Vargje që na bëjnë të reflektojmë

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

I nderuar poet Arben Duka! Ju falënderoj për vargjet që shkruani pa u lodhur dhe me pasion e pastërti. Vargjet tuaja nxisin reflektimin dhe falë këtyre vargjeve, dje shkrova një artikull mbi ekspozitat e Edit dhe kërpudhat e Kryeministrisë. Ja nisa mbrëmë mikut tonë Adrian Thano. I shkrova që t’ju falënderonte, gjë që Adriani nuk do të ngurrojë ta bëjë. Por tani sapo mbarova së lexuari pjesën e tretë te “Palo muzeumet” dhe vendosa t’ju falënderoja personalisht, meqë ndodhem në Shqipëri. Faleminderit zoti Duka për penën e artë dhe mendimin e mprehtë. Ju uroj vetëm të mira dhe shëndet! Me shumë respekt, Kesiana Lekbello.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *