Vargje të nënshkruara

redaktor

Paraja, ah paraja…!

Ishim shokë fëmijërie, çdo gjë e ndanim tok

Unë një xhaketë

Ti pantallonat, bënim një kostum

Aso kohe në daç thuaj vëlla, në daç thuaj shok

Si dy vëllezër ishim ti dhe unë

Sot shihemi si dy të huaj

Madje fëmijët i këshillon të mos shoqërohen

Paraja e mallkuar mallin s’do ta shuaj

E veç nga paraja sytë tash të verbohen

Sa keq o ish-shoku im

Na ndau paraja për së gjalli

Në memorien tonë u fshi çdo kujtim

Në zemrën e shpirtin tonë këmbëkryq ka hyrë djalli!

 

Preng Pjetri, Zejmen, Lezhë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *