Çasti…
Veç një puthje shpejt më dhe,
Dhe u zhduke si furtunë,
Duke fluturuar the:
“Do kthehem prapë të Shtunë!…”
Eh, të Shtunën sa e prita,
Si djalosh me padurim,
S’kish dallim nata nga dita,
Ish një ëndërr pa mbarim.
Zemrës gjëmonte furtuna,
M’u ndez gjoksi si një furrë,
Por e Shtuna, ah, e Shtuna,
Për mua nuk erdhi kurrë.
Veten time e mallkova,
E mallkova ndënë zë,
Çast i bukur ësht’ si zogu,
Fluturon e s’kthehet më.
Pas ndarjes…
O, malli për ty,
Ç’do më përvëlojë,
Plagët e rinisë,
Kush do m’i shërojë?!…
Unë i kreshpëruar,
Gjëmoja si lumë,
Ti mbi gjoksin tim,
Treteshe si shkumë.
Ta shihnit se ç’bëhej,
Prapa asaj dere,
Parajsa do dukej,
Një copëz skëterre.
Tani kemi mbetur,
Në një errësirë,
Të dy si në pole,
Akuj kemi ngrirë.
Pa titull…
Moj e bukura si pisha,
Ngre furtunën tek këmisha,
Cicat e shkreta kërcejnë,
Paqe e rehat nuk gjejnë.
Jeta…
Jeta fluturon,
Ndaj duhet të tundesh,
Sa je gjallë e rron,
Merr prej saj ç’të mundesh.
S’ka asgjë pas fundit,
Veç pluhur e terr,
Dhe dy germa plumbi,
Shkrirë në mermer.
I pabesi…
I pabesi mbi fron të pushtetit,
Që dredhia aq lart e ka ngritur,
Kafshon si qeni i detit
Dhe si një ari i uritur.
Njeriun që do…
Mos e lajkato njeriun që do,
Po e do vërtet, falsitetin shmange,
Se kështu padashur, mikut tënd të mirë,
I tjerr nëpër këmbë, një rrjetë merimange.
I drejti…
I drejti pa ndrojtje,
Duhet të bërtasë,
Të mbrojë memecin,
Që nuk mund të flasë.
Të kalojë çdo ditë,
Në provën e zjarrit,
Në krah të të mjerit,
Dhe të nevojtarit.

Duka,te shtuna ka shume.Edhe ne te shtune na thane do te hyni ne BE.
LULI NUK E “VRET” DOT BABËN, E SI RRJEDHIM, OSE DO VETEVRITET (DO JAPË DORËHEQJEN), OSE DO E “VRASË” BABA.
Një nga aspektetet më të rëndësishme dhe më të vështira të procesit të manaxhimit strategjik është formulimi i misionit të organizatës, i cili tregon se cila është arsyeja kryesore e egzistencës së saj në dallim me organizatat e tjeta të të njejtit lloj, cilat janë qëllimet bazë karakteristikat dhe filozofitë. MISIONI i organizatës përcakton: 1-PSE egziston organizata, 2-ÇFARË funksionesh do kryejë, 3- për CILIN do t’i kryejë këto funksione, dhe , 4-SI do t’i realizojë këto funksione.
Një faktor tjetër i rëndësishëm që duhet konsideruar si pjesë e formulimit të misionit është identifikimi dhe rënditja sipas prioritetit i faktorëve kyç të suksesit të organizatës. Këta faktorë që udhëheqin organizatën janë një reflektim i asaj që menaxherët (administratorët) e një organizate e shikojë si avantazh konkurrues, e që i ndihmon për të bërë zgjedhjet strategjike.
Te ” http://www.pd.al ” thuhet se PD lindi nën terrorin e regjimit më të egër që kishte njohur Europa e pasluftës, në mesnatën e 11 dhjetorit 1990, si parti e lirisë dhe atdhetarisë, që në gjenezën e saj, Partia Demokratike përqafoi përgjegjësinë politike e qytetare në vend të aventurizmit politik, e cila zgjodhi tolerancën në vend të luftës së klasave, gjithpërfshirjen në vend të diferencimit ideologjik, krahinor apo fetar, dashurinë në vend të urrejtjes, vlera këto që sipas PD, gjenden në ADN e tyre si forcë politike. Me këto vlera fiton demokracia dhe Shqipëria. Thuhet edhe se PD beson se mirëqënia, e drejta, liria dhe demokracia janë të mira publike për të gjithë, dhe se liria e qytetarëve, liria më e madhe në familje, në institucione, në sipërmarrje, në punë, në shkollë e kudo tjetër, është çelësi i suksesit tonë kombëtar.
A ka punuar Lulzim Basha për zbatimin e misionit të partisë? Sigurisht që jo. Në 8 vite opozitë ai nuk ka përqafuar përgjegjësinë politike dhe qytetare por aventurizmin politik. Duke filluar që nga çadra “e lirisë” e Republikës së Re (“të pallavrave të Lulit”) dhe dalja prej saj me urdhër amerikan (si i kapur peng me dosje), lënia e mandateve për tu sorrollatur kot në bulevard me protesta teatrale 2 orëshe, lënie e protestuesve të arrestuar në baltë, dështimi me prishjen e TK, dështimi për mbrojtjen pronave dhe banorëve të Astirit, dështimi për bllokimin e votimeve moniste lokale, ku sorrollati popullin opozitar deri në ditën e fundit me mashtrim, dështimi për mbrojtjen votës nga shit-blerja dhe vjedhja në 25 prill. Pra, vërdallisje, sofizma, tallje, papërgjegjshmëri dhe aventurizëm. Kurse qershia mbi tortë ishte përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar “me pushkatim pa gjyq”, më keq se në kohën e Enverit. Se kush është Berisha, e dinë shqiptarët, por edhe hajduti më i madh të kishte qënë, ka të drejtat e veta që mbrohet për akuzat që i bëjnë. A ishte i justifikuar Luli të “vriste” babanë politik duke marrë tërë përgjegjësinë mbi vete? Po, por si duhet ta bënte? Duke u përballur e duke i thënë të vërtetën publikisht Berishës, që ai pajtohej me mendimin e DASHit për 1234 arsye psh. Pse nuk e bëri? Sepse nuk ia nxirrte dot të “palarat” doktorit? Apo se pjesë dhe përgjegjës i atyre të palarave kishte qënë edhe vetë, si psh ministër i mbrojtjes kur u vranë 4 protestues në bulevard, e gjithashtu ishte ministër transporti kur u bë rruga e kombit për të cilën e akuzuan për korrupsion, vjedhje? Atëherë si do e “vriste” babën Sali nëse nuk do i thoshte të vërtetën e nuk përballej me të? Kështu demokratët militantë do besojnë që Saliu është i pastër dhe Luli është tradhëtar që i nguli “thikë pas shpine” doktorit! Si Luli dhe Saliu janë bashkëfajtor të shkatërrimit të misionit të PD në vite, që nga 2005 e në vazhdim. Gjatë kohës së sundimit të doktorit në 2005-2013 a nuk ishte shkelje e misionit mbushja e administratës me militantë, rryshfetxhinj, injorantë apo dhe spiunë, pa meritokraci? Sigurisht. A nuk ishte shkatërrim i të ardhmes dhe sakrificave të shqiptarëve hapja e universiteteve private piramida (të tipit Vitrina, Kristal etj)? Cili ishte qëllimi? Zhvatja e popullit me endrrën universitare, dhe që të paaftët, miqtë dhe të pasurit injorantë të partisë të merrnin nga një karton universitar që të zinin vendet e punës padrejtësisht në shtet, dhe kjo kastë do sundonte mbi intelektualët dhe populln e ndershëm. Kjo gjë do favorizonte shpopullimin e Shqipërisë. Funksionimi i PD si SHPK në funksion të interesave të pak vetave që drejtonin në mënyrë autoritare dhe pa lidhje me misionin, filozofinë dhe vlerat e partisë së themeluar në 1990, bëri që PD të degradonte deri këtu ku është sot, ku edhe Luli në mënyrë autokratike i futi shkelmin Saliut si të ishte një komunist i pavlerë e pa të drejta që nuk meriton as gjyq. Kjo ishte në fakt rezultat i kulturës Berishiste të mbjellë e të kultivuar edhe te Basha. Deri në 2013, Saliu ka qënë figura më kryesore që ka bërë histori në PD. Pra, sipas Lulit, tani në PD nuk ka më histori, as vlera e besime të dikurshme, sepse bota (SHBA) thotë kështu, ata janë Zoti, e vërteta dhe s’kanë nevojë të japin prova. Basha qeverisi dikur, hëngri dhe piu deri dje me “babën” por e përjashtoi atë se tani i “beson” botës (gjasme). Dakord, por të paktën “babës mëkatar” Llulli t’i thotë të vërtetën, dhe mos të heshtë. Përjashtimi pa gjyq dhe heshtje është ofendim i babës dhe mosmirënjohje për të mirat që i ka bërë Lulit personalisht. Prandaj, aktualisht PD e ka shkelur misionin e saj, pa e përmbushur atë, e si rrjedhim ka marrë fund si parti. Asaj i duhet një lider i ri, si parti do rithemeluar, me norma, sjellje, objektiva, filozofi dhe strategji të qarta, të cilat mund t’i realizojnë njerëz të aftë e të ndershëm dhe ardhetarë të vërtetë.