Arben Duken apo politikanet qe ke njohur nga afer, nuk ka pse te katandisin ne kete fare derxheje.

        • Vezhguesi F
          une nje si ato qe kam inate personale te dukem ?
          une vdes per Arbenin 🙂
          [inat personal vetem rrrilindjen kam une ,me duket sikur rrrrrilindin me budallenj se c’jane 😛

          O BEHET DREJTESI ,
          O DIKUSH SHIKON DEREN E BURGUT ME TE VERTETE
          OSE NDRYSHE “SERA TENDE” ESHTE ZHGENJIM DHE MASHTRIM SHUME HERE ME I LARTE SE ATA QE KISHIT
          kjo nuk do sjelle asgje tjeter vecse shkelqimin marramendes te yllit ne ngjitje .

          Ah , se mos harroj
          nuk ka asnje kallzim penal per shitjen e detit ne prokurori
          per Lulin ….ka mundesi ta pyesesh partine qe adhuroni
          perse dreqin nuk ka ??????????????
          Perse dreqin ju mori partine dhe vegjeline ,kur kercenohet Ilir Ngjala ,del Petrit Vasilikija ,dhe ngerdheshet qe
          do hapim perseri dosjen e rruges se kombit ??????
          perse ata e perdorin pushtetin vetem si shantazh, si mjet per te me vjedhur mua ,se juve e keni me qejf kur ju vjedh partia juaj dhe aspak per te bere shtet dhe drejtesi ????????
          PERSE ?????????????????????????????

          • C’fare ka Sekret Shtepia,e nxjerr Femija ose Rakia.Ja disa shembuj Brilant.
            1)Supermbesën e thërret gjaku i gjyshes, mbron serbët:http://www.gazetatema.net/web/2014/10/15/supermbesen-e-therret-gjaku-i-gjyshes-mbron-serbet/.
            2)Mediat serbe ekzaltohen me deklaratën e Supermbesës: Ka marrë kërcënime pas kritikave ndaj shqiptarëve.
            http://www.gazetatema.net/web/2014/10/16/mediat-serbe-ekzaltohen-me-deklaraten-e-supermbeses-ka-marre-kercenime-pas-kritikave-ndaj-shqiptareve/
            3)Shqiptarët e acaruar, faqe interneti kundër Supermbesës.
            http://www.gazetatema.net/web/2014/11/11/shqiptaret-e-acaruar-faqe-ne-internet-kunder-supermbeses-je-turp-i-shqiperise/
            4)
            Loriku: Beogradi nuk mbyllet me kaq. Komenti që më lëndoi më shumë, ai i mbesës së Berishës (VIDEO).http://www.gazetadita.al/loriku-beogradi-ska-marre-fund-komenti-qe-me-lendoi-me-shume-ai-i-mbeses-se-berishes/
            5)Mbesa e Berishës reagon pas intervistës së Lorikut (dhe bëhet lëmsh me rubrikën satirike Antena)
            http://www.gazetadita.al/supermbesa-reagon-pas-intervistes-se-lorikut-respektoj-mendimin-e-cdokujt/.

            Por SuperMbesa e Berishovicit nuk eshte asgje me veprimet e gjyshit qe i shiste nafte Milloshevicit,per te mbushur Autoblindat e Pramilitareve Serbe,qe masakronin Kosoven Martire,nderkohe qe mbare Bota kishte vendosur Embargo ndaj Serbise.Ky eshte Heroi juaj,ne fakt Turpi Juaj.E mbani,ta gezoni.

          • ben mire qe merresh me supermbesen
            te pakten e di kush do te qeverisi ty dhe kalamajte e tu 🙂

            drejtesia eshte ministria e HALEatit
            cudi e madhe qe ne kete pike po ndriconi
            nuk ka ngelur me asnje pa u futur ne burg per faturat e dritave me 30 mij lek te vjetra
            sa hyri ne TR xhaxhi envorr ,ne fakt aty kishte qene gjithmone se asnje pushke nuk shkrepi ,direktiva e pare ishte perforcimi i luftes se kllasave dhe hapja e burgjeve 😛
            N.Nacua dhe palacua hetues ka qene
            hap ndonje dosje vetem te deshmitareve te tritolit 🙂
            shtet ,shteti i kokeplareve !

          • @LOVE.Edhe njehere po e perseris,sepse me vjen keq se nuk e ke kuptuar aspak c’fare kam thene ne keto komente.Kam thene se “Qeni i rrahur Barbarisht” ne vitin 1997-te Sali Berisha nuk ka se si te hyje ne Histori.Qeni i Rrahur,mbetet qen i rrahur dhe nuk ka asnje probabilitet qe te rekuperoje asgje.Nje Qen i rrahur ka per te ngordhur me te dridhura ne trup.Nga Frika.Kaq e thjeshte eshte.Nese nuk e kupton,me vjen keq.

          • @ Love.
            Nuk me ke kuptuar dhe nuk ke per te me kuptuar kurre.
            Partia ime dje dhe sot ka qene dhe mbetet vetem e verteta dhe familja ime.
            Te tjeret i kam per te kaluar kohen.
            Natyrsiht armiqte (jo vetem kundershtare) e mi me te ndyre kane qene tradhetaret e kombit, hajdutet, kriminelet, bashibuzuket dhe ata qe i ndjekin nga pas. Ka me shumice te tille, ndaj e urrej me shpirt Partine e Sali Berishes. Kete rilindjen dhe Edi Ramen, se bashku me aleatet e tyre, une i quaj perralla me mbret dhe te paafte per te bere jo ate qe premtuan por minimumin e saj, Drejtesine per kete popull dhe kete vend. Por keta te pakten nuk te godasin si cubat pas shpine siç bene Sali Berisha, Lulzim Basha dhe gjithe thuthuqet qe e ndjekin nga pas.

          • Po hyj edhe une ne “valle” meqe Love nuk pushoka. Jo per gje, por se tani kam kohe te lire. Love duhet te kuptoje se “loja” mor o moj xhan fillon tani. Deri me sot Rama nuk ia kishte besen Metes. Per shume arsye qe edhe “bufi” i di. Tani kampet u ndane perfundimisht dhe pergjithmone. Te pakten deri ne zgjedhjet e reja. PDIU-ja e çameve pritet t”i bashkohet shumices. Dhe sa te mbarojne keto zgjedhjet lokale do te shikosh ti se si do fluturojne nga bytha shume nga drejtuesit e institucioneve te vene nga Berisha si Dhalla, ai i SHISh-it etj etj. Deri sa t’i vije rradha kapter Nishanxhiut. Pastaj fillojne proceset e “Nurembergut”. Do i shohish te gjithe vargan vargan duke dhene spjegime ne prokurori per 21 janarin, Gerdecin, Rrugen e Kombit etj etj dosje pa fund. Vetem pak durim e i dashur Love. Mos harro dhe tmerrohu:”Loja fillon tani”.

  • Jo or jo nuk e besoj,
    Nuk e besoj kët’ “hata”
    S’ndahet Luli nga Saliu….
    Saliu eshtë per të Baba…

    Nuk e lë Saliu PD-ne
    Eshte Kryetar i saj
    Saliu e ben Lulushin
    E ben Lulen laj e thaj…

    Po la Saliu Shefllekun
    Ne Zemer infrakt pëson
    Edbe Bota s’rrotullohet
    Dielli s’lind as perendon…

  • Respekt per Agron Duken

    nuk do te ishte mire sikur te rrije ca dite pushim o agron? jo per gje por, kur te lexojme dite per dite sikur nuk na merr malli fare dhe sikur e dime se çfare do te shkruash.

  • Rexh , je king !

    Arben Duka , o djalë i mirë e poet i talentuar që , të dhimbset Shqipëria !
    Me strofën e parafundit e prishe fare . Luli u nda nga Berisha ?! Sa gabim e ke !
    Luli , ky djalkë i vajisur ( siç e quan me të drejtë ti ) , i bukur si femër ( jo si burrë ) do ta lerë PD në një ditë me Saliun , kur ti përzënë nga PD , të dy me Saliun.
    Po s’ndodhi kjo , PD do përfundojë në muze , si një relike !

    • Nderim për kolegun e talentuar Arben Duka dhe për komentuesit “, “Labi vlorë”, “Vëzhguesi f”, “. “N. Vjosa” dhe ” Lëmi i lukës”. Mereni parasysh ndonjë vrejtje të vogël që ju bëjnë për strofën e fundit o Beni ? Nderime!

      • Korigjim komenti: ” për strofën e fundit” lutem të lexohet “për strofën e parafundit”. Tung!

    • @Mark Uk.Te kemi derguar ne UK per tu civilizuar dhe per te zhvlluar trurin,por me sa duket,je i parekuperueshem.Sigurimi i shtetit rekrutonte per spiune te perndjekurit politik dhe njerezit me biografi te keqe politike.Keta te mjeret pranonin te beheshin spiuna,se perndryshe burgoseshin.Ose nese ishin ne burg,ju shtoheshin vitet e burgut.Per nje arsye edhe me praktike.Te spiuonin njeri-tjetrin,por edhe popullin e thjeshte.Nese dikush fliste kunder Partise,kete e bente ne prani te Ballistit dhe jo ne prani te Komunistit.Per me teper,nje ligj Kushtetues ndalonte rekrutimin si spiune,ne sigurimin e Shtetit,Komunistet.Te perndjekurit politik vazhduan mjerimin e tyre edhe ne kohen e Berishes.I cili edhe sot qe po shkruaj,u tund dosjet e sigurimit,ku ata te mjeret rezultojne spiune te sigurimit.Jane te shantazhuar nga ish-Presidenti Berisha.

    • O Mark uk,
      Nja 10 here kam sqaruar, pa ma kerkuar kush te jap llogari se ku kam punuar…
      Kam punuar gazetar dhe pedagog.E shove kureshtjen?
      Pse shpif?
      As më njeh dhe as te njoh.Ne shkembejme mendime ketu virtualisht.Dhe nuk eshte nevoja ti bejme biografine njeritjetrit….
      Të dalka ne ënderr Operativi Sigurimit?!….Ke pas ndonje problem me te , o derman?!…
      Mos ki merak, do hapen dosjet dhe do sqarohen edhe spiunet…
      Mark, me vjen keq qe trillon keshtu.Edhe pse me mendime te ndryshme, ne duhet te kemi respekt per njeritjetrin se jemi shqiptare, pamvarsisht se kemi mendime te ndryshme.Pershendetje Mark.Une kam shume miq te mire katolik nga Veriu i Shqiperise…Me vjen keq sinqerisht per ty qe bie ne nivelin e shpifjeve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *