Ç’është dashuria?
E ç’është dashuria vallë?
Dritëz e bardhë në netë të zeza.
E ç’është dashuria vallë?
Një zjarr i ndezur në varreza!
Janar, 2001
Pa titull…
Kur të ligut i bën një të mirë,
s’të dihet as mundi-as nderi,
njëlloj sikur vë xhevahirë,
në feçkën e ndyrë të një derri!
31.10.2001
Vanë mentë e mija…
O vanë mentë e mija-vanë,
s’të rri dot larg-s’të rri dot pranë,
kur të rri pranë-s’më mbahen lotët,
kur të rri larg-më thinjen flokët…
Tetor, 2000
Gënjemë ndonjëherë…
Shpirti im-syri im s’mund të flerë,
shpirti im-syri im-u verbua,
së paku-gënjemë ndonjëherë,
gënjemë-por thuaj:”Të dua!.”
Dhjetor, 2001
Veç ty…
Me shpirt t’i fala pa ngurrim,
veç ty çdo gjë që pata,
me ty e shkurtër më është dita,
dhe më e shkurtër nata!.
Pa titull…
Në gjirin tënd të ëmbël gjeta,
dhe lule-dhe polen,
me ty e shkurtër më është jeta,
po vdekja kurrë s’më vjen!
11.05.2000
Malli im…
Të rënda janë malet e thepisur,
dhe rërë e oqeanit pambarim,
i rëndë është fati-thes i grisur,
po jo si malli im.
I hidhur është helmi i nepërkës,
e hidhur gotë e mbushur me pelin,
e hidhur është vdekja e një foshnje,
po jo si loti im!
Maj, 2000
Ti nuk e di…
Ti nuk e di se sa të dua,
ti nuk e di se ç’je për mua,
o ylli im në kraharuar,
për ty unë vdes duke kënduar.
Ti nuk e di-po e di unë,
se ç’do të thotë zjarr e furtunë,
dhe kohë s’kemi as për gjumë,
se jeta është e shkurtër shumë.
O ylli im në kraharuar,
për ty unë vdes duke kënduar!.
4.06.2000 9.
Vetëm
Dje vetëm,
sot vetëm,
nesër vetëm.
Pa vdekur,
mikja ime,
u tretëm…
1998
A.DUKA

Hahaha. Po si ma ke lënë pa titull atë më të fortën, o Beno? Si do ishte sikur t’ja vëmë… hmmm…
Kalova lumin, të dhjefsha kalin
Kur të ligut i bën një të mirë,
S’të dihet as mundi, as nderi,
Njëlloj sikur vë xhevahirë,
Në feçkën e ndyrë të një derri !
Rrespekte mirnjohje per AGRON DUKEN HOMERIN SHQIPTAR , mbreti perjetshem i poezis SHQIPARE , me gjigandi i gjith kohrave.