Arben Duka
Ca po diskutonin,
dhe nuk qenë debillë:
“Pse të kushtojë Toma,
sa gjashtë Mëhillë?!
Ata që llafosnin,
ishin shumë të prekur,
sepse nuk e dinin:
Ç’kriter ishte ndjekur?!
Duket ashiqare,
kjo pabarazi,
ndaj çështja të shkojë,
në prokurori!
Hetimit të parë,
kjo nuk mund t’i shtohet,
si çështje më vete,
duhet të hetohet!
Them me këtë tender,
Meta keq na talli,
sepse në gazetë,
kushtet nuk i shpalli!
Ndonjë interes,
fjala vjen, s’kam unë,
po për shumë të tjerë,
kjo quhet një punë!
Ka shumë që tek vrasjet,
s’shohin një mynxyrë,
gjersa ato sjellin,
një fitim të mirë!
Vrasjet s’mund të bëhen,
ashtu si në mjegull,
se edhe kjo punë,
kërkon rend e rregull!
Jo gjithë objektivat,
kanë një çmim,
po mes deputetëve,
nuk bën dot dallim!
Duhet që për ta,
mos ndryshojë kuota,
sepse të gjithë zgjidhen,
me të njëjtat vota!
Si Tender i Hapur,
ky ishte i pari,
dhe fondet i dha,
direkt Kryetari!
Dhe pabarazia,
po e thonë të tërë,
objekt i protestës,
mund të ishte bërë!
Si objekt proteste,
dhe do qe me hak:
“Pse një Vip PD-je,
të kushtojë kaq pak?!”
Kur je deputet,
do-s’do quhesh Vip,
dhe pse mund të jesh,
kokë e këmbë një rrip!
Toma s’mund të jetë,
kaq i zemëruar,
se Meta në kulm,
e ka vlerësuar!
Është i vlerësuar,
si kokë e vërtetë,
me kaq në Meksikë,
vriten dymijë vetë!
Po tani që këmbëza,
aspak s’u tërhoq,
Metën po e pyes:
“Fondi, a u dogj?!”
Pyes seriozisht,
jo më kot ja them,
se dhe djegie e fondit,
përbën një problem!
Dhe ku mund të jetë,
objekt për hetim,
ndaj kërkon oferta,
një rikuperim!
Një rikuperim,
duhet me se s’bën,
gjithë ato para,
s’kanë pse shkojnë dëm!
Doshit edhe Fufit,
nuk iu bë zarar,
tani del që Meta,
s’ka dhënë as kapar?!
Dhe pse janë përfolur,
shuma të mëdha,
Toma është i vetmi,
që ka dhënë para!
Dhe kjo është në fakt,
Çudi e vërtetë,
Toma ka paguar,
vrasësin e vet?!
Tani që po mbyllet,
gjithë kjo histori,
duhet të shpallë Meta,
një Tender të ri!
Duhet punës shpejt,
t’i japi karar,
dhe çmimet tani,
të jenë barabar!
Gabimin e parë,
mos bëjë përsëri,
se edhe për vrasjet,
duhet barazi!

Je i madh Arben Duka.
Z Duka ! Mendjen e ke minjere dhe qellimin e arin qe me rjeshtin e pare
Te lumte Pena
****humor I holle qe vetm nje mendje e ndritur si poeti A.Duka munde ta prodhoje ..ndeshkon dhe shkatrron teje per teje krimin dhe aferat marramendese qe ofrojne keto barbare, te barabarta me pagesen mujore te 5000 pensionisteve shqiptar te llogaritur me 100$ pension mujor!!!!!????.. Jemi vendi I çudirave!…I krimit dhe mos ndeshkimit,ku krimineli eshte nje parazit ose nje shtojce e kote ne nje skeme reciprokishte krimi perfitues e bashkepunimit shoqrore qe nje Tome ose individe ,ofrojn ,ose kercenojne me jete te tjeret si ,Saliu,Ristani,Mediu ,Fazlliqi,Imami,Zeni dhendri A.Mevlanit etj,etj,perfitojne nga jetesa ne nje sundim te ligjit te korruptuar,duke mos qene te gatshem per funksionim te shtetit ligjor.DUKE mos u denuar S.Berisha do te perfirojne dhe keqbersit e tjere ,kjo do te nxiste perfitimet zingjir ne kurrize te shqiptarve te ndershem ,prandaj pikrisht ne kete kuptim z.A.Duka u jep kriminelve nje dajak e ndeshkimin te holle qe meritojne.********************
Te dija nje poet dimensional,por kurre nuk ma merrte mendja qe jeni nje ekspert.
Satirë puro!
Kur e mbaron se lexuari, vetvetiu te vijne ne mendje keto dy mendime:
Ose ky Klani Dosh Kodoshit jane shume budallenj…
Ose ky Klan dhe nxitesit e tij jane njerez shume te pistë!…
Me ben habi dhe zgjatja e sterzgjatja nga Prokuroria!
Nuk ma merr mendja se eshte kaq e veshtire te nxirret Fajtori….!
Por akoma me idioteske, me e piste eshte gjithe Furtuna qe nderton PD-ja e Sali Mashtrusit mbi kete Komedi qesharake!…
Vehten diskretitojne!
Populli i shikon dhe ua vendos Kapelen sipas Rradakes!…
Shume i interesuar eshte Klani i Sali Marrezise per ta perdorur kete sharlatanizëm, ne mos qofte nje skenar i kurdisur nga vet Baca i Krimit dhe i Mashtrimit!…
ahhahhahhahhahahh
qenka ne hall partija
i ka mbledh gjithe gaztoret e oborrit ,i ka hedh ne sulm
nuk ja dolen dot me Tahirin qe pinte kafe me Bamin ,as me Ramen qe
si jurist tha nuk ka vend per kallzim ,si gjykates tha nuk ka asnje vrases ,dhe si prokuror tha kjo eshte nje telenovele …si kr shteti e therret perdite kryeprokurorin ne kryeministri ….
kjo ngaqe ne kemi institucione te pavarura kur duam ne ,kur nuk duam jane te Saliut
Metes ju zverdh surrati si ndonje i vdekur e i pakallur kur degjonte parlamenti qe gjemonte
JEP DORHEQJEN KRIMINEL …nuk ngjiti as parrulla fajin e ka saliu , dhe vidioja e Zenit doli bllof ,skrrrrrrraparllinjte e inatosur nuk i q….ethi fare asnje ,Baba Taku cuditi nje bote te gjithe ne prokurori ,kur shkoi me gaztorin Kallaku ,sepse ne bote keto gjera nuk ndodhin
……………………………………………………………………………………….
dhe partia, u nxi e u zverdh , u shtrydh e u perdrodh si ngjale e sterperdorur
dhe e ktheu me gaz ,therriti gaztoret per nje popull klloun ,per ca idiote te dobishem dhe te vetkenaqur ne idiotesine e tyre . dhe si gaztore e sherbetore te pushtetit te radhes
keta e shkrijne talentin ,opo dhe jeten japin , dhe djalin e vetem ja bejne hallall HALEatit
por gaztoret anashkalojne ,e anashkalojne me pa te keq ,jane idiote te dobishem
nuk permendet gjekundi kerkesa e TOMES
PER HETIME NGA PROKURORE NDERKOMBETAR !
Harron dhe kurVendari te na jape ndonje pergjigje , se Llalla eshte i akuzuar ,nuk mund te flase ….kur jane kaq te ndershem dhe ato 700 mij …ops 500 mije ,se ky me ka shume nr
kur ato 500 mij nuk jane dhene asnjeher ,ateher kurVendari ti hap rrugen hetimeve
1] duke dhene dorheqjen 2] te pranoje hetime nderkombetare
sepse drejtesi nga canta e Brahos nuk kemi pare ndonjeher
cfare mendimi kane gaztoret per keto pika ????
gaztoret nuk kane mendime ne fakt , kane vetem direktiva ,as direktiva nuk kane
kane thjesht nuhatjen …shikojne nga fryn pushteti dhe ja marrin kenges
” Bijte [kelyshet] e Stalinit jemi ne !
Qe derdhim gjakun permbi dhe
Derdhim gjakun ane edhe mbane
per parti ,draper dhe cekane ”
Partia kete jave do nxjerre dhe verdiktin ,perafersisht eshte ky me poshte :
Nga hetimet e hollesishme TOM DOSHI ,merret i pandehur sepse donte …te vriste veten
Partia qe marrte nga ditet tuaja ,duke qene se njeher e ka pesuar keq ,kur shoku Mehmut
na shpetoi dhe ..vrau veten , kurrsesi nuk do lejoje qe dhe Toma te bej te njejeten gje .
Do e ndihmojme me te gjitha mundesite …sot dhe neser vetem tritol dhe …gaztor !
The best of the best, Arben Duka.
The best of the best, Arben Duka.USA
Je njesh Arben Duka. Po Ilir Meta eshte akoma me njesh. Lum si populli qe ju ka. Sidomos te dytin.
Ah more Arben, nuk gdhënden këta lloj politikanësh more jo, jo më Toma, Fufi, Frroki, etj
ARBEN, pse ke rene kaq poshte? Pse u ktheve nga nje poet i madh ne nje BEJTEXHI ? Kur lexoj bejtet e tua me kujtohet poeti SHefqet Musaraj. Ti u ule aq poshte sa kopjove Epopen E Ballit Kombetar te shkruajtur nga SHefqet Musaraj. Ty nuk te duhet politika , ti ke lindur per poet dhe duhet te vdesesh si poet.
Eshte merzit Arbeni se nuk zgjodhen ate por Bes Llakllakun per te bere rolin e , ne fakt nuk e kam kuptuar cfar rroli beri ! Beni ka kaq kohe qe bejtexhon dhe nuk ja kan fut ne pune te afermit kurse Besit ja futen menjehere ! Edhe kjo eshte padrejtesi ne tender o Arben , mos ka te bej gje mosha e re e Besit ??? Aaaa e gjetem nje kriter …
JU FALENDEROJ PER SHKRIMET e tua POR si pjese e deshires per tu thelluare vlersoj shume anen artistike tuajen qe ruan dhe gjuhen popullore dhe kuptushme nga gjithe lexuesit SHume shoke tuajet me kan folur per karakteri korrekt tuajin por te them te verteten une kam rezerva sepse juve shkruani per fenomenet e shfaqura te cilat trajtohe por e verteta gjellen e bejne asortimente dhe aftesia e guxhinierit dhe rriten vlerat nga ekspozimi dhe sherbimi i kamarierit dhe cilesia e lokallit dhe bashke ngrenesit qeme bisedat e tyre e hijeshojne ngrenien U zgjata se besoj se me kuptoni si te nje krahine jugas por juve jeni ne nivelin te trajtoni ate qe do te shfaqet duke fshkruajtur per c po pregatite dhe si ndalet ajo