Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vargjet e Arben Dukës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Rubrika > Vargjet e Arben Dukës
Rubrika

Vargjet e Arben Dukës

anazapta
Published February 25, 2013
Share
SHARE

LETËR PËR PËLLUMB KULLËN!

Ishim në kohë të diktaturës,
Të një skalioni miku im,
Ti për probleme politike,
Unë si gjithmonë për rebelim!

Nuk qe vështirë që të kuptohej,
Gjithmonë na maste keq ballanca,
Zemra si det na kreshpërohej,
Kur na gjykonte injoranca!

Ne miq të ngushtë nuk kemi qenë,
Po kjo nuk ka shumë rëndësi,
Po lugë çorbe s’kishim ngrënë,
Dhe pse me vizë ishim të dy!

Ndaj jetën kishim krejt malore,
Në teh të thikës kurdoherë,
Ti nxirrje gurë në një gurore,
Dhe unë qymyr në një minierë!

Të përfundonim s’qe çudi,
Çdo ditë në një qeli të meqes,
Sepse ne ishim që të dy,
Një opozitë kundër së keqes!

Ajo e keqe na la pendët,
S’i mbeti më një dhëmb në gojë,
Po shpejt një tjetër nxori dhëmbët,
Që na kafshon tani njëlloj!

Pak kohë ti ishte me ata,
Unë kundra prapë se jam i krisur,
Po kur e pe atë hata,
Ike me vrap i lemerisur!

Ike me vrap i lemerisur,
I ktheve krahët shkretërirës,
U ktheve prapë ku ishe nisur,
Këtu në anën e së mirës!

Po unë aspak s’jam i habitur,
Dhe kjo s’më duket një çudi,
Një burrë i ndershëm dhe i ditur,
S’mund të durojë padretësi!

Ti as je blerë e as je shitur,
Je krejt i bardh’ o mik i hershëm,
Në fushëbetejë sërish ke zbritur,
Se je pa fund njeri i ndershëm!

Ndaj po të shkruaj fare hapur,
Në këtë letër që të nis,
Asnjë pushtet ne s’na ka kapur,
Asnjë pushtet s’na bën dot pis!

Këtu ku jemi fare pak,
Burra të fortë kollaj nuk gjen,
Se burrëria është në gjak,
Fisnikëria është në gen!

Kur mbi njëmijë të bëhen tok,
Të tufëzuar firmat venë,
Kush ka dy fije mend në kokë,
Lehtë e kuptoj që janë legenë!

Se “intelektualë” kaq shumw,
S’besoj t’i ketë as Amerika,
Këtyre tymi u ka dalë,
Pushteti i përdor si thika!

Ky është llumi që s’na ndahet,
Njëlloj tani si dhe përpara,
“Elitë” që me thërrime mbahet,
Që mbahet veç për hosanara!

Të fryhen porsi kakëzozë,
Të tufëzohen si bagëtitë,
Janë nga ata më dinjitozë,
Dhe qentë që bredhin në Selitë!

Për sot dhe letrën po e mbyll,
Do flasim prapë në ditë të tjera,
Letrën ta shkruaj nga një pyll,
I mbushur tej e mbanë me derra!

anazapta February 25, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
8 Comments
  • Pilo says:
    February 25, 2013 at 2:10 pm

    Pilo Tuna
    Pa degjome Ben Laboviti
    Pena jote “Diten” ndriti,
    Bravo Dita sypafjetur
    hallall Duken qe ke gjetur

    Arben Duka Laboviti
    Nena jote, c’djeme rriti
    O moj Nena goje mjalt
    Djemte e tu me kryet lart

    Amin! kurre s’thane se koti
    dhe kur egersohej moti
    majemprehte pena u mbetet
    as u ndryshket, as u tretet

    dhe kur hallet u kanosen
    as baltosen as fundosen
    Te lumte Duka furtuna
    Selam nga Pilo Tuna

    Pilo Tuna

    Reply
  • AL-Boston says:
    February 25, 2013 at 3:03 pm

    Te lumte dora dhe mendja Arben Duka.Ke shume te drejte per ata qe firmosin dhe i shkojne mbrapa ketij Qebesires,por cfare duhet te bejme qe ta zhdukim Qelbesiren dhe bythlepirsit qe e ndjekin nga mbrapa.Ne te gjithe boten njerzit shpetojne nga e keqja vetem me protesta masive.Ketu tek ne ,ata qe duhet te organizojne keto protesta nuk e kane burerin ne gjak,atehere si do tja beje populli shqiptare qe te shpetoje nga kjo e keqe e madhe qe e ka zene

    Reply
  • ELAMI says:
    February 25, 2013 at 3:55 pm

    ARBEN DUKA DETYREN NDAJ ATDHEUT,NDAJ POPULLIT QE TE DONE PA MASE E KE BER DHE VAZHDON TA BESHE .PENA JOTE NDRIN QE LARG,KUPTOHET MENJE HERE QE ESHTE PENA E REBELIT QE SDURON PADREJTESI.NDERSA PER REBELIMIN,I DASHUR MIK QE KERKON REBELIMIN NE NUK JEMI POPULL QE ATE E VAZHDOJME ME DITE ,TE TERA,SEPSE JEMI BARK THARE.DREJTUESI I PD SA DO TE REBELOHESH NUK E LESHON PUSHTETIN SE ESHTE NJERI PA SEDER PA DINJITET.NE SHIKOJME SE SI JAPIN DOREHEQJEN NE VENDET E TJERA,AJO ESHTE ME SE E DOMOSDOSHME ,KUR NUK TE DUAN JE I DETYRUAR MORALISHTE TE JAPESH DOREHEQJEN,POR KETU ,PO SDERDHE GJAK AJO PUNE NUK BEHET.SHIKO SA BYTHE LEPIRES SHKOJNE PASE TIJ,MADJE BEJNE DHE PETICJONE,PROFESOR ARTIST PEDAGOG ETJ ,PALE I THONE VETES DHE INTEHALEKTUAL,PIKA QE SU BIE.PO NE FAMILJE KETA PISER A KANE TURP?JEMI TE VARFER NDAJ BEJNE QEJF KETA INJORANT QE POPULLI SI DO DHE ATA MBURREN ME NJERZIT QE KANE NE PUNE.
    ELAMI

    Reply
  • Memaliaj says:
    February 25, 2013 at 4:35 pm

    Mire e ke qendisur per Kullen,
    dhe ti ashtu je…”i keqi vetes”!

    Nuk servilosesh, kjo eshte e vertete, e vertete e madhe, Ben

    Me kujtohet, kur erdhe ne Memaliaj, fund 1988 ne s’gaboj, i trishtuar, i lodhur, por qepalla nuk te ulej kurre!

    Ka vetem dicka qe duhet ndryshuar ne kendveshtrimin aty: prona!

    Une e di, ti je per barazine, por komunizmi vetem e premtonte ate, ose ne rastin tone shqiptar: urdheroi barazi ne varferi dhe ne servilizem.

    Keshtu, Ben Duka, mendoj se po te kishin pronen e tyre qytetaret shqiptare, do ishin me te vertete, me te pavarur, dhe nuk do beheshin intelektuale peticionesh!

    bej te fala edhe kryeinxhinierit Bert te Memaliajt, ishte deli djale,

    Mergimtari

    Reply
  • laraska says:
    February 25, 2013 at 5:38 pm

    Z. Duka si gjithnje respekte dhe komplimenta.

    Reply
  • himarjoti says:
    February 25, 2013 at 6:31 pm

    Ky eshte llumi qe sna ndahet ,
    Njelloj tani sidhe perpara,
    “Elite”qeme therime mbahet,,
    Qe mbahet vec per hosanara!

    Prefekt o Arben.

    Reply
  • labi says:
    February 26, 2013 at 2:00 pm

    I madhi Teodor Keko ka thene;
    Cfare pret nga nje popull qe e ben shurren ku ti vije.
    Kur vinte per ne vlore Ismail Qemali (te filmi nentori i dyte) kur i ngec karrua te madhit Robert Ndrenika ne debat e siper me qetesine madheshtore qe kishte Ismail Qemali i thote Luigj Gurakuqit;
    Luiiigj Fatet e vendeve te vogla i vendosin fuqite e medha.
    E dinte se si i thone fjales popullore qe; Mos me trego mua se une vij nga varri.

    Reply
  • Rilindja says:
    February 26, 2013 at 3:29 pm

    Uroj te mbetesh gjithmone opozitar edhe me qeverine e Rames.
    Pushteti eshte gjithmone i rrezikshem, te prish.
    Urime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?