Vargjet e Arben Dukës

anazapta

E para është drejtësia!

(Pjesa e parë)

Nuk kam frikë nga vdekja,
Por jam i kushtueshëm,
Dhe në letrat shqipe,
I pazëvendësueshëm!

Fije s’kam ndryshuar,
Po kam mbetur burrë,
Malet mund të tunden,
Po unë s’tundem kurrë!

Po unë s’tundem kurrë,
Gjer në muzg të jetës,
Një rob e një skllav,
Veç i së vërtetës!

Kur shkel një të drejtë,
Njeriu a shteti,
Transformohem krejt,
Tërbohem si deti!

Nuk jam asi soji,
Që nga hija trembet!
Të fitojë e drejta,
Dhe bota të shembet!

Këtë e kam shkruar,
Këtu që qëkur,
Dhe është fare pak,
Ta gdhend dhe në gur!

Është fare pak,
Dhe në gur ta gdhend,
Siç ka drejtësinë,
Ashtu është një vend!

E para është fjala,
Shkroi Perëndia,
Po unë them – e para,
Është drejtësia!

Asaj ia kushtova,
Jetën time krejt,
Ndaj di ç’është e shtrembër,
Dhe çfarë është e drejtë!

Një vend ku është vrarë,
Me plumb drejtësia,
Është greminë e zezë,
Është si Shqipëria!

Këtu asnjëherë,
Ilaçi s’iu gjend,
Turpi më i madh,
Që njohu ky vend!

Mirë në diktaturë,
Se ishte Ai,
Po pse nxin si zgjyrë,
Në demokraci?!

Ajo është pasqyrë,
E çfarëdo sistemi,
Kur ajo është zgjyrë,
Dhe ne ashtu jemi!

Po nuk pati grurë,
Miell s’bluan mokra,
Kur s’ka drejtësi,
Të tjerat janë dokrra!

Ata që në baltë,
Drejtësinë e zhgrryen,
Në gropën e turpit,
Një nga një do bien!

Një vend si i yni,
Që s’ka drejtësi,
S’është e s’mund të quhet,
Kurrë demokraci!

Vijon nesër

Share This Article
2 Comments
  • Pena me e madhe qe ka nxjer Shqiperia dhe arma me e forte qe ka “demokracia”,te lumte pushka Arben Duka.

  • Arben Duka je i math. Ne kete Shtet katraure per cdo padrejtesi dhe ne cdo drejtim ke thurur vargje goditese per kete rregjim qe po na gryhen cdo dite qe kalon . Per rrezimin e saj me 23 Qershor ti do te kesh kontributin tend. Gazeta ku ti ke ditur dhe po shkruan sic eshte Dita eshte kethyer ne pararoje te Gazetave opozitare.Ju urojme suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *