Krimet e Saliut
(Pjesa e parë)
Ato janë të shumta,
S’mjaftojnë gjithë fletoret,
Po unë do të ndalem,
Tek më kryesoret!
I pari Gërdeci,
Që me gjak e lau,
E si pa të keq,
Tridhjetë njerëz vrau!
Po dhe pse Gërdecin,
Krejt e masakroi,
Për çudinë e botës,
Sërish mbijetoi!
Krimi numër dy,
Në krye të krimit,
Kazmën në themel
I futi arsimit!
Tani që Saliun,
Kemi në pushtet,
Kemi një armatë,
Me analfabetë!
Krimi numër tre,
Sipas alfabetit,
Është pa diskutim,
Përdhunim’i detit!
I them përdhunim,
Dhe më duket mirë,
Se ai e ndau,
Detin me pahir!
Krimi numër katër,
i Sali Këndezit,
Është me energjinë,
aferat e CEZ-it!
Krimi numër pesë,
I kreut të shtetit,
U rrafshua krejt,
Sistem i shëndetit!
Sot nëpër spitale,
Po hyre o burrë,
Dhe të hysh shëndoshë,
Do dalësh sëmurë!
Pa kuptuar fare,
Vajtëm tek i gjashti,
Masakra mbi Armon,
Që ka sot Rezarti!
Aty ku vërtiten,
Dollarë me miliona,
U fal si të ishte
Një pjatë makarona!
Krimi numër shtatë,
I pamatë nga vlerat,
Bomba atomike,
Përmbi gjithë minierat!
I falimentoi,
Sala me pahir,
Që pastaj kulishëve,
T’ua shiste kaq lirë!
Krimi numër tetë,
I rëndë si çdo krim,
HEC-et që ka nxjerrë,
Për privatizim!
Ajo pasuri,
Quhet kombëtare,
Grabitja në shitje,
Duket ashiqare!
Krimi numër nëntë,
I Salës me Metën,
Është pasiguria,
Për pronën dhe jetën!
Sa janë vrarë këtu,
Sa kanë hyrë në gjak,
Nuk janë vrarë akoma,
As dhe në Irak!
Krimi numër dhjetë,
I qeverisë blu,
Janë plehrat e botës,
Që do vijnë këtu!
Kam shkruar për ligjin,
I kam thënë të tëra,
Po e përsëris,
Plehrat sjellin plehra!
Dhjetë në një renditje,
Janë si shumë o derra,
Nesër do t’ju thjem,
Dhjetë krime të tjera!
Poet , ideollog dhe analist politik i dorës së parë . T’u lumtë pena ! Illo
Bravo Arben Duka! I madh si gjithmone. Nuk di i lexon ai Rama keto apo jo, por ben mire ti lexoj qe te dij ke ka perpara ne 23 qershor dhe sidomos mbaj tij!!!
Je i madherishem,mendjehapur.Natyra te ka falur artin e te shkruarit e atedheu dashurin per popullin e urrejtjen per halabaket me mikroçipe te montuar ne trupin e tyre.Te urojme ,mos tu shterte kurr sarkazma .Paçka se kriza ekomike ka pllakosur kete vend je burimi me i pashtershem i kthjellimit mendor tek çdo individe,qofte ky edhe analfabet.Te faleminderit
HOMERI I KOHERAVE MODERNE
SA PER BEJTJE NUK TA HA NJERI HAKUN PO ME MIR BEJ THIRRJE TE RRMBEJM DAJAKUN TE RREMBEJM DAJAKUN TI KAPIM ME SHQELMA SE KESHTU KJO FARE DO NA DAL ME ME GJEMBA DO NA RRJEPIN LEKURE DO NA MARR FYTYRE DO NA NXERRIN SYTE PER HERE TE DYTE