Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Simbol i besës dhe qëndresës

Mendoja temën për të shkruar,
Dhe mendja sot më shkoi mua,
Se gjer më sot nuk ka tradhëtuar,
Në politikë, jo asnjë grua!

Në këto vite të trazuar,
S’kan’ tradhëtuar dhe aq pak,
Por kur kujton, në mendje vijnë
Veç turinj meshkujsh rrumbullak!

Ky konstatim krejt më pushtoi,
Në mendje si një dritë më ndriu:
Jo! Asnjë grua nuk tradhëtoi,
Asnjë për be s’shkoi tek Saliu!

Këtu u pordh besa e burrit,
Ajo këtu u bë me bisht,
Po gratë kanë fuqinë e gurit,
Dhe janë burrnesha sigurisht!

Veç meshkujt dolën të pabesë,
Ata u bënë si prostituta,
Gratë u kalitën në qëndresë,
E kurrë nuk zgjodhën rrugë të buta!

Gjithë ata meshkuj që firuan,
Dhe për salinj u bënë mballoma,
Nuk vlejnë as sa baltë e sheshit,
Ku vunë këmbën gratë tona!

Ndaj dhe më duken qesharakë,
Ata që listat përpilojnë,
Kur kaq përqind e aq përqind,
Emrat e grave kufizojnë!

Burrat sundojnë politikën,
Por nuk shkëlqejnë nga niveli,
Se përfundojnë në bordello,
Siç përfundoi mender Xhuveli!

Asnjë prej grave që ne kemi,
S’u kap në rrjetë të tradhëtisë,
Ndaj dhe lavdi me shpirt u themi,
Se sot janë shtyllë e shoqërisë!

Unë jam krenar që me to isha,
Dhe krah për krah me to luftova,
Edhe kur plagë na hapte bisha,
Plagët e Artës i mjekova!

Po njëzet vite nuk janë shumë,
E freksët është sot historia,
Kur gjoksin tonë bishës i vumë,
Ndaj dhe na ndjek nga pas lavdia!

Këtu përmenda veç një emër,
Dhe thirrje nuk i bëj kujtesës,
Sepse ka qenë që nga fillimi,
Simbol i besës dhe qëndresës!

Simbol i besës dhe qëndresës,
Një uragan mbi diktatura,
Se ‘burat’ dolën pesë me hiç,
Se ‘burat’ dolën palo bura!

Jo rastësisht po qëllimisht,
Unë emrit “burrë” një “r” i vë,
Se është vështirë miq, sigurisht,
Të gjesh sot burra me dy “r”!

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *