Krimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës
Pjesa e tretë
Thonë qindra komente,
Në faqet e mia,
Krimi më i madh,
Është vetë qeveria!
Është kafsha hibride,
Që me turp shtyn ditët,
Po për dreq s’është shterpë,
Si të gjithë hibridët!
Nuk është shterpë si mushka,
Po është një mallkim,
Se pjell edhe pjell,
Varfëri dhe krim!
I nëntëmbedhjeti,
Në vargjet e mia,
Janë vrasjet që bëri,
Direkt qeveria!
Gjaku i opozitës,
Skuqi vendin tim,
Ndaj janari quhet,
Edhe kryekrim!
Shqiptarët e Salës,
Vranë ata të Ramës,
Dhe Sala u bë,
Dhe më trim pas “gjamës”!
Dhe Sala u bë,
Më trimosh pas “gjamës”,
Dhe që atë ditë,
Nuk iu nda piskamës!
Nuk iu nda piskamës,
Malësor Berisha,
Të gjithë po dëgjojmë,
Si ulërin bisha!
Piskama të tilla,
Në Epos i gjen,
Bisha ulërin,
Kur ngordhja i vjen!
Krimi i njëzetë,
Dhe krejt i hatashëm,
Është gjyqi që krimin,
Nxori të pafajshëm!
Ky krim po kafshon,
Si gjarpër mes nesh,
Edhe më i rëndë,
Se vrasjet në shesh!
Ka dhe plot të tjera,
Dhe pse njëzet thamë,
Si palo ushqimi,
Që blejmë dhe hamë!
Ne jo veç e prekëm,
Po e shkuam ferrin,
Të shkosh e të blesh,
Me para kancerin!
Në pikun e fundit,
Krimet kanë arritur,
Po ndryshe na thotë,
Një plak i roitur!
Emrin e qoftëlargut,
E kuptoni vetë,
Se thotë që kërkon,
Mandatën e tretë!
Nuk themi mandatin,
Po themi mandatën,
S’e fsheh dot inatin,
Për nëntëdhjetë e shtatën!
Ujku s’e harron,
Zanatin e vjetër,
Nuk i del, jo, shpirti
Pa një luftë tjetër!
Po ai ka cofur,
S’bën dot më terror,
E di mirë se ç’është,
Fronti Popullor!
Ndaj na provokon,
Çdo çast qëllimisht,
Ndaj dhe unë çdo çast,
E tregoj me gisht!
Ja ku është Saliu,
Që vjedh edhe vret,
Ai që kërkon,
Një mandat të tretë!
Ai që kërkon,
Një mandat të tretë,
Kush ka dy gramë tru,
Le të gjykojë vetë!
Le ta gjykojë vetë,
Se ç’mynxyrë është jeta,
Kur të qeverisin,
Berisha dhe Meta!
eshte nje qeverisje mortje o miky yne qe na cllodh me keto vargje