SALIU DHE HALLATET E MARKSIT
Përsëri muzën ma zgjoi,
Nga Saliu u pataksa,
Kur Karl Marksin e pickoi,
Duke folur sot për taksa!
Përsëri si dikur moti,
Xha Saliu më haraksi,
Nis citon me ton idioti,
Ato që ka shkruar Marksi!
S’e kupton ky ditëzi,
S’e kupton dot me kë matet,
Sepse Marksi kish si ky,
Njëmijë qime te hallatet!
Për gjeniun zë e flet,
Pa doganë si injorant
Është njësoj sikur një mizë,
Të pickojë një elefant!
A e di ti, o Sali,
Nip stërnip i Nastradinit,
Se Anglia e ka nxjerrë,
Më të madhin e njerëzimit?
Ca si ty venë edhe vijnë,
Siç je sot do mbetesh hije,
Dot s’e shkruan historinë,
Me prelude marrëzie!
Ç’mrekulli na fali Zoti,
Them me vete ndonjëherë,
Para teje Don Kishoti,
Është një diletant i mjerë!
Të na rrosh o xha Sali,
Se na ngope me përshesh,
Vetja po të ngjan gjeni,
Po ti thjesht ke ik’ për lesh!
Veç për mua je si fant,
Bir i ndritur i Tropojës,
Se nga ty e kam garant,
Për çdo ditë bukën e gojës!
Tash je me ngarkesë të plotë,
Se janë vjedhjet e qershorit,
Jepi ymër Zot, o Zot,
Kombinatit të humorit!

Te lumte.
Do me kishte pelqyer me e forte.
Besoj se ne planet nuk ka monster si ky, qe ta krahasosh.
Të na rrosh o xha Sali,
Se na ngope me përshesh,
Vetja po të ngjan gjeni,
Po ti thjesht ke ik’ për lesh!
Sa strofke e aritur te lumte z. Duka
Marksi ka qene nje shkencetar dhe SOCIALIZMI nuk eshte nje pjelle e imagjinates se tij …por marksi ndoqi revolucionin francez , studio ngjariet neper histori te njerezimit , ndryshimet qe po ndodhnin dhe qe kishin ndodhur … dhe i shpjegoi keto dukuri me ane te filozofise … jo se i ka shpikur marksi , por ai thjesht i shpjegoi keto dukuri ashtu si nje shkencetare qe shpjegon ceshte vetetima nga se krijohet ajo , apo si anjshtajni qe studioi dukurit e fuzikes dhe hodhi teorit … Po ashtu Marksi kishte fushen e vete … Dhe sot teoria e tij perseri po faktohet , perpara syve tane po ndodhe pikerisht ato qe ka shkruajtur marksi … kriza ekonomike , shoqeri injorante , nacionalizma , shfrytezim barbar i burimeve njerzore , borgjezia dhe diktatura e saj e egerr …
marksi del nga gjiri i shoqerise gjermane qe eshter edhe sot nje shoqeri sociale dhe socializmi si teori u be duke mare si shembull kete teori dhe u zbatua nga populli sllav rus qe eshte edhe ai social edhe ne ditet e sotme kudo ku e ndeshim
Komplimenta Z Duka. Vargje te goditura per “shakaxhiun e perparimit”. Me shume ndjese do te vija ne dukje nje lapsus te vogel:K. Marxi vertet ka vdekur ne Londer por ashtu si Engelsi ishte gjerman(gjysem ebre) …..