Vargje rrugës së munguar

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

Gazetës Dita. Dua që nëpërmjet jush të shpreh shqetësimin që kam. Kam 6 vjet në Orikum, se 82 vjet kam jetuar në Kuç të Vlorës dhe nuk vete dot më vetëm nga rruga, dhe kam hedhur dhe unë dy fjalë siç e kemi zakon ne nga Labëria që s’ua themi dot me të qarë, po me të kënduar. Faleminderit, Vitoria:

Unë do flas për atë anë

Pesëdhjetë fshatra që janë

Kanë ngelur të bllokuar

Se rruga është shkatërruar

Tani në Vlorë vijnë me kuaj

Si në atë kohë të shkuar

Nuk themi ta asfaltojnë

Të paktën ta riparojnë

Një krahinë me lapidarë

Kushedi se sa janë vrarë

Po ne që jemi gjallë

Një rrugë s’kemi për hall

Se këtyre votën dhamë

Po ngelën premtimet fjalë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *