Dyert e jetës…
Né mëngjes sa çelet dera,
çelet lulja urtë e butë,
po vjen nata-si përhera,
edhe lulen e këput!
Jeta jonë ka dy dyer,
të parën e hap agimi,
atë derë të shkëlqyer,
e mbyll nata-perëndimi!
Dhe pas derës që u mbyll,
s’ka më dhimbje-s’ka më lotë,
s’ka më Hënë e s’ka më yll,
se është ndryshe ajo Botë!..
S’ka mé dhimbje-s’ka më lotë,
atje zemra kurrë s’heq,
ndaj i fala tek kjo Botë,
të gjithë që më bënë keq!..
Ali Pashai me Vasiliqinë
Ndonjëherë dhe kam menduar,
për Pasha Alinë,
si ja bënte që
ta bënte me Vasiliqinë!
Se Vasiliqia qe,
njëzet vjeçe ngjalë,
Aliu mbi shtatëdhjetë,
s’bëhej dot më djalë!
Nga ajo kohë na vinë,
historira plot,
Aliu-as virgjërinë,
nuk i’a mori dot!
Për të sosur atë punë,
një nga rreshti zgjodhi,
ca thonë-që më pas e vrau,
ca-vetëm e trodhi!
Po Aliu s’u dorëzua,
përmbi ngjalë u dogj,
për të mbi treqind gjahtarë,
gjuanin për zogj!
Binte mbi Vasiliqinë,
me të s’ngopej dot,
se kokrrat e zogjve janë,
siç është Viagra sot!
Ai që gjeti formulën,
u vu në kandar,
okë më okë-sa peshonte,
ia kthyen në ar!
Janë hallall-i tha Aliu,
kur i shtangur mbeti,
sepse qejfin e paguan,
dhe pashai dhe mbreti!
Aliut çdo ditë i shtohej,
qejfi dhe lezeti,
sa në qiell të Janinës,
asnjë zog nuk mbeti!
Arben Duka

BBVip – “Çmendina e skandaleve”!
Na fal o zoti poet, me sa duket ti i qan hallin Ali pashës, viagrës dhe Vasiliqisë e virgjërisë së saj, por ne vazhdojmë të kemi prapë “hallin” e BBVip. Me sa duket po hidhet para e madhe, sa edhe Ali pashai do i kishte zili. Thuhet se ka vajtur 300€/sec i reklamës në Top channel gjatë Big brotherit. E në fakt deri më tani nuk po gjenim dot arsyen dhe misionin e këtij programi show. Se brenda u futën edhe personazhe gjasme vip, që nuk janë askushi, thjesht mund të kenë dalë disa herë në TV apo rrjete sociale. Por me këtë kriter, edhe Ardi Daullxhiu i bie të jetë Vip e duhet të lejohet të futet në BigB. Siç po thoja, në BB janë futur disa personazhe me probleme shëndetsore, kryesisht probleme ankthi, por qe edhe njëri që pinte të bardhë e nga ankthi doli jashtë. BB duket gati gati si një “çmendinë” ku njerëz me probleme sfidojnë veten, heqin dorë nga liria, mbyllen në atë shtëpi për të marrë 100 milion, duke argëtuar njerëzit jashtë. Ky është një shembull ideal se si pranojnë të katandisen shqiptarët, pra si “të sëmurë për ca para më shumë”, apo si kavie me pagesë për të argëtuar publikun jashtë! Të martën edhe Romeo, (binjaku i Donaldit që është brenda BB), i solli “rastësisht” një 2000 lekësh të vëllait. Menjëherë Olti Curi zbluoi mesazhin e koduar të këtij gjesti, dhe si obez apo ish obez që ka qënë, mendja i vajti që te 2000 lekshi Romeo kishte bërë listën e gjërave që duheshin blerë për të bërë pastiçe, pra qumësht dhe vezë. Nuk merret vesh nëse Olti e kishte llafin për pastiçe apo omletë. Nejse! Thuhet se BBvip do zgjasë 7 muaj, nga 3 që duhej të zgjaste normalisht. Sepse po investohet shumë nga sponsorat. Dhe gojët e liga thonë që sponsori kryesor i spektaklit është vjehrri i Arbër Hajdarit, me 500mijë euro. Më në fund! Se nuk po kuptohej si dreqin u bë Arbëri opinionist aty, se edhe për opinione “e ndrit fare”! I vëllai e tha që ishte opinionist te Proçesi sportiv i E.Manushit. Ja dhe “mesazhi i koduar”: Nëse doni një post ku të shisni mend atëherë i thoni vjehrrit të paguajë, ose bëhu militant partie për ndonjë post në shtet. Kështu funksionon Shqipëria! Prandaj ka 30 vite që tallet trapi me këtë popull delesh! Pasanikët, të korruptuarit apo nepotikët bëjnë si qarës apo zgjidhës hallesh, si bamirës, mendje dhënës, etj.
Shënim: Në BBvip tashmë ka ngelur pa u futur ndonjë pjestar nga LGBTQI, e ndonjë transgjinor. Nuk do ishte keq të futej edhe Lul Basha si gjumash asgjëbërës që është.
Shënim2: U duk sikur Donaldi ishte donzhuan legen, që s’di çfarë do e kë do, mqs puthi Borën dhe e la pa gjë fare, e pastaj puç puç me Triksën, aq sa Beatriksa donte ta çonte lidhjen në nivel tjetër, të bënte dumci dumci në krevat, por Donaldi “nuk e ndezi shkrepsen”. Një gjë nuk u kuptua, Donaldi fle në një krevat me atë DJ. Pra, si do bënin dumci? Nejse!
Sa për Romeon, është më keq se i vëllai! Më parë ka qënë i lidhur me J.Maliqin, e cila ishte ndarë më parë nga burri i saj (boss i një qëndre tregtare dikur). Jonida ishte më e madhe se Romeo në moshë, plot me botoks, operacione plastike, e me vetullat tatuazh, aq sa Romeos iu duk si Zhuljeta e kohëve moderne! Por, Romeo modern, nuk “piu helmin”, por u nda, dhe thonë se u lidh me vajzën e Niko Peleshit, por kjo rrezik nuk i ngjan si Zhulietë, e kështu tanimë kërkon ngushëllim te krahët e Beniadës, (bashkë prezantuesja e ardhshme e Manushit), e cilla “me shaka” ka thënë se për 100 milionë do mund bridhte rrugëve lakuriq!
https://pamfleti.net/big-brother-vip-rrit-frikshem-shifrat-e-sponsorizimit-per-bizneset-ja-sa-ka-shkuar-1-sekond-reklame-ne-kete-format/
PLOT PLEHRA U MBYSH KY VEND
KRYE PLEHRAT NE KUVEND
QEVERITE TE NEVERISIN
VENDIN PO E KATANDISIN
NE BORDELLO TE EUROPES
POPULLI PRET KOQET E LOPES⁰